Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vëllai i Liburn Aliut, jep dorëheqje nga VV-ja

Shko poshtë

Vëllai i Liburn Aliut, jep dorëheqje nga VV-ja Empty Vëllai i Liburn Aliut, jep dorëheqje nga VV-ja

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2015 6:57 pm

Vëllai i Liburn Aliut, jep dorëheqje nga VV-ja


Vëllai i Liburn Aliut, jep dorëheqje nga VV-ja Largea_vellu-liburbit1429109319


Pas dorëheqjes së Leon Duhanajt nga Vetëvendosje, sot nga ky subjekt politik është larguar edhe vëllai i Liburn Aliut, Fatos Aliu. Ai përmes një njoftimi të lëshuar për medie ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas vendimit të Kryesisë së partisë për ta larguar nga partia koordinatorin e degës në Deçan, Arben Gecaj dhe koordinatoren e VV-së në Skenderaj, Ajnishahe Halimi.
Lexoni të plotë njoftimin e lëshuar për medie:
Dorëheqje nga aktivitetet brenda lëvizjes ‘Vetëvendosje’
Pas distancimit tim të shprehur kohë më parë, lidhur me veprimet ofenduese-diferencuese nga ana e individëve të kreut të LVV kundrejt koordinatorëve në Skenderaj dhe Deçan, dhe pasi deri më sot asnjë nga kreu i kësaj lëvizje nuk e pa të udhës të distancohet nga këto veprime, së paku të kërkojë falje publike, përkundrazi, vazhdoi me përjashtime jo korrekte dhe të pabazuara kundër tyre, si dhe vetë organizatës në bazë,
Unë, Fatos Aliu, njoftoj opinionin se heq dorë nga aktivitetet e mëtejme brenda kësaj organizate.
Me gjithë qëllimet më fisnike për mbështetjen e kësaj organizate që nga themelimi, për parandalimin e së keqes dhe hapjes së mundësive për ndryshime pozitive në vend, me veprimet e këtilla të kreut të saj, konsideroj se një subjekt i këtillë nuk ka arritur, dhe as që do të mund të jetë përfaqësuese e denjë e afirmimit të demokracisë dhe zbatimit të vetëvendosjes në Kosovë.
Përndryshe, aktivitetet e mia në të mirë të mbrojtjes dhe afirmimit të vlerave të popullit tim, nuk do t’i pushoj, siç nuk i kam pushuar asnjëherë, që nga mosha e hershme rinore..


(veprimtar në ‘Vetëvendosje’, në veçanti si ekspert në fushën e energjisë)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi