Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spiuni Klosi i përgjigjet Mustafës: Ne e kallëm flakë e psikamë nga Tirana, ju u fshihet skutave

Shko poshtë

Spiuni Klosi i përgjigjet Mustafës: Ne e kallëm flakë e psikamë nga Tirana, ju u fshihet skutave Empty Spiuni Klosi i përgjigjet Mustafës: Ne e kallëm flakë e psikamë nga Tirana, ju u fshihet skutave

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2015 4:38 pm

Spiuni Klosi i përgjigjet Mustafës: Ne e kallëm flakë e psikamë nga Tirana, ju u fshihet skutave
Spiuni Klosi i përgjigjet Mustafës: Ne e kallëm flakë e psikamë nga Tirana, ju u fshihet skutave 562X31557929_1
Për luftën s’mund të flasin ata që u fshehën skutave. Ish-Shefi i SHISH’/it të Shqipërisë, Fatos Klosi i është kundërpërgjigjur Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, duke thënë se ata që u fshehën skutave s’mund të flasin për luftën e UÇK’së. Në emisionin Komiteti, prodhim i Gazetës Express për RTK’në, ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi kishte folur për kohën sa ishte në krye të Shërbimit Informativ të Shqipërisë.


Kishte thënë se Ibrahim Rugova udhëhiqte politikë pa krye. Pas kësaj, në një reagim të tij në rrjetin social Facebook, lideri i LDK'se, Isa Mustafa i kundërvihet ashpër Klosit, madje e akuzon atë se Shërbimi Informativ i drejtuar prej tij kishte përçarë luftën e UÇK’së. Mirëpo po kaq i ashpër është dhe reagimi i Klosit kundër Mustafës në gazeten ‘DITA’.
 
Sipas Klosit, të vërtetën e luftës për çlirimin e Kosovës “e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta”…
 
Zoti Klosi, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ju ka sulmuar dje shumë ashpër lidhur me një intervistë tuajën në mediat kosovare. Ai ju sulmon direkt ju kur thotë: “SHIK­u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare”. Si u ndjetë kur lexuat etiketimet e zotit Mustafa?
 
Më vjen shumë keq që një politikan, që sot pretendon të qeverisë Kosovën, acarohet kaq shumë nga opinion i një qytetari, opinion që nuk vjen nga informacione sekrete, është thjesht një opinion i formuar gjatë përcjelljes së gjithë aktivitetit politik, publik të Z. Rugova.
 
Ju keni folur për UÇK-në si protagoniste e luftës për çlirimin e Kosovës. Çfarë mendoni se i ka “djegur” zotit Mustafa nga intervista juaj?
Sigurisht, duke u hequr se po mbron figurën e Rugovës, ai përpiqet të justifikojë sjelljen dhe qëndrimin e tij lidhur me luftën e UÇK-së.
 
Sipas jush, a e ka përshpejtuar apo ngadalësuar çlirimin e Kosovës Ibrahim Rugova?
 


Nëse SHIK-u u përpoq ta përçante apo ta kompaktësonte UÇK-në, këtë e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta të rehatshme, sa më larg saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi