Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermani, shqiptarët në protestë kundër kthimit nga azili

Shko poshtë

Gjermani, shqiptarët në protestë kundër kthimit nga azili Empty Gjermani, shqiptarët në protestë kundër kthimit nga azili

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 30, 2015 2:41 pm

Gjermani, shqiptarët në protestë kundër kthimit nga azili


Gjermani, shqiptarët në protestë kundër kthimit nga azili Largea_shq1430373637


Rreth 200 azilkërkues shqiptarë nga Kosova, protestuan paraditen e djeshme në Münster, Gjermani, kundër dëbimit nga një qendër azilkërkuesish të këtij qyteti.
Sipas gazetës “Ëestfällische Nachrichten” protesta ka mobilizuar një numër të madh policësh.
Rreth një 100 policë gjermanë të ardhur nga Bochumi zbarkuan në orën 06:00 të mëngjesit për të siguruar zonën kur pritej të mbahej protesta. Por, çdo gjë ka rrjedhur në qetësi dhe pa probleme.
Mobilizimi kaq i madh i policisë ishte bërë për shkak se sot ishte planifikuar që refugjatët të transportoheshin me autobusë në një qendër tjetër strehimi në NRË dhe prej atje të përgatiteshin për kthim të detyruar në Kosovë.
“Ju lutemi mos na dëboni në Kosovë, sepse atje nuk jemi të sigurt. Ne e duam lirinë”,shkruhet në një nga pankartat e protestuesve.
Protesta është shpërndarë në qetësi pasi një zëdhënës i qeverisë së rrethit, rreth orës 10:00 i ka siguruar protestuesit se transportimi nuk do të bëhej këtë të mërkurë. Ndërkaq është paralajmëruar një tjetër tubim i quajtur “piknik shkollor”.
Gjermani, shqiptarët në protestë kundër kthimit nga azili Shqip3004
Gjermani, shqiptarët në protestë kundër kthimit nga azili Shqip30041
Gjermani, shqiptarët në protestë kundër kthimit nga azili Shqip30042
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi