Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqi, përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur dhe 21 të plagosur

Shko poshtë

Greqi, përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur dhe 21 të plagosur Empty Greqi, përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur dhe 21 të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 04, 2015 12:40 am

Greqi, përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur dhe 21 të plagosur


Greqi, përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur dhe 21 të plagosur Largea_burgu1430682157


Dy të vdekur dhe 21 të plagosur është bilanci i një konflikti të dhunshëm të radhës në burgun famëkeq të Koridhalosë në Greqi, mbrëmjen e së dielës.
Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Top Channel incidentet kanë ndodhur në të ndarën e tretë të këtij institucionit penitenciar, ku vuajnë dënimet mbi 500 persona kryesisht për trafikim droge.
Sulmet e përgjakshme midis të burgosurve janë zhvilluar pas orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës kur një grup të dënuarish shqiptarë dhe arabë kanë sulmuar disa të burgosur nga Pakistani me mjete të forta, si thika artizanale dhe leva.
I pyetur nga korrespodenti i Top Channel në Greqi, kreu i sindikatës së përgjithshme të rojeve të burgjeve në të gjithë vendit, Spiros Karakitsos, ka deklaruar se dy personat që humbën jetën janë të burgosur nga Pakistani.
Për sa i përket të plagosurve të tjerë sipas tij, ende nuk ka një informacion të qartë për identitetin e tyre, por thuhet se dy të burgosur janë në gjendje të rëndë, nga 21 persona që u transportuan me 10 ambulanca nga spitali i burgut drejt spitaleve Gjenimatas dhe Tzanios ,ne kryeqytet.
Incidentet e dhunshme kane shpërthyen ndërsa të burgosurit po futeshin në qelitë e tyre për arsye që ende nuk dihen.
Situata për momentin është e qetë, jashtë burgut forca të shumta policore janë në gatishmëri , ndërsa organet greke kanë hapur një hetim të gjerë rreth këtij konfrontimi.
“Ishte diçka që pritej është shprehur kreu i sindikatës së gardianeve, Spiros Karakitsos, i cili ka kujtuar se në vitin e fundit ka bërë disa paralajmërime se do të ketë viktima në burgje, nëse qeveritë përkatëse nuk merrnin masa urgjente për sa i përket mbipopullimit të institucioneve penitenciare, kushteve tepër të papërshtatshme në to dhe ligjeve që kanë të bëjnë me dënimet e paraburgimit dhe një shpërndarjeje më të rregullt të të burgosurve me kombësi të ndryshme
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi