Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa dhe Bukoshi paguan 40 milionë euro për rrëzimin e Rugovës (Video)

Shko poshtë

Mustafa dhe Bukoshi paguan 40 milionë euro për rrëzimin e Rugovës (Video) Empty Mustafa dhe Bukoshi paguan 40 milionë euro për rrëzimin e Rugovës (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 04, 2015 11:14 pm

Mustafa dhe Bukoshi paguan 40 milionë euro për rrëzimin e Rugovës (Video)


Mustafa dhe Bukoshi paguan 40 milionë euro për rrëzimin e Rugovës (Video) Largea_harq1430768439


Astrit Haraqija e ka akuzuar rëndë Isa Mustafën, duke thënë se ai bashkë me Bujar Bukoshin, në kohën e Qeverisë në Ekzil, i kanë dhënë 40 milionë euro Lëvizjes për Bashkim për ta rrëzuar figurën e Ibrahim Rugovës si lider.
Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për Fondin e tre përqindëshit dhe ka pohuar se dokumentet do t’i bëjë publike brenda tri ditëve.
Këto komente, ai i ka bërë në emisionin “Rrokum Rroll”, me Fidan Jupollin, të Rrokum TV.
Haraqija, më tutje është shprehur i bindur se SHIK-u po e ndihmon Isa Mustafën.
Ai, po ashtu, ka deklaruar se në LDK nuk ka më frymë rugoviane, por frymë të Isa Mustafes – frymë komuniste.
Haraqija është i bindur se në Gjakovë, edhe nëse vetë Isa Mustafa do të kandidonte, do ta mposhte.
Sipas tij, Isa Mustafa i ka kthyer tri humbjet e tij në fitore.
“Vetëm serbët bëjnë kështu”, tha ai.
Ai ka përjashtuar Isa Mustafen nga mundësia që të rizgjedhet Kryetar i LDK-së pas këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, drejtimin e LDK-së mund ta marrë edhe Sabri Hamiti, Agim Veliu ose Lutfi Haziri, por jo Isa Mustafa.
Mustafa, sipas tij, po bën shantazh dhe presion ndaj anëtarësisë dhe degëve të partisë për t’i fituar zgjedhjet për Kryetar të LDK-së.
Po ashtu, ka akuzuar Kryeministri Mustafën po bashkëpunon me Hashim Thaçi për t’i marrë kompetencat e komunave, me qëllim të centralizimit të tenderëve.
Kreu i LDK-së, ka shtuar Haraqija, i ka shtyrë familjet e mëdha në Gjakovë të përçahen.



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi