Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video)

Shko poshtë

Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) Empty Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 06, 2015 12:08 am

Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video)


Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) Largea_mk1430858066


Forcat e shumta të policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve të mbledhur para godinës së Qeverisë në Shkup njoftojnë mediat maqedonase.
Një pjesë e të rinjve të maskuar janë përpjekur ta thyer kordonin policor, dnërsa policia ka ndërhyrë duke shtyrë njerëzit poshtë bulevardit “Ilinden”, dhe janë vendosur po ashtu në gatishmëri edhe topat me ujë të policisë.
Aktualisht ka ardhur edhe një automjet i ndihmës së shpejtë. Sipas informacioneve jozyrtares të ‘Mkd’ ka disa të plagosur mes tyre edhe fotoreporterë dhe gazetarë.



Tensionohet situata në Shkup: Protestuesit e quajnë Gruevskin vrasës, kërkojnë dorëheqje!


Gjatë protestës është lënduar nëna e të ndjerit Martin Neshkovski, pas një goditjeje nga policia.
Protestuesit janë të provokuar nga qëndrimi i policisë ndaj nënës së Martin Neshkovskit nuk kanë ndaluar duke hedhur me vezë dhe objekte ndaj qeverisë, duke thyer kështu edhe disa dritare.


Protestuesit ende qëndrojne para qeverisë dhe thonë që nuk largohen deri sa kryeministri Gruevski të jep dorëheqje.
Rreth 3 mijë qytetarë ndodhen para objektit të Qeverisë së Maqedonisë që bërtasin “dorëheqje”, “vrasës”, “Ikni”, “Ik Grujo”!


Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) 321xhama
Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) 177xham
Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) 233xham
Protestë masive para Qeverisë, tensionohet situata(Foto)



20:27 – Protesuesit vazhdojnë të shtyhen me policinë, thyejnë xhamat e Qeverisë.
19:57 - Protestuesit nuk largohen nga Qeveria. Ata vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën me patate, vezë dhe domate.
19:36 - Protestuesit në këto momente kanë filluar të përleshen me policinë.
19:30 - Protestuesit vetëm shtohen. Qeverinë e lyejtën me të verdhë nga vezët e hedhura.
19:15 - Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me vezë ndërtesën e Qeverisë.
19:10 - Në këto momente është duke u zhvilluar protestë masive para qeverisë së Maqedonisë. Protestuesit thërrasin “Nikolla dil jashtë” , shajnë dhe e thërrasin atë diktator, “Vrasës”, “Dorëheqje!” etj. Situata vazhdon të mbetet e tensionuar.

Polici lëshon vendin e punës, u bashkangjitet protestuesve!


Zyrtari policor ka hapur rrethojnë përpara Qeverisë për demonstruesit që ata të mund të futen në oborrin e godinës Qeveritare dhe ka lëshuar vendin e punës. Qytetarët kanë hyrë në oborr dhe kanë përqafuar policinë deri sa po zgjat protesta e shkaktuar nga incizimet e publikuara sot nga opozita.


Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) 112polic304559_n



Protestuesit për momentin po gjenden përpara dyerve të Qeverisë, dhe shumë njerëz po kalojnë në pjesën e oborrit të Qeverisë, të cilën po e mbron një kordon nga njësiti i “Speciallcave”.
Sipas informacioneve incidenti ndodhi kur 4-5 policë u vërsulën mbi vëllanë e Martin Neshkovskit, Aleksandar i cili dëshiroi të futet brenda dhe të bisedojë me dikë nga Qeveria por u pengua.


Tensionohet situata para qeverisë


Protesta e tanishme që është duke ndodhur para qeverisë po bëhet më masive, protestuesit nuk lejohen nga policia të futen në ndërtesën e qeverisë.
Në këto momente është tensionuar situata para qeverisë, protestuesit tentojnë të futen në godinën e qeverisë.
Dhjetra protestues, qytetarë të revoltuar nga ajo që ndëgjuan sot me bombat e shpalluar nga lideri i LSDM-së, se polcia ka fshehur vrasjen e të riut 21 vjeçar Martin Neshkovski, janë mbledhur para qeverisë së Maqedonisë për ta shprehur mllefin e tyre nga e vërteta e vrasjes, njofton Portalb.
Numri i protesueve që tubohen para qeverisë vazhdimisht po shtohet. Ata me moton “Vrasës”, “Drejtësia do t’iu gjej edhe juve”, “Protestojmë kundër kësaj garniture shtetërore” që sipas tyre e ‘vrau te riun Neshkovski’.

Protestuesit i lëshojnë bisedat e përgjuara ku flet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski.
Qeveria është rrethuar me forca te shumta policore.

Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) CEQVx405
Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) CEQVx324
Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) 1118405
Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) CEQprox3241

Eskalon situata në Shkup: Policia nisi të rrahë qytetarët, ka të lënduar (Video) Lg
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi