Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku është strukur Thaçi, ky mbrojtës i shqiptarëve në Maqedoni e Ballkan!?

Shko poshtë

Ku është strukur Thaçi, ky mbrojtës i shqiptarëve në Maqedoni e Ballkan!? Empty Ku është strukur Thaçi, ky mbrojtës i shqiptarëve në Maqedoni e Ballkan!?

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2015 1:28 pm

Ku është strukur Thaçi, ky mbrojtës i shqiptarëve në Maqedoni e Ballkan!?


Ku është strukur Thaçi, ky mbrojtës i shqiptarëve në Maqedoni e Ballkan!? Largea_hashim-thaqi-luftimet1431243783


Hashim Thaçi gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës në konventën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në janar të vitit 2013, teksa e kishte marrë besimin partiak me një ton burrërues, dhe me shumë krenari fliste se Kosova, dhe ai si kryeministër ishte mbrojtësi i interesave të shqiptarëve në Ballkan, e jo Shqipëria. Këtë e bënte duke iu kundërvënë kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, i cili në atë kohë vazhdonte të paraqitej me një retorikë që merrte në mbrojtje interesat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë.
Por, Hashim Thaçi shefi i diplomacisë së Kosovës po rri indiferent në ditën e djeshme, por edhe të sotmen, që thuhet se përleshjet e armatosura po vazhdojnë, dhe në kohën që shqiptarët në Kumanovë jo se nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por ata po vazhdojnë të mbahen të arrestuar dhe të keqtrajtohen, fëmijë, pleq e plaka dhe gra nga policia sllavomaqedonase. Madje ai bënte dje selfie me Edi Ramën, në Sarandë, pasi ky i fundit ishte lodhur duke bërtitur kundër Lulzim Bashës.
Ndërsa, shefi i Thaçit, Isa Mustafa dje më shumë ishte i zënë me rezultatet zgjedhore brenda partisë së tij, se sa me ngjarjet në Maqedoni, për të cilat reagoi vetëm nëpërmjet fb.
Shteti sllavomaqedon po i mban si robër lufte civilët e pafajshëm!
Ndërkohë që shqiptaro-amerikani Xhozef Diogardi, thotë se Maqedonia do të zhbëhet. Nëse ai ka informacione dhe ka mundësi të ketë, por edhe si politikan me përvojë është për t’u marrë në konsideratë ky vlerësim i tij, veçmas bazuar në idenë e përgjithshme se kurrë një komb maqedon nuk ka ekzistuar ose se thjesht ende është një aventurë e dështuar, atëherë ky qëndrim i tij bëhet më i pranueshëm se i shumë të tjerëve, natyrisht përveç atyre të qendrave të vendosjes dhe pjesëmarrës në ato procese.
Thaçi premtonte mbrojtjen e shqiptarëve në Ballkan jashtë Shqipërisë, Rama premtoi bashkimin e të gjithë shqiptarëve në Ballkan, e sot ikin sa munden më larg, dhe sikur janë të zënë më shumë me fatin e Ali Ahmetit, të çmendur në arrati! I. M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi