Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A është Sulejman Osmani, spiuni që tradhëtoi bashkëluftarët e tij?

Shko poshtë

A është Sulejman Osmani, spiuni që tradhëtoi bashkëluftarët e tij? Empty A është Sulejman Osmani, spiuni që tradhëtoi bashkëluftarët e tij?

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 14, 2015 6:29 pm

A është Sulejman Osmani, spiuni që tradhëtoi bashkëluftarët e tij? Policia-maqedonise





A është Sulejman Osmani, spiuni që tradhëtoi bashkëluftarët e tij?

Botapress, Shkup 14 maj – A mund të jetë Sulejman Osmani spiuni i cili tradhëtoi komandantët nga Kosova të cilët u arrestuan nga policia maqedonase në lgajen e Trimave në Kumanovë.
Një përgjigje e Osmanit me fjalët “Mirë ama ai armatimi mua më shpëtoj”, që e ka fjalën për zbulimin e armëve në Malinë para policisë vë në dyshim se ky ka qenë bashkëpunëtorë I policisë maqedonase.
Osmani po jep një deklaratë skandaloze në një bisedë që publikohet ditën e fundit nëpër portale të ndryshme I cili thotë se kinse është bërë “supermen” për t’iu ikur para syve 30 pjesëtarëve të policisë së Maqedonisë.
Më absurdja sipas tij, është se ai gjatë gjithë kohës ka pasur pranga në dorë që nënkupton se lëvizjet e tij kanë qenë shumë të kufizuara për të ikur.
Në audio-bisedën për të cilën thuhet se e ka bërë me Xhezair Shaqirin, ky person I njohur si Sula flet për betejën e Kumanovës pa pasur dëshmi relevante.
Në të shumtën e rasteve gjatë intervistës është kontradiktor në shpalosjen e dëshmive, njëherë pranon e më vonë bëhet pishman dhe thotë të kundërtën.
Ky person misterioz ka lindur dyshimet se mos vallë është koka e tradhtisë, për ta spiunuar grupin e armatosur në të cilin shumica ishin persona nga Kosova, në mesin e tyre edhe Sokoli, Malisheva dhe të tjerë.
Në minutën e 8.30 të intervistës së tij thotë:
“Ai i ki ti, po i thash. A e din tjetër kush. I thash nuk e di tjetër kush. Më kan kap me xhip në Kumanovë. Më kan çue te ushtria se aty unë se kam dit se mendova mos më çojnë diku me më vra, masanej kërkush nuk e dinte për mu. Mirë ama ai armatimi mua më shpëtoj. Më kan çu te ushtria kan marrë ballanin, kanë marrë 25 polic, kemi dalë në Malinë, ka zhdryp ballani, nuk na kan lëshu afër Malinës. Unë kam dalë i kam pasur duart lidhur, nëpër katund më kan pa krejt banorët dhe më kan çue te armatimi atje. Unë I çova ata e morën e ngarkuan armët”.
Ky person është tepër konfuz për shkak se gjatë intervistës jep garanca se gjatë sulmit në Kumanovë ka civilë të vrarë, por që rezultoi se në atë aksion në Kumanovë nuk pati asnjë civil të vrarë.
Ai e tregon edhe momentin e ikjes nga policia mirëpo harron se vetë ai pranon se ka qenë në mesin e 25 policëve.
“E bona nijet jam çue net më vrasin. Të iki, aty ni breg por nuk besojash duarve se po thosha se po rrëzona e pom zanë, dhe u lëshova teposhtë. Ata më than stoj, stoj, tu bërtit. Masanej hyn në mal mem kërku. Shumë breg, rash në rekë, dola matanë dhe ju ika”. /Zhurnal/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi