Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO)

Shko poshtë

Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO) Empty Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO)

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 20, 2015 7:05 pm

Mimoza Lakna


Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO)

Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO) Largea_1432119777
Familjarët e ish luftëtarëve të UÇK-së në betejën e Kumanovës, të mbështetur nga organizatat e luftës, veteranët, studentët, miqtë, bashkëluftëtarët e familjarëve tanë, organizuan protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës


(E plotësuar)- Ylber Ndrecaj, është vëllai i Mirsad Ndrecajt të vrarë në Kumanovë. Së bashku me shumë familjarë të tjerë, Ylberi doli para Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të kërkuar kthimin e kufomave që u vranë në Kumanovë.
Ai thotë se Mirsadi ka shkuar atje për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe prishjen e marrëveshjes së Ohrit e cila nuk është respektuar.
“Mirsadi i ka bërë publike të gjitha dhe mënyrën se si ka shkuar atje. Ai nuk ka pasur asgjë të fshehtë, ka luftuar që të drejtat e të gjithë shqiptarëve të jenë të barabarta dhe të prishet marrëveshja e Ohrit e cila nuk është respektuar së pari nga i joni atje, Ali Ahmeti i cili nuk i ka mbajtur fjalët. Kështu që, ai ka shkuar atje për ideale të veta”, thotë Ylebri.
Ai thotë se gjatë aksionit ka pasur tradhti.
“Aty ka pasur tradhti, koha do ta qet çdo tradhti. Ata janë tradhtuar prej dy anëve që nga Ali Ahmeti e teposhtë. Unë nuk mundem ta akuzoj askënd personalisht derisa të kryhen hetimet. Ata nuk kanë komunikuar me Ali Ahmetin. Ata janë thirrur nga njerëz të tjerë dhe janë pritë atje”, shprehet Ndrecaj.
Thotë se mburret që vëllai i tij është vrarë për idealet e tij të cilat i ka pasur gjithmonë, ndër to edhe shpalljen e repiblikës së Iliridës.
“Për mua është mburrije që vëllai im është vrarë, atje nuk është pendim sepse ai gjithmonë e ka pasur këtë ideal dhe ka lajmëruar me kohë, qe shumë vite. Qika e ka emrin Ilirida dhe djali Ilirian, ai gjithmonë ka pas qejf ta shpallë Republikën e Iliridës. Që Shqiptarët të jenë Republikë në veti sa që edhe fëmijëve ua kanë ngjitë emrat”, shprehet ai.
Duket se e vetmja dhimbje e tanishme e Ylberit është që kufoma e vëllait të tij të kthehet në vendlindje, mirëpo e brengosin edhe spekulimet e shumta lidhur me rrethanat se si vëllai i tij Mirsadi ka shkuar në Kumanovë dhe arsyen pse ka shkuar.
“Unë do t`iu thoja të mos flasin palidhje, të mos përhapin dezinformata të mëdha. Këta djem të gjithë i kanë pasur kushtet e mira mundeni me ardhë me i pa kushtet e tyre nëpër shtëpi, të gjithë i kanë pasur kushtet e mira. Këta janë shkuar vetëm për ta quar deri në fund amanetin e tyre. Pas rasitit të sulmit në Gushincë kur është lajmëruar se djemtë e 2001-tës e kanë bërë këtë. Këta nuk kanë pasur qëllim ta sulmojnë Kumanovën.


Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO) Sotperkuman11


Familjarët kërkojnë kthimin e kufomave të atyre që u vranë në Kumanovë


Para Qeverisë së Kosovës ka filluar protesta e familjarëve të personave të përfshirë në konfliktin në Kumanovë. Me qindra persona po protestojnë para Qeverisë, duke kërkuar lirimin e djemve të tyre që janë burgosur në Maqedoni.
Protestuesit po mbajnë në duar flamuj kombëtar dhe pankarta ‘të lirohen djemtë tanë’, ‘djemtë tanë janë çlirimtarë’, ‘të mbrohet dinjiteti i vëllezërve në Maqedoni’, ‘ktheni djemtë tanë’, etj.
Në protestë ka edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, bashkëluftëtarë të disa prej të arrestuarve në Maqedoni.
Familjarët e atyre që kanë vdekur në Kumanovë kanë kërkuar kthimin e trupave të pajetë që janë ende në Maqedoni
Vëllai i Mirsad Ndrecajt ka treguar se familjari i tyre kishte shkuar në Maqedoni për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve e jo për para.
“Ali Ahmeti i ka tradhtu”, ka thënë ai.
Sot, familjarët e atyre që janë përfshirë në rastin e Kumanovës janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë ndihmën e Shtetit për t’iu dalë në ndihmë të arrestuarve. Ata kanë thënë se familjarët e tyre në Maqedoni janë duke u maltretuar.
Taulant Gashi, njëri nga familjarët e të arrestuarve në Maqedoni tha se kërkojnë nga institucionet e Kosovës të marrin informata dhe ta zbardhin ngjarjen në Maqedoni. Ai tha se për shkak të trajtimit jo njerëzor të shtetit maqedonas, është e pamundur identifikimi i viktimave.
Gashi tha se ndihet i revoltuar nga deklaratat e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, të cilët disa nga të përfshirët në konfliktin në Kumanovë i kanë quajtur terroristë.
Ai tha se ata janë luftëtarë të lirisë që angazhohen përmirësimin e dinjitetit që shqiptarëve kudo që janë, duke përfshirë edhe ata në Maqedoni.
Ndërkaq, Xhavit Jashari, nga organizatat e veteranëve të luftës tha se ata që ranë në betejën e Kumanovës janë dëshmorë.
Ai kërkoi nga institucionet e vendit të jenë të matur në deklaratat e tyre.
Kërkesat e protestuesve janë këto:
-Kërkojmë urgjentisht nga institucionet e Kosovës që sa më shpejt të ndërmarrin veprime konkrete në mbrojtje të qytetarëve të vet që janë të arrestuar e që po torturohen nga regjimi sllavo maqedonas dhe servilet shqiptarë në institucione.
-Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprimet konkrete në identifikimin dhe sjelljen e trupave që ranë dëshmorë për liri dhe drejtësi të shqiptarëve në Maqedoni.
-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj institucioneve tona, të cilat për më shumë se një javë qëndrojnë indiferent ndaj qytetarëve të vet, të cilët vriten, rrahën, e torturohen nga regjimi policor e diktatorial i Maqedonisë.
-Ne protestojmë në shenjë revolte ndaj deklarimeve të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, që i quan terrorist ish luftëtarët e lirisë. Ata djem nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Luginë të Preshevës e Maqedoni.
Shqiptarët janë mësuar të jetojnë me dinjitet. Shqiptarët asnjëherë nuk pranuan dhe nuk do të pranojnë të jetojnë të nëpërkëmbur.
Dinjiteti dhe liria e bashkëkombësve tanë në Maqedoni është përgjegjësi e të gjithë neve. Patriotizmi e përkushtimi i djemve tanë për kombin shqiptarë është dëshmuar nga veprat e tyre. Ata kanë qenë pjesë e çdo lufte çlirimtare duke e mbajtur gjallë ëndrrën tonë për bashkim të trojeve etnike shqiptare.



Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO) Sotperkuman
Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO) Sotperkuman1
Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO) Sotperkuman2
Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO) Sotperkuman3
Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO) Sotperkuman4
Mimozë Lakna:Mirsad Ndrecaj donte ta shpallë Republikën e Iliridës (FOTO + VIDEO) Sotperkuman5
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi