Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Nëse djali im ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo para linçuesve

Shko poshtë

Mustafa: Nëse djali im ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo para linçuesve Empty Mustafa: Nëse djali im ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo para linçuesve

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 21, 2015 11:47 am

Mustafa: Nëse djali im ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo para linçuesve


Mustafa: Nëse djali im ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo para linçuesve Largea_seanca-ndaj-djalit1432190225


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është marrë sot me shkrimet e disa mediave në Kosovë, të cilët kanë raportuar së fundmi edhe për djalin e tij Besnikun, i cili është në një proces gjyqësor. Ai tha se djali i tij, Besniku është i ndershëm dhe punëtor i mirë, por nëse ka gabuar të përgjigjet para ligjit, por jo siç tha ai, para linçuesve dhe organizatorëve të linçimit.


Lexoni të plotë postimin e kryeministrit në Facebook:


“Filloi në vitin 2009 një procedurë ndaj Besnik Mustafës, djalit tim, për një garancion që ai si menaxher i departamentit të kreditimit në Bankën e Biznesit e kishte lëshuar me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës për një kompani fluturimi. Shtatë vite po zgjatë kjo procedurë hetimore dhe gjyqësore e cila përfshinë individë nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Banka e Biznesit. Dhe kaq vite mediat tona, sidomos njëra prej tyre, bëjnë fushatë linçuese. Të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit e tjerë, cilësohen me emër dhe mbiemër, kurse për Besnikun tim, thuhet djali i Isa Mustafës. E Isa Mustafa nuk ka punuar në Bankën e Biznesit. Një herë, djali i Kryetarit të Komunës e tani djali i Kryeministrit.
Vërtetë Besniku është djali im. Një djalë i mrekullueshëm, i ndershëm, punëtorë i mirë, i cili punon nga agu deri në mbrëmje dhe jeton me punën e tij. Djalë që e dua e respektoj dhe i besoj, ashtu siç i besoj Arbenit dhe Afërditës. Ai duhet të trajtohet barabar me tjerët para ligjit dhe, nëse gjendet se ka gabuar, duhet të përgjigjet para ligjit. Para ligjit, jo para linçuesve dhe organizatorëve të linçimit.
Nëse ai ka gabuar, kjo duhet të dëshmohet në sistemin e drejtësisë. Për fat të mirë ky sistem tani po ç’kapet dhe duhet në mënyrë të pavarur ta bëjë punën e vet. Denigrimi publik, dhe vërja e litarit për të varur dikën nga disa media e më parë edhe nga disa njerëz të shërbimeve informative është pasojë e ngecjes së drejtësisë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi