Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fillon nxjerrja e kufomave nga Morgu i Shkupit

Shko poshtë

Fillon nxjerrja e kufomave nga Morgu i Shkupit Empty Fillon nxjerrja e kufomave nga Morgu i Shkupit

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 21, 2015 10:56 pm

Fillon nxjerrja e kufomave nga Morgu i Shkupit
Fillon nxjerrja e kufomave nga Morgu i Shkupit Largea_fd-2981432235343


Tani në Morgun e Shkupit, tani ka filluar procesi i nxjerrjes së kufomave nga Morgu i Shkupit për t'i transportuar drejt Kosovës.
Ky proces ka filluar pas tri orë pritjeje në Morgun e Shkupit. Në Morgun e Shkupit gjendet edhe ekipi i Mjeksisë Ligjore nga Maqedonia dhe Kosova dhe familjarë të viktimave.


Për pak çaste pritet sjellja në Kosovë e trupave të të vrarëve në Kumanovë



Kufomat e kosovarëve të vrarë në Kumanovë për pak çaste pritet të dalin këndej kufirit.
Një grup i madh njerëzish, bashkë me ta edhe drejtues të Komunës së Hanit të Elezit, janë mbledhur afër kufirit dhe po presin arritjen e kufomave.
Ndryshe sot në Shkup kanë shkuar familjarë, zyrtarë të MPJ-së si dhe përfaqësuesë nga Mjekësia Ligjore e Kosovës për të marrë trupat.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu ka thënë se të vrarëve do t’u bëhet obduksioni edhe në Kosovë nëse këtë e kërkojnë familjarët.


Ndryshe në përleshjet e 9 majit në Kumanovë janë vrarë nëntë shtetas të Kosovës:Xhafer Zymberi, Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, Samid Kastrioti dhe Turgaj Gashi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fillon nxjerrja e kufomave nga Morgu i Shkupit Empty Policia maqedonase po vonon në Bllacë kthimin e kufomave në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 21, 2015 11:39 pm

Policia maqedonase po vonon në Bllacë kthimin e kufomave në Kosovë
Fillon nxjerrja e kufomave nga Morgu i Shkupit Largea_poli1432239820
Përderisa familjarët dhe veteranët e UÇK-së po presin me padurim kthimin e kufomave të ushtarëve të vrarë në luftimet e Kumanovës, policia maqedonase në kalimin kufitar Bllacë ka 2 orë që vonon kalimin e kufomave.
Kjo ka shkaktuar revoltë te familjarët dhe te të gjithë qytetarët e mbledhur për të pritur ata në Elez Han, përfshirë edhe veteranët e luftës.
"Lajmpress.com" mëson se në Elez Han numri i njerëzve që vijnë për të pritur trupat e ushtarëve vazhdimisht rritet.
Këta janë emrat e ushtarëve të vrarë në luftimet e fundit të Kumanovës: Xhafer Zimberi – 1972, Valon Kabashi – 1985, Turgaj Gashi – 1978, Arben Rexhaj – 1971, Samit Kastrioti, 1975, Hisen Rushiti – 1965, Fatlum Vishesella – 1983, Mirsad Ndrecaj – 1979, Beg Rizaj – 1977, Nusret Kaloshi -1975.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi