Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJOFTIM - NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI

Shko poshtë

NJOFTIM - NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI Empty NJOFTIM - NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 23, 2015 10:48 am

NJOFTIM - NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI Lidhja-e-shkrimtarve


LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI
ALBANISCHER BUND DER SCHRIFTSTELLER KÜNSTLER&KULTURSCHAFFENDEN IN DEUTSCHLEND e. V.


F T E S Ë


Për pjesëmarrje në manifestimin tradicional kushtuar figurës poliedrike të kulturës shqiptare,
Azem S h k r e l i t
Me kënaqësi të veçantë ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin kulturor kushtuar figurës poliedrike të kulturës shqiptare, Azem S h k r e l i t ; me ç´rast do të bëhet 


1. Referim kushtuar jetës e krijimtarisë shumëdimensionale të Azem Shkrelit 
2. Pjesë teatrale të zgjedhura nga krijimtaria e Azem S h k r e l i t,
3. Do të lexohen poezi të autorëve të LSHAKSH , kushtuar krijuesit të madh,
Ndërsa këto pika të programit do t´i begatojnë me këngët e tyre të zgjedhura: Rapsodi ynë i mirënjohur: -Agim Gashi, Vëllezërit Kurtishi dhe rapsodi, Zyber Topalli si dhe recitime nga artistët e Musa Mulolli dhe nxënësit e shkollave shqipe.
-Mysafirë speciale: Këngëtarja e jonë e mirënjohur Ermelinda Lajçaj


Manifestimin do ta hijeshoi edhe një ekspozitë figurative nga Piktori: Salih Almuça.


Pas pauzës gjysmë orësh relaksuese dhe drekës tradicionale vazhdojmë:


4. Pjesë teatrale e nxënësve të Shkollës “Dituria” nga Heidelbergu dhe Schwetzingen me titull; ”Nuk ndalen Shqiptarët” te autorit Martin Çuni, përgatitur nga mësuesja Shqipe Gara dhe Gonxhe Letmi Begisholli 

5. Shpallja e rezultatit të konkursit letrar të LSHAKSH në Gjermani për veprën më të mirë të vitit 2014 dhe ndarja e “Çmimi letrar për mërgatën shqiptare, Azem S h k r e l i” 2015 dhe disa mirënjohjesh për aktivitete.
6. Prania e mjeteve te informimit(RTK etj.)


7. Musafir nderi është Prof. Daut Demaku 


Manifestimi mbahet më 06 qershor 2015 dhe fillon në orën 13.00

Në “Haus Ennepetal” – Gasstraße -10, 58256 - E n n e p e t a 
Pjesëmarrja juaj do të na nderon !


Ennepetal, 19.05.2015 Për LSHAKSH në Gjermani. 
Kryetari: Pal S o k o l i


Xhirollogaria e shoqatës:
IBAN: DE29570400440200406700
BIC:COBADEFFXXX


Paguani anëtarësinë!
Ndihma Juaj, sado e vogël, është shumë e nevojshme për aktivitetet e shoqatës.



NJOFTIM - NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI 10400004_10152215591817041_2338077285002887581_n

ME RESPEKT PAL SOKOLI KRYETAR
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi