Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ky është kurdi që mposhti Erdoganin

Shko poshtë

Ky është kurdi që mposhti Erdoganin Empty Ky është kurdi që mposhti Erdoganin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 08, 2015 5:17 pm

Ky është kurdi që mposhti Erdoganin
Ky është kurdi që mposhti Erdoganin Largea_kurdi1433769937


Ish avokati Selahattin Demirtas është sot njeriu që kapërceu barrierën e lartë famëkeqe të hyrjes së partive të reja në Parlamentin turk ndërsa me një goditje, partia e tij pro-kurde u shfaq si forcë e fuqishme në skenën politike kombëtare.
Demirtas-i, i pashëm e me stil dinamik të foluri, shkruan e përditshmja britanike, është tanimë në pozitën të tronditë nga themelet planet e Rexhep Tajip Erdoganit për ndryshimin e presidencës nga roli thjesht ceremonial tek një pozicion shumë më i fuqishëm ekzekutiv, shkruan The Guardian.
Ai, 42-vjeç, cilësohet si i vetmi politikan turk që mund të rivalizojë aftësitë retorike të Erdoganit.
Atij i vishet merita e transformimit të HDP-së në një parti liberale të qenësishme falë zgjerimit të thirrjeve për ndryshime duke i çuar ato përtej bazës së votuesve kurd që përbëjnë 20 % të popullsisë së vendit, me qëllimin të afronte edhe turqit laikë, gratë e homoseksualët.
Demirtas-i vetë ka qenë subjekt i një fushate të egër sulmesh nga Erdogani. Presidenti e quante "bukuroshi" që s'është gjë tjetër veçse një fasadë e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit. Dhe etiketimet nuk përfundonin këtu.
Për Erdoganin, njeriu që sot i tronditi themelet e pushtetit, ishte dhe një "i pafe" sepse premtonte shkrirjen e drejtorisë së çështjeve fetare, apo "pop-star" për arsyen e thjeshtë se luan në mandolinë.
Përgjigja e Demirtasit ndaj ofendimeve të kundërshtarit, ishte qetësia. "Epo, ne të HDP-së do ta shndërrojmë luanin e zemrës tënde në kotele", ka qenë replika e shkurtër e tij.
Madje edhe pas sulmeve të së premtes në qytetin juglindor të Diarbakirit në mitingun e partisë që drejton, 42- vjeçi i kërkoi mbështetësve të mos dilnin nëpër rrugë e shkroi në Twitter: "Paqja do të triumfojë".
Dhe ajo çfarë arriti, përkufizimin më të mirë e ka marrë ndoshta nga Bulent Aliriza.
Fitorja e kurdëve, thotë ky ekspert i Qendrës së Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, ishte një shpërthim bërthamor në skenën politike të Turqisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi