Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjilani shpallet komuna më e mirë në nivel Republike

Shko poshtë

Gjilani shpallet komuna më e mirë në nivel Republike Empty Gjilani shpallet komuna më e mirë në nivel Republike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 16, 2015 9:46 pm

Gjilani shpallet komuna më e mirë në nivel Republike


Gjilani shpallet komuna më e mirë në nivel Republike Largea_lufi1434474376


Asociacioni i Komunave të Kosovës, në kuadër të skemës BEACON (shkëmbimi i përvojave më të mira në mes të komunave në fushën e shërbimeve publike) dhe në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, ka zgjedhur sot Gjilanin si Komunën më të mirë në shërbime publike dhe menaxhim të hapësirave të gjelbra në nivel të Republikës.
“Çmimin e ka pranuar sot në ceremoninë në Prishtinë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nga udhëheqësi i Programit të GIZ “Modernizimi i Shërbimeve Komunale”, Kai Hoffmann. Kryetari Haziri pasi ka falënderuar Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe organizatën GIZ për vlerësimin e dhënë, tha se ky çmim është edhe një motiv shtesë për të vazhduar me punë të mira në shërbim të qytetarëve të Gjilanit dhe në vazhdimin e krijimit të hapësirave gjelbëruese”, thuhet në njoftim.
Kreu i gjilanasve pohoi se Komuna i ka kushtuar rëndësi shumë të madhe përmirësimit të këtyre sektorëve, sikurse edhe sektoreve tjera për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrën me të mirë.
Ndryshe, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, Gjilani ka marrë disa çmime vendore e ndërkombëtare, ndërsa duhet përmendur se javë më parë Komuna e Gjilanit ka marrë çmimin “The best City Model Aëard" nga IME, në panairin Ndërkombëtar "Investment Management Exhibition" që u mbajt në Cyrih të Zvicrës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi