Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: “Lista 5+1”. Ky është ekipi që Isa Mustafa e merr me vete te Angela Merkel!

Shko poshtë

Ekskluzive: “Lista 5+1”. Ky është ekipi që Isa Mustafa e merr me vete te Angela Merkel! Empty Ekskluzive: “Lista 5+1”. Ky është ekipi që Isa Mustafa e merr me vete te Angela Merkel!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 24, 2015 9:39 pm

Ekskluzive: “Lista 5+1”. Ky është ekipi që Isa Mustafa e merr me vete te Angela Merkel!


Ekskluzive: “Lista 5+1”. Ky është ekipi që Isa Mustafa e merr me vete te Angela Merkel! Angela-merkel-848x478
Jun 24, 2015


Delegacioni me Isa Mustafën në krye do të udhëtojë të martën, me 30 Qershor nga Brukseli drejt në Berlin. Kjo vie si pasojë e negociatave që të hënën pritet të vazhdojnë në Bruksel  mes Prishtinës e Beogradit.
Dhe nga Brukseli rrugët e  Mustafës e Thaçit do të ndahen- ndoshta përgjithmonë. Kjo sepse Mustafa në Berlin tek Kancelarja Merkel do të duhet të vjen me rezultate konkrete- për formimin e Gjykatës Speciale të cilën gjermanët janë mëse të interesuar ta shohin të formuar por edhe me kurorëzim të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit. Kancelarja Merkel përndryshe do ta presë vetëm Isa Mustafën në Berlin në kuadër të “turit” të saj ballkanik. Ky fakt vërtetohet sidomos me atë që Merkel vetëm 4 ditë mëpas do të nisë udhëtimin e saj në Ballkan- Beograd, Tiranë dhe Sarajevë duke anashkaluar kështu Prishtinën por edhe Shkupin.
Të gjitha këto fakte tashmë të njohura nuk çudisin aq shumë sa përbërja e delegacionit të Kosovës që do të qëndrojë në Berlin. Gazeta Blic nga burime diplomatike gjermane në Prishtinë merr vesh që Mustafa tashmë palës gjermane ia ka përcjellur edhe “listën” përfundimtare të njerëzve që do të udhëtojnë me të në Berlin të njohur ndryshe edhe si lista “5 + 1″, njofton gazetablic.com.


Pra pos Kryeministrit në delegacion do të jenë edhe Ministrat Avdullah Hoti (LDK) dhe Blerand Stavileci (PDK). Pos kësaj Mustafa është përcaktuar edhe për këshilltarët e tij që do ta përcjellin në kryeqytetin e shtetit më të fuqishëm europianë. Kështu, sipas listës që e ka parë gazetablic.com do të jenë këshilltarët e tij Vlora Dumoshi, Sokol Havolli si dhe Valon Halimi ata që do të jenë pranë Mustafës në vizitën e tij të parë si Kryeministër i Kosovës në Berlin.

Se a do të jenë të pranishëm Ministrat Hoti dhe Stavileci në takimin e Mustafës me Merkelin me datën 30 Qershor (të martën) në ora 12:00 ende nuk dihet. Por ajo që qysh tash dihet është që më shumë se askush tjetër do të jetë Hashim Thaçi ai që do të insistojë që sidomos Blerandi të jetë i pranishëm në atë takim… /Gazeta Blic
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekskluzive: “Lista 5+1”. Ky është ekipi që Isa Mustafa e merr me vete te Angela Merkel! Empty Turp! Asnjë gjermanofolës në ekipin e Isës, për tek Merkel!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 24, 2015 9:47 pm

Turp! Asnjë gjermanofolës në ekipin e Isës, për tek Merkel!
Ekskluzive: “Lista 5+1”. Ky është ekipi që Isa Mustafa e merr me vete te Angela Merkel! Isa_hoti_stavileci-848x478
Jun 24, 2015


Isa Mustafa edhe pse s’e ka bërë publike tashmë ka vendosur se kush do të jetë pjesë e takimit të tij të rëndësishëm të cilin të martën që vjen do ta zhvillojë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.


Siç Gazeta Blic ka raportuar sot, Mustafa me vete ka vendosur të merr Ministrat Avdullah Hoti nga LDK dhe Blerand Stavilicei nga PDK- i pari përgjegjës për Financat kurse i dyti për Zhvillimin Ekonomik të Kosovës.


Pokështu pjesë e “5+1″ do të jenë edhe këshilltarët e Mustafës, Vlora Dumoshi, Sokol Havolli si dhe Valon Halimi. Deri këtu çdo gjë mbase do të ishte në rregull- nëse shihet koncepti ose tentimi i Mustafës që bisedimet në Berlin qoftë me Kancelaren ashtu edhe në takimet tjera të orientohen nga Ekonomia dhe Zhvillimi i Kosovës.
Por ajo që Mustafa duket që qëllimisht po e bën është që ai po e çoroditë në masë të madhe ato që njihen dhe dihen si marrëdhënie të mira të Gjermanisë dhe Kosovës, të gjermanëve dhe shqiptarëve! Kjo për faktin që nëse njeriu sheh vetëm pak në listën e “ekipit” të Mustafës atëherë del mëse e qartë që as edhe njëri prej mysafirëve nga Prishtina që do të udhëtojnë për në Berlin nuk e flet as edhe një fjalë gjermanisht. As Isa Mustafa i cili në Gjermani ka jetuar 8 vite si Ministër i Financave në Qeverinë e Bukoshit por as të tjerët. Hoti e Blerandi jo se jo- por as këshilltarët e Mustafës- Dumoshi me anglishte, Havolli me anglishte dhe Havolli me frëngjishte e mbase edhe anglishte (për këtë të fundit nuk dihet shumë në Kosovë pasi që punon si këshilltar në IOM në Bruksel pokështu).
Ky program i Isës s’ka asnjë dilemë që bën të kundërtën e asaj që krejt politikanët e Kosovës- të të gjitha partive dhe krahëve kanë bërë e bëjnë gjithmonë. Pranë vetes kanë patur, kanë dhe me siguri do të kenë gjermanofolës- dhe atë qoftë diplomatë ashtu edhe politikanë….Por duket që Isa për këtë nuk e lodhë kokën. Ashtu siç nuk e lodh kokën me faktin e thjeshtë që shumica e parave që i shkojnë në Kosovë janë nga qytetarë të Kosovës që jetojnë e punojnë në Gjermani dhe vende gjermanofolëse. Që rreth 30 përqind e qytetarëve të Kosovës e flasin gjermanishten… Çorodi dhe asgjë tjetër! /Gazeta Blic
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi