Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ligji i ri me rregulla të reja

Shko poshtë

Ligji i ri me rregulla të reja Empty Ligji i ri me rregulla të reja

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 20, 2009 5:29 pm

Ligji i ri me rregulla të reja

Sakip Imeri
Çfarë përmban Ligji i ri për Tatimin mbi vlerën e shtuar” (2)

E veçanta e Ligjit për Tatimin mbi vlerën e shtuar është aplikimi i skemave speciale: skema speciale për agjentët e udhëtimit; Aranzhimeve speciale të aplikueshme për mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve dhe antikitetet, skema e normës së sheshtë për bujqit; skema për shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike; dhe skema për arin e investueshëm.
Në Kreun 20 janë Dispozitat finale dhe hyrja në fuqi. Ligji me të drejtë është paraparë të hyjë në fuqi në janar të vitit 2010 dhe ofron një periudhë të mjaftueshme për krijimin e akteve tjera nënligjore dhe përgatitjet e duhura për zbatim të suksesshëm nga tatimpaguesit. Zbatimi i menjëhershëm dhe lëvizja e befasishme drejt sistemit të Direktivës së Këshillit të BE-së, mund të qojë në pasoja të konsiderueshme në fushat buxhetore, ekonomike dhe shoqërore, andaj Ligji ka paraparë që implementimi i plotë të zhvillohet me faza. Gjithashtu, kjo i mundëson edhe ATK-së, që gradualisht të adaptohet në rrethanat e reja.
Në lidhje me lirimet, gjatë periudhës kalimtare do të implementohen principet si në vijim: P.sh: disa nga transaksionet e tatueshme sipas Rregullores së TVSH-së, Nr. 2011/11, të plotësuar, të mbuluara me dispozitat e referuara në nën-nenin 64.1, të cilat duhet të lirohen me ose pa të drejtën për zbritje të TVSH-së, së zbritshme nga data që Ligji i tanishëm i TVSH-së, do të hyj në fuqi, mund të vazhdojnë të tatohen gjatë periudhës kalimtare. Disa nga transaksionet e liruara sipas Rregullores së TVSH-së, Nr. 2011/11 të plotësuar, të mbuluara me dispozitat e referuara në nën-nenin 64.1, të cilat do të duhet të tatohen nga data që Ligji i tanishëm i TVSH-së, do të hyn në fuqi, mund të vazhdojnë të lirohen me ose pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së, së zbritshme gjatë periudhës kalimtare. Për arsye ekonomike përfshirë këtu stabilitetin tatimor, është e nevojshme që nëpërmes të Ligjit të ri të TVSH-së, të krijohen rregullat e tatimit të TVSH-së, dhe zbritjes, të cilat do të jenë në linjë të plotë me rregullat e BE-së.
Këto rregulla në veçanti adresojnë harmonizimin me principet fundamentale të TVSH-së, së Bashkimit Evropian në lidhje me:
Përkufizimin e personit të tatueshëm me metodën e përkufizimit të pragut të TVSH-së, regjistrimin e personave fizik që zhvillojnë aktivitet ekonomik, ortakërive, përfaqësuesve tatimor dhe situatave tjera të veçanta;
Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve;
Përcaktimi i vendit ku ndodhin transaksionet e tatueshme, në veçanti në lidhje me furnizimin e mallrave për montim dhe furnizimin e shërbimeve;
Elektriciteti dhe gazi për qëllime të TVSH-së janë trajtuar si mallra;
Dhënia me qira e pasurisë së prekshme të lëvizshme dhe dhënia me qira e mjeteve të transportit;
Përcaktimi i atyre shërbimeve për të cilat vendi i furnizimit është ai ku është i vendosur pranuesi;
Vendi i importimit të mallrave;
Konceptet e momentit të ngarkimit dhe ngarkueshmërisë me TVSH;
Përcaktimi i shumës së tatueshme në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve dhe importimin;
Lëvizja graduale drejt rregullave të përgjithshme të BE-së, për lirimet–disa nga ato mundë të shtyhen gjatë periudhës transitore;
Futja e rregullave të qarta të rregullimeve përfshirë rregullimet e zbritjeve për mallrat kapitale gjatë jetës së mjetit;
Bazat për procesimin e deklaratave të TVSH-së, duke përfshirë deklaratat elektronike të TVSH-së, para fundit të muajit që pason pas periudhës tatimore;
Bazat për procedura të qarta të rimbursimit të TVSH-së, në baza tremujore me mundësinë e mbajtjes së rimbursimit të TVSH-së në pajtueshmëri me rregullat e caktuara;
Procedura e borxhit të keq për qëllime të TVSH-së;
Lëshimi brenda kufijve të definuar mirë i faturave, dokumenteve të tjera që shërbejnë si fatura, notë kreditit dhe notë debitit, faturave të thjeshtësuara dhe kuponëve për qëllime të TVSH-së;
Shfrytëzimi i faturimit elektronik dhe komunikimi “on-line”, i të dhënave të arkave fiskale;
Personat e obliguar për të paguar TVSH-në.

P.S. Autori është zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi