Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eliot Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare

Shko poshtë

Eliot Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare Empty Eliot Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 01, 2015 3:35 pm

Eliot Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare
Eliot Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare Largea_unnamed-41435753553
Foto: Bota sot


Në Kosovë është duke qëndruar kongresmeni Eliot Engel, bashkëkryesues i Komisionit për Punë të Jashtme i kongresit amerikan. Engel sot është takuar edhe me zëvendësministrin e Jashtëm, Petrit Selimin dhe me klerikët fetarë të Kosovës.
Zëvendësministri Selimi, bashkë me liderët fetarë dhe ekipin e Nismës për Dialog Ndërfetar, kongresmenin Engel e njoftuan me suksesin e projektit të diplomacisë publike kosovare në fushën e dialogun ndërfetar.
Selimi paraqiti projektin e dialogut ndërfetar, përfshirë edhe synimet kryesore të diplomacisë kosovare në përmirësim të imazhit të Kosovës dhe promovimit të agjendës së tolerancës.
Kurse, kongresmeni Engel i dha përkrahje punës së zëvendësministrit Selimi dhe ekipit të Nismës për Dialog Ndërfetar, duke thënë se kanë përkrahjen e tij personale në Kongres, derisa shprehu mirënjohje edhe për nismën e vendosjes së gurit të Holokaustit në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu, kongresmeni Engel theksoi se Kosova është shtet që mund t’i tregojë botës se nuk ka nevojë të frikësohet nga shumica myslimane, por të marrin mësim sesi shumica është respektuese dhe promovuese e tolerancës dhe mbrojtjes së pakicës. Engel po ashtu ka premtuar përkrahje të vazhdueshme edhe për projektet e Ministrisë së Jashtme, përfshirë edhe lobimin në Izrael, Karaibe dhe Amerikën Latine.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ambasadorja amerikane Tracy Jacobson, biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari, botuesi i gazetës Illyria Vehbi Bajrami, etj. Ndërsa, si pjesëmarrës dhe përkrahës të projektit të MPJ-së për dialog ndërfetar, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu dhe përfaqësuesit e BE-së, ambasadës gjermane dhe asaj britaneze.


Eliot Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare Petr
Eliot Engel: Kosova, model i promovimit të tolerancës ndërfetare Petr1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi