Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valdet Gashi u vra nga ISIS, pasi tentoi të lironte disa robër

Shko poshtë

Valdet Gashi u vra nga ISIS, pasi tentoi të lironte disa robër Empty Valdet Gashi u vra nga ISIS, pasi tentoi të lironte disa robër

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2015 2:17 pm

Valdet Gashi u vra nga ISIS, pasi tentoi të lironte disa robër
Valdet Gashi u vra nga ISIS, pasi tentoi të lironte disa robër Largea_valdet-gashi1436351770


Shtetasi gjerman me origjinë nga Kosova, Valdet Gashi, me gjasë është vrarë në Siri. Mbi arsyet e vrasjes për gazetën “20minuten” kanë folur dy ekspertë.
Ata thonë se Gashi mund të jetë hequr qafe nga udhëheqja e Shtetit Islamik, për shkak se synonte të lironte disa robër të pakicës fetare jezide.
Interesimi i mediumeve zvicerane mbi vrasjen ende të supozuar të tai-bokiserit të njohur Valdet Gashi vazhdon të jetë i madh. Po aq të mëdha janë edhe spekulimet. Gashi është rritur në Gjermani, ka bërë karrierë si tai-boskier, është bërë kampion botëror në këtë lloj sporti, ka hapur në qytetin Winterthur të Zvicrës një qendër trajnimi për tai-boks, ku kanë ushtruar vetëm burrat, natyrisht pa muzikë, sepse, sipas radikalëve islamikë, dëgjimi i muzikës është i ndaluar.
Por Gashi ka pushtuar mediumet sidomos pas ikjes së tij në Siri para disa javësh, ku iu bashkua të ashtuquajturit Shtet Islamik. Ai ishte ndër xhihadistët e rrallë që jepte intervista për mediumet zvicerane, mbante kontakt me gazetarë dhe ekspertë të terrorizmit, thoshte se jeta në Kalifati është e bukur, se ai po angazhohej në zbulimin e spuinëve, se po “kontrollte kufirin” – dhe në kohë të lirë bënte xhiro me barkë në lumin Tigër.
Gazeta zvicerane "20minuten" shkruan se një ndër arsyet e vrasjes së Valdet Gashit mund të jetë përpjekja e tij për të liruar disa robër të komunitetit fetar jezid, të cilët Shteti Islamik i trajton si armiq dhe i terrorizon mizorisht. Tobias Huch, politikan i Partisë Liberale të Gjermanisë (FDP) dhe themelues i organizatës “Ndihma liberale për refugjatë” ka deklaruar “Deri një ditë para vdekjes së Gashit kam mbajtur kontakt personal me të. Qëllimi ishte që të lirohen gratë dhe fëmijët”.
Gashi, sipas Huch, kishte ndërmjetësuar. “Ai ka zhvilluar disa biseda me prijës të Shtetit Islamik. Politikani gjerman ka treguar se Gashi i kishte thënë se për lirimin e robërve ishte motivuar nga një citat i profetit Muhamed ‘Kush e liron një skllav gjatë Ramazanit, atë do e shpëtojë Allahu nga zjarri i ferrit’. Në bazë të këtyre informatave Tobias Huch spekulon se Gashi e kishte dënuar veten me vdekje pas angazhimit të tij për jezidët. Sipas tij prijësit e Shtetit Islamik ose e kanë vrarë vetë Gashin ose e kanë dërguar në front, ku kanë llogaritur se do të vritet. Huch supozon se Gashi mund të ketë rënë viktimë e naivitetit të tij “Ai ndoshta ka dashur të ndihmojë në Siri, por për këtë ai mbase ishte në anën e gabuar të Shtetit Islamik”.
Pak a shumë të njëjtin mendim e përfaqëson edhe Samuel Althof, ekspert i ekstremizmit nga Baseli. Gashi e kishte njoftuar Althofin për idenë e tij për të liruar robër.
Tri gjëra i synonte Gashi së pari lirimin e jezidëve, së dyti shitjen e tyre palës kurde dhe sigurimin e një shume të parave, të cilat ai do t’ia jepte Kalifatit të Shtetit Islamik, së treti ai do të shihej në opinion si çlirimtar dhe jo si terrorist. Kështu supozon dhe spekulon Althof mbi shkaqet e vdekjes së Valdet Gashit – vdekje që ende nuk është e konfirmuar nga burime të pavarura.
“Ndonëse Gashi dëshironte t’u ndihmonte skllevërve, ai nuk është hero – ai i ka arsyetuar krimet e tmerrshme të ISIS-it, i ka minimizuar ato dhe kështu edhe vetë ka shkaktuar vuajtje të viktimave”, deklaroi Althof.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi