Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vjen për pushime në Kosovë, ia vjedhin BMW X5 të 40.000 eurove

Shko poshtë

Vjen për pushime në Kosovë, ia vjedhin BMW X5 të 40.000 eurove Empty Vjen për pushime në Kosovë, ia vjedhin BMW X5 të 40.000 eurove

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2015 7:53 pm

Vjen për pushime në Kosovë, ia vjedhin BMW X5 të 40.000 eurove
Vjen për pushime në Kosovë, ia vjedhin BMW X5 të 40.000 eurove Largea_22-201436531295


Vehbi Cakollit nga Fushë Kosova, i cili jeton me familje në Suedi, këtë verë i kanë kushtuar pushimet në Kosovë afër 50.000 euro. Vetëm pak ditë pasi ka ardhur me në vendlindje hajnat i vodhën BMW X5 të cilën e kishte blerë 40.000 euro.
Familja Cakolli kishte planifikuar këtë verë të bënin një aheng të madh familjar me rastin e synetisë së djalit të tyre, por e anuluan festën sepse pas 3 ditësh qe erdhën në Kosovë atyre iu është vjedhur vetura BMW X 5.

Gruaja e, Vehbi Cakollit, Afërdita ka treguar rastin për portalin “INFOKUSI” se si u tronditen në mëngjes kur kishin parë se vetura e tyre nuk ishte në parkingun e banesës.
“Shkuam për ta marrë veturën në parkingun përpara banesës këtu në Fushë Kosovë, por nuk e gjetëm. U tmerruam e gjithë familja. E kemi blerë me kursimet disa vjeçare. Na ka kushtuar 40.000 euro”, thotë Afërdita duke treguar fotot e BMW x5 e prodhuar në 2010.
Ajo me pas ka treguar se e kanë njoftuar policinë duke shpresuar se mund të gjendët por nuk ka shkuar shumë gjatë dhe kanë marrë marr zhgënjimin edhe nga policia.
“Policia erdhën dhe e hapën rastin. E vërejtëm nga aty se nuk ka gjasa të bëjnë diçka, të gjinden hajdutet dhe të na kthehet vetura. Hetimet vazhdojnë, kjo ishte përgjigjja e tyre”, ka thënë Afërdita e zhgënjyer tej mase edhe me Policinë e Kosovë.
Ajo ka thënë se në asnjë vend nuk ndodh qe paguan sigurim ekstra, siç na marrin ne kur hymë në Kosovë dhe nuk të ofrojnë kompensime në rastet kur dëmtohet ose vidhet vetura.
“Edhe pse në kufirin me Kosovën kemi paguar kartonin e gjelbër në shumën prej 42 eurove na kanë thënë se sipas marrëveshjes Kosova nuk ofron kompensim në rastet e tilla”, ka thënë ajo e habitur, shkruan infokus.
Përveç shpenzimeve dhe dëmeve, ajo ka treguar se familja e saj ka paguar 5 bileta aeroplani në mënyrë që të kthehet në Suedi.
Vetura është vjedhur më 22.06.2015. Ata thonë derisa nuk ka siguri nuk do vizitojnë Kosovën. (Fotot janë të veturës së vjedhur).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi