Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument)

Shko poshtë

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) Empty ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2015 6:19 pm

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument)

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) Auto_1141-650x3581436607739


ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) Largea_policiaaa1436608403

Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit arrestoi tre të dyshuar si pjesëtarë të ISIS në afërsi të liqenit të Badovcit. Por, a po planifikonin këta të dyshuar të kryenin sulm te ky liqen, me qëllim shkaktimin e dëmeve të mëdha, që do të reflektonin në jetën e qindra mijëra qytetarëve.
Në një dokument të siguruar nga lajmi.net, organet e rendit në Kosovë, ngrisin alarmin se policia duhet të fillojë me rritjen e masave të sigurisë, pasi sipas informacioneve të tyre, në vend po planifikohen sulme terroriste. Aty kërkohet që masat e sigurisë të rriten me theks të vecantë në afërsi të liqeneve artificiale dhe fabrikave të ujit, pasi kishin informacione, se ato mund të ishin cak i terroristëve.
Policia e Kosovës bazuar në rrezikun e lartë që mund t’i kanoset nga përgatitjet për sulm terrorist nga pjesëtarë të ISIS-it, ka kërkuar nga zinxhiri komandues shtim të lartë të vigjilencës në Prishtinë.
“Të rritet vigjilenca e policisë në pika të kontrollit në hyrje dalje të qyteteve. Të ngriten masat e sigurisë përgjatë liqeneve artificiale si dhe fabrikave të përpunimit të ujit që furnizojnë ujësjelsin nëpër qytete nga liqenet artificiale. Të kontaktohen personat përgjegjës të institucioneve që menaxhojnë me ujësjellësit në Kosovë në mënyrë që personat përgjegjës për siguri të jenë më të vëmendshëm ndaj lëvizjeve të personave afër liqeneve dhe fabrikave të përpunimit të ujit”, thuhet ndër të tjera në këtë rekomandim, që struktura komanduese e Policisë së Kosovës, u rekomandon vijave tjera të policisë.
Krejt këto masa të ndërmarra nga policia e Kosovës vijnë pas zbulimit se një shtetas i Maqedonisë i kombësisë shqiptare që aktualisht gjendet në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, në bashkëpunim me persona të tij të besueshëm, po përgatiste sulme në Kosovë e Maqedoni.
Policia në këtë dokument të sigurua nga lajmi.net, thotë se bëhet fjalë për personin B.F. nga Maqedonia, i njohur me nofkën (Ebu Usama) me të cilën identifikohen në konfliktet e Lindjes së Mesme.
Në bisedën e B.F. me persona ende të pa identifikuar, potencohet qëllimi i tij që të organizojnë sulme në Shkup e Prishtinë, përmes së cilave do të shkaktoheshin dëme të mëdha materiale dhe pasoja në njerëz, pa dallim religjioni.
Caqet e sulmeve, sipas Fidanit, do të ishin infrastruktura e ujësjellësit dhe liqenet artificiale.
I pyetur lidhur me këtë dokument, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka hezituar të jep detaje, por ka thënë se mobilizimi i pjesëtarëve të PK-së ka ndodhur ditë më parë, duke mos treguar hollësi të mëtutjeshme.
“Ne si Polici e Kosovës e kemi bërë të ditur përmes njoftimeve se kemi rritur nivelin e gatishmërisë për të ofruar një siguri më të lartë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kelani.
Ai nuk ka komentuar nëse rasti i arrestimit të sotëm i tre personave afër liqenit të Badovcit, afër Prishtinës, ka të bëjë me kërcënimin i cili është identifikuar në këtë dokument të PK-së.

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) Isis256054
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) Empty Re: ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2015 8:45 pm

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) 11707645_10205229084181572_191007271234619469_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) Empty Re: ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 11, 2015 8:52 pm

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) 11714522_1676341765918746_537625780_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument) Empty Re: ISIS po planifikonte sulm terrorist në liqenin e Badovcit? (Dokument)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi