Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Papuçiu: Këngëtarja Celine Dion ka yllin e saj në „Holivud Bulevard“

Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Këngëtarja Celine Dion ka yllin e saj në „Holivud Bulevard“ Empty Alfred Papuçiu: Këngëtarja Celine Dion ka yllin e saj në „Holivud Bulevard“

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 21, 2009 12:32 am

Alfred Papuçiu: Këngëtarja Celine Dion ka yllin e saj në „Holivud Bulevard“ U1_celine-dionKëngëtarja Celine Dion ka yllin e saj në „Holivud Bulevard“

Nga Alfred Papuçiu

Të flasësh për këngëtaren me famë botërore Celine Dion duhen faqe të tëra. Vite më parë, më 1988 ajo u paraqit në Festivalin Evropian, duke marrë çmimin e madh Eurovizion me këngën « Mos u largoni pa mua » duke përfaqësuar Zvicrën. Qysh atëhere, me zërin e saj pushtoi zemrat e qindra mijra artdashësve. Në gati dhjetë vitet e fundit ajo ka zënë një vend të veçantë në skenat frankofone dhe ato ndërkombëtare. Kanakare e një familje nga Kebeku i Kanadasë, prej 14 fëmijësh, ajo filloi të këndojë qysh në moshën 13 vjeçare. Atëhere Celine nxorri diskun e parë dhe vitet 80 i kalon me disqet e Arta në Kanada. Në sajë të bashkëpunimit me kompozitorin e shquar francez Zhan Zhak Goldman që shkroi për të këngët e diskut « Për ta », më 1995, apo « Që të më duash akoma » - këngë e vetme që u shit si disk në botë me 4 million ekzemplarë, suksesi i saj ishte planetar. Pasi mësoi gjuhën angleze, ajo filloi një karrierë ndërkombëtare. Ish presidenti Bill Klinton gjatë mandatit të tij e kërkoi për investiturën e vet, në një kohë që disqet e saj shiteshin me dhjetra milonë ekzemplarë. Ajo fitoi 5 « Grammy Awards », 2 Oskarë, « Victoire de la musique » etj. Titulli fanar i « Titanikut » i kapërceu çdo shitje të mëparshme të disqeve. Në vitin 2000 ajo vendosi të bëjë një pushim pas 20 vjet karriere. Gjatë Teletonit « Amerika, homazh për heronjtë », për viktimat e atentatit të 11 shtatorit 2001, ajo merr pjesë duke kënduar himnin patriotik « Zoti bekon Amerikën ». Ajo rikthehet përsëri më 2002, me diskun e ri « A New Day Has Come » (Filloi një ditë e re). Para se të fillojë një seri shfaqjesh në Las Vegas, ajo nxjerr me sukses në 2003 albumin e pestë në frëngjisht “Një vajzë dhe katër djem”. Celine Dion ka shitur tashmë në botë mbi 130 milion disqe, më tepër se Majkëll Xhekson.

Alfred Papuçiu: Këngëtarja Celine Dion ka yllin e saj në „Holivud Bulevard“ U1_celine2Vitet kanë kaluar qysh atëhere dhe këngëtarja nga Kebeku i Kanadasë ka mbushur 35 vjeç. Në datën 6 janar 2004, ajo inaguroi me tepër emocion, një Yll me emrin e saj në Hollivud Bulevard, në Los Anzheles, ku kanë yjet e tyre artistët më me zë në botë. « Më kujtohet se kur erdha në Los Anzheles me prindërit dhe Rënenë (bashkëshorti dhe manazheri i saj), para 20 vitesh…isha përojekur të vendosja duart mbi ato të dikujt që ishte i famshëm…Por asnjëherë nuk e mendoja se vite më pas, do të kthehesha në këtë mënyrë » u shpreh këngëtarja. Celine Dion është këngëtarja më e sukseshme tanimë në botë për këngët e saj të bukura. Ajo tani qëndron pjesën më të shumtë të kohës në Las Vegas, ku që prej një viti në një teatër të ndërtuar enkas për të, jep spektaklin e saj të ri « A New Day » (Një ditë e re). Spektaklin e saj e kanë parë dhe përshëndetur dhe dhjetra shqiptarë në Amerikë, si nga Las Vegasi, Nju Jorku, Nju Xhersi, Florida etj. Ceremonia e inaugurimit të Yllit për të, fillimisht ishte parashikuar në mars 2003, por ajo u shty për shkak të afrimit të luftës në Irak. Suksesin e saj planetar këngëtarja kanadeze e ka arritur në sajë të kordave vokale, por edhe me një këmbëngulje. »Une e kam zgjedhur vetë këtë profesion, por jeta ime ka qënë vetëm disiplinë, disiplinë, disiplinë », është shprehur ajo në një intervistë së fundi. Megjithëse pjesën më të madhe të kohës e kalon në udhëtime, apo pallate dhe limuzina e gala, ajo nuk e ka harruar origjinën e saj. Të hollat që fiton i harxhon për dhurata për 14 vëllezërit dhe motrat e saj për Krishlindjet dhe duke derdhur shuma të mëdha për shoqëri bamirëse. Celine Dion është një këngëtare e madhe, por mbit ë gjitha një njeri i thjeshtë që ja ka kushtuar jetën artit të bukur të këngës, por edhe familjes së saj, dy fëmijëve dhe të shoqit René. Ajo gjithnjë në këngët e saj jep një mesazh pozitiv për jetën, për të ardhmen, për njerëzit e thjeshtë kudo në botë.

Gjenevë, më 8 janar 2004
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi