Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabri Hamiti i thotë Albulena Haxhiut mos klith, ajo e quan maskara

Shko poshtë

Sabri Hamiti i thotë Albulena Haxhiut mos klith, ajo e quan maskara Empty Sabri Hamiti i thotë Albulena Haxhiut mos klith, ajo e quan maskara

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2015 6:59 pm

Sabri Hamiti i thotë Albulena Haxhiut mos klith, ajo e quan maskara


Sabri Hamiti i thotë Albulena Haxhiut mos klith, ajo e quan maskara Largea_6ae14d1667f8277a8923a371766ba32e6c2fc56cb1e891d46b-pimgpsh_fullsize_distr1437049716


Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme e ka quajtur maskara kryesuesin e seancës, Sabri Hamitin për gjuhën e përdorur ndaj saj.
Hamiti gjatë kryesimit të seancës i ka thënë Haxhiut “Oj zonjë mos klith”, duke mos ia dhënë fjalën.

Ndërkaq, në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se gjuha e përdorur ndaj saj është gjuhë e urrejtjes. “Gjuha e përdorur ndaj meje është gjuhë e urrejtjes gjuhë fyese dhe një njeri të tillë nuk mund ta quaj ndryshe veç maskara”, ka thënë Haxhiu.
Në konferencë ishin edhe deputetet Teuta Haxhiu nga AAK-ja dhe Shukrie Bytyqi nga Nisma.
Kjo e fundit tha se ata nuk kanë faj se deputetët janë lodhur dhe se Hamiti është bukur në moshë.
“Ata mund të shkojnë të pushojnë por nuk u jep të drejtë t’i kontrabandojnë pikat e rendit të ditës, mos t’u japin të drejtë të flasin deputetëve kur ata kanë të drejtë dhe flasin konform rregullores së punës”, tha Bytyqi, transmeton KP.
Ndryshe deputetët e opozitës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit.


Hamiti deputetes Haxhiu: Mos klith


Një përplasje ka ndodhur në mes të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës Sabri Hamiti i cili është duke drejtuar seancën dhe deputetes Teuta Haxhiu e AAK-së.
Derisa Hamiti lexonte amendamentet për t’u votuar ose jo Haxhiu, reagonte ndërsa Hamiti i tha që të mos bërtasë.
“Mos klith”, i tha Hamiti, Haxhiut.
Por kjo e fundit ka reaguar duke thënë se nëse vazhdohet kështu opozita do ta lëshojë seancën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi