Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - ZËRI I NËNËS DHURATA IME

Shko poshtë

AGIM GASHI - ZËRI I NËNËS DHURATA IME Empty AGIM GASHI - ZËRI I NËNËS DHURATA IME

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2015 11:18 am

AGIM GASHI - ZËRI I NËNËS DHURATA IME 11737862_10153042358334077_3739966299457625540_n



AGIM GASHI

ZËRI I NËNËS DHURATA IME


Heu, jam ngrit sot në këtë mëngjes
Kur njerzia festojnë e urojnë,
Disa i kanë edhe sofrat plot 
Kësaj feste kangë i këndojnë.

I këndojnë dhe Hirësisë së Tij
Zotit të Madh që na ka falë,
I nderojnë t´vdekurit te varri
Ndezin qirinjë, lule u dërgojnë.

E unë larg n´kurbet të zi
Për atdhe vuaj, mendoj...
Shpirti im mbushur malle
Sot te vorret që smund shkoj.

Smund të shkoj as te vorri i babes
As te i Nelit që e kan vra, 
Smund të shkoj as te vorri i Shqipes
Që nga kjo botë vjet u nda.

Më shkoi mendja tek të varfërit
Te t´plagosurit e njerëz të sëmurë,
Tek ata që janë n´vetmi
Tek të humburit që s’u gjeten kurrë.

Më shkoi mendja te vetvetja ime 
Nuk kam çka të shtroj në sofër,
N´kurbet të zi me këto mjerime 
Me shumë halle në t´huajën votër.

Dhe mendoja çfarë dreke të bëj
Edhe pak gjë më ka mbetë,
Me pak bukë nga të huajt 
Ja kurbeti si na ka tretë.

Dal n´dritare e shikoj qiellin 
N´këtë ditë vere sa i ngrysur,
Miliona njerëz sot kafshojnë qiellin 
Nga njerëz pa zemër e të krisur.

Milionerët mbijnë në çdo anë 
Duke vjedhë edhe plaçkitë,
Mallkue qofshin për këtë verë
Mos e pafshin të bardhën dritë.

II.
Sa të ëmbëla sot janë ëmbëlsirat
E shijova n´fotografi,
Edhe qielli i ndërron ngjyrat 
Askund shpresa për varfëri.

N´katër anët vetëm katran 
Nuk shikoj kund rreze dielli,
Kur ske bukë ske as shëndet 
Kish mbarue sot edhe mielli .

Më kapluen shumë mendime
Pse e pa drejtë të jetë kjo botë,
Përse Zoti nuk ka shqetësime 
Për të mjerët në këtë tokë?

Hoxhollarë me lesh, pa lesh,
Duke vjedhë e kanë bërë namin,
Me koleget politikana,
Hanë e pinë e urojnë Bajramin.

E unë i mjeri edhe me pas para
Në restorane nuk shkoj për së gjallë,
Sdua t´jem bashkë me hajdut
Që popullit zemrën ia kanë kallë.

Kanë vershue, plazhet plot
Me bodigard e roje tjera,
Për të varfërin janë të njejta
Sikur dimri ashtu dhe vera.

Sot o njerz ndoshta jamë ngutë
Në xhami nuk shkoj për t´gjall
Nuk dua t´jem bashkë me hajdut
Me spiuj edhe tradhëtar.

III
Por sot këtu nga banesa ime
Ja dërgova hyjit disa fjalë 
N´gjuhën e pastër të gjuhës shqipe 
Sa që zemrën ma kan´ kallë.

Të falem Ty si mbarë njerzia
Ma hjek pak këtë mërzi,
Më dërgo ti mue të shpija 
Se po digjem n´kurbet të zi.

Nuk kaluen dhetë minuta
Po bie zilja në telefon,
Kush do të jetë pak si u tuta 
Ditë pa dhimbje të më uron?

Filloi trupi të më dridhet
Telefonin hapa vrap,
Oh sa za i ëmbël në tel përvidhet 
Zoti vetë m´dërgoi dhuratë.

Ai za ma mbushi zemrën time 
Rreze dielli të dashunisë,
Ma gëzoi shpirtn edhe jetën
U bana ylli i lumtunisë.

O ishte pra vetë nana ime
Që më thirri të pyet për mue,
Mendja e nanës me plot ngashërime 
-Dhimbjet o bir a t´kanë pushue?

Po si të kam moj lokja ime 
Nuk kam dhimbje e sofra plot,
U mbush sot plot shtëpia ime 
Kur ta ndjeva zërin sot.

Biseduam për shumë gjëra
Nga gëzimi fluturoja,
Përqafimet një nga një
Nënës time ja dhuroja.

E përshëndeta mija herë
Me gjithë zemër e urova,
Të më jetoj ajo përherë 
Një strofë kënge ja këndova.

IV
U ndamë me nënën nga telefoni
Me shumë urime e fatëbardhësi,
Që ma mbushi zemrën plot
Nuk më vyen tjetër pasuri.

U ula këtu në dhomën time
T´më ndalen dridhjet pakë e nga pak,
Ah sa zë i ëmbël ai zë i nanës
Që m´ka mbajtë nantë muaj në bark.

Për të gjithë kam nji porosi 
Duejini prindit sa janë të gjallë,
Kur të vdesin e bahen dhe 
Malli për ta ka me ju kallë.

16.11.10- Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi