Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbi: Gjendet i vdekur një agjent gjerman, çfarë kërkonte ai në SerbI?

Shko poshtë

Serbi: Gjendet i vdekur një agjent gjerman, çfarë kërkonte ai në SerbI? Empty Serbi: Gjendet i vdekur një agjent gjerman, çfarë kërkonte ai në SerbI?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 17, 2015 3:49 pm

Serbi: Gjendet i vdekur një agjent gjerman, çfarë kërkonte ai në SerbI?
Serbi: Gjendet i vdekur një agjent gjerman, çfarë kërkonte ai në SerbI? Largea_1gjermnai-beg1437116252


(E plotesuar) Agjenti gjerman kishte disa ditë që kishte vdekur, dhe kur policia serbe shkoi te vendi ku ai banonte, trupi i tij kishte filluar të kalbej.
Agjenti gjerman sipas gazetës serbe “Blic” që prej disa ditësh ndodhej i vdekur në një banesë në Beograd ishte gjetur më 3 korrik, ndërsa policia serbe vetëm pardje kishte raportuar rastin, tek i cili kishte zbuluar dokumente të dyshimta, fotografi dhe harta, si dhe një simbol Republikës Federale të Gjermanisë, me emrin Thomas Lederstater.
Kjo gazetë raporton se policia ka zbuluar se agjenti gjerman kishte hetuar nëndetëset ruse dhe dhe organizatën terroriste Shteti Islamik, në banesën e tij ishin gjetur dy laptopë, tabela, 15 kartela të bankave, 5 prej të cilave ishin operacionale, si dhe disa pasaporta gjermane e serbe me emra të ndryshëm.
Trupi i agjentit gjerman ishte gjetur nga fqinjët ngase kishin vërejtur diçka të dyshimtë, pasi atë nuk e kishin parë prej disa ditësh të lëvizte në banesën ku jetonte, dhe nga aty kishte filluar të përhapej një erë e rëndë. Kur policët u njoftuan dhe erdhën aty e gjetën trupin në gjendje të avancuar të dekompozimit!


Skandal në Serbi: Gjendet i vdekur agjenti gjerman


Një agjent sekret gjerman është gjetur i vdekur në Serbi. Sipas të përditshmes serbe “Blic” e cila në numrin e së premtes raporton gjerësisht për këtë skandal, spiuni gjerman është gjetur i vdekur në banesën e tij në Borç.
Sipas kësaj gazete, kjo vdekje e dyshimtë e tij ka ngritur alarm në Berlin dhe në Beograd.
Në banesën e tij janë gjetur: Emblema të policisë gjermane me emër të Tomas Lederstater, pasaportë gjermane me numër CH1HK9VDH, broshura të ISIS-it, harta të lëvizjes së nëndetëseve gjermane, 100 SIM kartela dhe një llap top.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi