Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI MË FAL VLLA POETI I KOMBIT ALI PODRIMJA

Shko poshtë

AGIM GASHI MË FAL VLLA POETI I KOMBIT ALI PODRIMJA Empty AGIM GASHI MË FAL VLLA POETI I KOMBIT ALI PODRIMJA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 21, 2015 10:07 pm

AGIM GASHI


MË FAL VLLA POETI I KOMBIT ALI PODRIMJA


AGIM GASHI MË FAL VLLA POETI I KOMBIT ALI PODRIMJA 11709512_10153055560449077_5123893467999449310_n

Moti, dikur kur nuk ndaleshim së punuari për atdhe, kur me shenja të mavijosura merrja rrugen e fushave të pajtimit nga rrahjet e policisë serbe, dhe kur shiu binte, e unë se ndalja këngën, sikur ishte rasti i Karaçevës, dhe kur u mësuam edhe me dhimbjet e plagëve, njëherë poeti i kombit Ali Podrimja më pat thënë:
”Popull i poshter jemi ne babo. I poshter dhe tejet jo falenderues”!
Ia pata marrë inati dhe kishin kalue pothuajse një javë që nuk i kasha fol.Si ti folja kur ne spo ndaleshimm për këtë popull dhe në fund ta quajmë të poshter?
Pas një jave i fola prap. I fola se u binda që me të vërtetë ishim ashtu. Miku ynë që e merrnim me vete, na spiunonte çdo mbrëmje te policia serbe. Edhe pse atë kohë ishin rrallue, apo edhe ndoshta ishin kamuflue, prap se prap aktiviteti i spiujve ipte rezultatin me rrahje, sharje e maltretime që na bëheshin. Spiuni, nuk ndalej.Ai na vinte mbrapa.
Më fal vlla i dashur, më fal që të kam kuptuar gabim. Sot e di që ashtu jemi.
E mbaj mend kur ti shkruaje dhe ngije në qiell një person që vepronte në Lubjanë. E dojshe me shpirt, shkruajte për të dhe mundoheshe ta bësh më të madhe se veten. Ai sdo të kishte guximin ta zbrazte urrejtjen kur ti ishe gjallë.
Por, pash se pas vdekjes sate, ai u mundua të të vriste për së dyti, duke poshtruar deri në infinit veten e tij dhe rodin e tij. Frikacakët vrasin për së vdekuri, maltretojnë të lidhurin dhe dhunojnë të lidhuren. Frikacakët shesin veten, nderin , atdheun dhe bëhen ma muxhahedin se muxhahedinët atje. 
Më fal vlla i dashur, se edhe sot në trevjetorin e rënje sate në malet e Frances, askush nuk dashti me të përkujtu. Politikanët janë të zënë duke vjedhë atdheun, kolegët po e shprishin gjakun e tyre, e miqësia jote, më shumë se gjysma, thanë e çka nuk thanë keq për Ty, pasi vdiqe.


Më fal vlla Ali, që sot edhe në murin tim, tek shkrimet që i qita për të përkujtuar Ty, u munduan me të vra, me të poshtru e me shpif për Ty. Kosova sot më nuk është gjaku që nuk falet, sepse ajo u fal, u shit e u poshtru katërcipërisht. Po ta marr lakmi vdekjen tënde. Bile më nuk shef se çka po shef Kosova jote e populli yt i „poshter“ , që e dashte dhe që një jetë i shkrove vargje e vargje.
Sot na shanë prap Ty dhe mua. Po më shajnë çdo ditë. Por ti na mësove e na le Epitaf jetsor . Poezia jote “Qeshu vlla” më ka hy në punë shumë here. Me sa zë që kisha I thash vargjet:

”Edhe kur të shajnë
edhe kur të ndjekuin 
Edhe kur të rrafin publikisht
-Qeshu vlla”!

Qesha vlla i dashur qesha. Qesha me vetëveten tone se si jemi e ku po vemi.
Më fal vlla poeti i kombit Ali Podrimja. Unë nuk të harroj!

21.07.2015
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi