Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - IN MEMORIAM PATRIOTIZMIT

Shko poshtë

AGIM GASHI - IN MEMORIAM PATRIOTIZMIT Empty AGIM GASHI - IN MEMORIAM PATRIOTIZMIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 10, 2015 12:38 pm

AGIM GASHI - IN MEMORIAM PATRIOTIZMIT 10402402_10152308951364077_5862470472742135895_n

AGIM GASHI

IN MEMORIAM PATRIOTIZMIT


Seç na ishte njëherë moti
Patriotizmi jonë i gjallë, 
Në të gjithë shpirtnat e popullit
Pjesë-pjesë ishte shpërnda.


Dikush ma t´madhe e dikush ma t´vogel
Copa patrote kishin n`zemër, 
Ipnin jeten e sakrifikoheshin
Për ATDHE këtë t´bukurin emen.

Kishte spiuna por ishin pak
I njifshin populli e i largonin, 
Erdhi koha prap po i mbledhin
Hajna e pisa prap i afronin.

Si ndryshuen ato kohna
U shkrin pjesët patriotike, 
U zavendsuen me kokrra hajnash
Kokrra pisash idiotike.

Si ka hy n´popull lakmia
Sa thellë në shpirtna ka sharrue, 
T´u e prish çdo gja hyjnore
Mbarë njerzoren t´u e shkatrrue?

Sot me pa dikund patriot
Ashtë i varfen e leckaman, 
Nuk e shiqojnë t´shkretin me sy
Askush ma hesap se ban.

N´hoxhollar ka hy harami
N´politik ka hy hajnia, 
Vidh hoxha e vidh ministri
Përditë ma e varfen bahet Arbnia.

Ua qet Zoti me i provue
Sa patriotizem në ne ka mbetë?
Si del kush askuj në ndihmë
Sa e çuditshme u ba kjo jetë?

Me na e kerku sot me e caktue
Sa ptriotizem ka shqiptari, 
Parametrat kan me tregue
Ma patriot na del gomari.

Sa patriota mbeten n´atdhe
Askush sot ma nuk e di, 
Pa na ra me na ba tokë
Edhe njiherë shtriga Serbi.

Dikush këtë po e kerkon
Pobratimat prap me i prue, 
Disa ISIS-in e kerkojnë
Këtë atdhe krejt me shkatrrue.

II
Ka me shku e me u hollue
Patriotizmi i shqiptarit, 
Por nji ditë ka me u ngritë
Vendin e pare me ja marr gomarit.

10.08.2015
Düren

Në foto: Betimi i gomarëve me e mbrojtë atdheun na tradhtari njeri!





AGIM GASHI - IN MEMORIAM PATRIOTIZMIT 11866251_10153095690899077_2747904558659408683_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi