Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fahri Xharra - E kujt është Maqedonia ?

Shko poshtë

Fahri Xharra - E kujt është Maqedonia ?  Empty Fahri Xharra - E kujt është Maqedonia ?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2015 12:44 pm

Fahri Xharra - E kujt është Maqedonia ?  11822293_1011174555582811_5026975191073203479_n
FAHRI XHARRA - E KUJT ËSHTË MAQEDONIA?

Reagim ngaj videos:

Kjo video ua sjell infarktin Fahri Xharroviqëve” [VIDEO]





Aktivistët e rrjeteve sociale: “Kjo video ua sjell infarktin Fahri Xharroviqëve” [VIDEO]


Tribunë e organizuar dhe e mbajtur nga të rinjtë nga Shkupi në muajin Ramazan. Shkupi dhe jo vetëm, vazhdimisht ka rritje të të rinjëve që lidhen me Xhamitë – vendfaljet ku adhurohet vetëm Allahu, shkruan ilirida.net.


Pas debateve të ashpra me kontraverzin e njohur kosovar nga gjakova, Fahri Xharra, dhe debatet e zhvilluara me të zakonisht nuk dijnë të ndalen, porse ato veçse vazhdojnë dhe madje eskalojnë.. dhe posaqërisht pas fyerejeve të tij të fundit ndaj shqiptarëve muslimanë, sidomos ndaj shqiptarëve që jetojnë në Shkup dhe rrethinë, ku i ka fyer rëndë me etiketa prej më të ndryshmëve, shumë nga aktivistët e rrjeteve sociale kanë filluar të parodizojnë me të dhe çiftin e tij, me urrejtjen patologjike të tij ndaj gjithçkaje Islame.
“Këto pamje janë të rënda për çiftin e Fahri Xharrës dhe të ngjashmëve, i këshillojmë që mos t’i shikojnë, sepse mund t’ju bie pika në tru apo të pësojnë ndonjë infrakt” ka shkruar njëri në facebook dhe duke ia shtuar këtë video që mund ta përcillni në vazhdim. (www.ilirida.net)

________________________________________________________________________________


REAGIMI:


[ltr]Nëse mendohet që shqiptaria është vetëm e imja , atëherë qenkam një komb për keqardhje , për vajtim dhe për Zi kombëtare. Atëherë qenka e “vërtetë “ teoria e Hasan Kaleshit dhe e hoxhallarëve shqiptar nga të gjitha viset shqiptare që ne “ ishim vetëm 1% “ në këto anë kur erdhi turku. Por , jo nuk është ashtu.
Portalet në Maqedoni shkruajnë”: “Pas debateve të ashpra me kontraverzin e njohur kosovar nga gjakova, Fahri Xharra, dhe debatet e zhvilluara me të zakonisht nuk dijnë të ndalen, porse ato veçse vazhdojnë dhe madje eskalojnë.. dhe posaqërisht pas fyerjeve të tij të fundit ndaj shqiptarëve muslimanë, sidomos ndaj shqiptarëve që jetojnë në Shkup dhe rrethinë, ku i ka fyer rëndë me etiketa prej më të ndryshmëve, shumë nga aktivistët e rrjeteve sociale kanë filluar të parodizojnë me të dhe çiftin e tij, me urrejtjen patologjike të tij ndaj gjithçkaje Islame. “ E bukur , kjo !
|Një tribunë që qenka mbajtur në Shkup në muajin e Ramazanit paska : “Tribunë e organizuar dhe e mbajtur nga të rinjtë nga Shkupi në muajin Ramazan. Shkupi dhe jo vetëm, vazhdimisht ka rritje të të rinjve që lidhen me Xhamitë – vendfaljet ku adhurohet vetëm Allahu,”( shkruan ilirida.net. )”
Vetëm një gjë shqiptarëve mysliman të Maqedonisë : Nuk po qaj` se po më dhimbseni ju , por po më dhimbsen tokat tona , ato toka të trashëguara nga të parët tanë nga parahistoria , ju me ndihmën e Erdoganit , po ia falni Sllavit . Dhe udha e mbarë iu qoft në mëshiren e turkut dhe të sllavit !

Unë si publicist ,jam krenar që jam gjakovar dhe që i takoj frymës së trimave gjakovar Bajram Daklani dhe Bajram Curri” ÇLIRIMI I SHKUPIT DHE NGRITJA E FLAMURIT KOMBËTAR NGA BAJRAM DAKLANI MË 12 GUSHT TË VITIT 1912 “”“…….Për këtë qëllim,më 11 gusht nga Gjakova në Ferizaj kishte arritur edhe Bajram Daklani me luftëtarët e tij si njëri ndër udhëheqësit kryesor të luftës nga Krasniqja e Reka, i cili bënte pjesë në grupin e rangut të prijësve madhor të kryengritjes së përgjithshme kombëtare.
Si pjesëmarrës aktiv dhe strateg i shumë betejave të mëdha të zhvilluara gjithandej trojeve tona etnike, ai me 200 bashkëluftëtarët e tij trima,që me 12 gusht të vitit 1912,nga Ferizaj do të futej triumfalisht në kryeqytetin e sapoçliruar të Kosovës në Shkup ku sipas gazetës “Shkupi” të datës 19 gusht të vitit 1912, pas 500 vjetësh sundimi turk, Bajram Daklani i pari do ta ngrinte lartë dhe me krenari, Flamurin Kombëtar Shqiptar.” 

(http://shqiperiaebashkuar.info/2015/08/clirimi-i-shkupit-dhe-ngritja-e-flamurit-kombetar-nga-bajram-daklani-me-12-gusht-te-vitit-1912/ )

Por ç`i bësh , kur turku dhe sllavi janë më të fuqishëm dhe iu mbushen mendjen shqiptarëve që nuk janë shqiptar , që iu mbushën mendje që janë të vonshëm ne ato anë , që i solli turku !
( Inteligjenca dhe politika shqiptare heshtin dhe bëjnë sehir , dhe me durimin prej bualli e shofin dhe e aprovojnë katrahurën shqiptare në Maqedoni)

Edhe një porosi : “ Zhdukuni , ju shqiptarë mysliman të Maqedonisë, shkoni e tretuni në zallin e Arabisë! por populli shqiptar nuk do te vdes , se i kemi edhe 300 000 shqiptar tjerë që do ta vazhdojnë farën tonë që s`humbet kurrë “
Aktivistët e rrjeteve sociale, paskan shkruar “Kjo video ua sjell infarktin Fahri Xharroviqëve” [VIDEO].
“Këto pamje janë të rënda për çiftin e Fahri Xharrës dhe të ngjashmëve, i këshillojmë që mos t’i shikojnë, sepse mund t’ju bie pika në tru apo të pësojnë ndonjë infarkt” ka shkruar njëri në facebook dhe duke ia shtuar këtë video që mund ta përcillni në vazhdim “
E sigurt është se çka shihet në atë video është për tu vajtuar > në vend se nga ata të rinj të krijohen doktorë , inxhinierë , astronom , astronaut , politikan të ndershëm , shkrimtarë të nivelit botëror, Ju krijoni hoxhallarë të cilët do ta marrin për detyrë që edhe shqiptarin e fundit në Maqedoni , ta zhdukin .Ju lumtë !
“Këto pamje janë të rënda për çiftin e Fahri Xharrës dhe të ngjashmëve, i këshillojmë që mos t’i shikojnë, sepse mund t’ju bie pika në tru apo të pësojnë ndonjë infarkt” shkruhet më tutje . Tribunë në Shkup?
[/ltr]
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi