Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diana Halilaj:Perse duhet te heshtim? (poezi)

Shko poshtë

Diana Halilaj:Perse duhet te heshtim? (poezi) Empty Diana Halilaj:Perse duhet te heshtim? (poezi)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2009 2:07 pm

Perse duhet te heshtim?


Diana Halilaj




Perse duhet te heshtim?
Kur e dime qe eshte gabim
Perse duhet te tolerojme
Dhe te vazhdojme jeten ne mjerim
Perse duhet te hakmerremi vete
Per te keqijat qe na behen
Perse ska ligje qe te "fortet" te zbehen
Perse "ligji", "pushteti" jeten na e roberon
Perse langojt e politikes
Luajne me jeten tone
Perse epshet per pushtet smunden te ndalen
Edhe kur derdhet gjak
Prap sduan tia dine
Pa ti veme gishtin kokes
A duhet qe gjithe jeten te jetojme ne kete mjerim?
Ti mbijetosh se keqes
Ke nevoje per ngushellim
Po si su gjet nje njeri i ndershem
Qe cdo gje te ndryshoje?
Si nuk u gjet nje mendjendritur
Qe per popullin te punoje
Qe ky popull e vend te mekembet
Per shushunja ska nevoje
Nuk ka me gjak ne trup
I lodhur, stermunduar nga vuajtjet
Si do te mbijetoje
Ah! Sikur te kisha nje grusht te fuqishem
Si ne vargjet e Migjenit
Ta shembja varferine, etjen per pushtet
E ta kthenim vendin tone te shenjte ne parajse
Qe emigrimin ta harronim
Qe djemte e vashat te jetojne
E te trashegojne trojet e te pareve
Dhe le te harrojme gjakmarrjet
Te mos e derdhim kot gjakun e shqiptareve
Ti rrisim femijet me dashurine per token e te pareve
Dhe kurre te mos harrojme amanetet e gjysherve
Dhe te baballareve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi