Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baton Skandali hetohet nga Prokuroria

Shko poshtë

Baton Skandali hetohet nga Prokuroria Empty Baton Skandali hetohet nga Prokuroria

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2015 10:21 pm

Baton Skandali hetohet nga Prokuroria Auto_ba1439444360

Baton Skandali hetohet nga Prokuroria


Listat e Speciales shkaktojnë përplasje me eksponentë të medias 
Milaim Zeka drejton akuza të rënda ndaj Haxhiut


"Unë di të të them dy gjëra Baton. E para, s'ka njeri që të beson, dhe e dyta, ti je shembulli më i keq i çdo gazetari shqiptar, ngase ti je sinonim i gazetarit që Bibël, Kuran, Zot e atdhe, ka paratë. Po të ketë prokuror Kosova, ti prej kohësh do të ishe në Dubravë. Pasuria jote i kalon 4 milionë euro. Ti je aksionar edhe në një spital, për çka je duke u hetuar", ka shkruar Zeka në rrjetet sociale. Ndërkaq ende nuk ka pasur një reagim nga Baton Haxhiu, ndërsa nga ana tjetër nga Prokuroria e shtetit kemi mësuar se emri i Baton Haxhiut ndodhet në dosjen hetimore ne Prokurorinë Speciale në rastin e stentave
Debati që ka nisur në lidhje me listën e personave që do të procedohen nga Gjykata Speciale ka hedhur dritë edhe mbi çështje të tjera, të përfolura por të papublikuara më herët. Kështu, gazetari Milaim Zeka, ndërsa ka folur rreth listës së personave që pritet të kalojnë në duart e Gjykatës Speciale, është ndalur tek gazetari Baton Haxhiu, duke e quajtur atë shembullin më të keq të gazetarit shqiptar dhe se është pasuruar në mënyrë joligjore. Për më tepër, sipas Zekës, Baton Haxhiu po hetohet nga Prokuroria në cilësinë e aksionarit të një spitali privat. "Unë di të të them dy gjëra Baton. E para, s'ka njeri që të beson dhe e dyta, ti je shembulli më i keq i çdo gazetari shqiptar, ngase ti je sinonim i gazetarit që Bibël, Kuran, Zot e atdhe, ka paratë. Po të ketë prokuror Kosova, ti prej kohësh do të ishe në Dubravë. Pasuria jote i kalon 4 milion euro. Ti je aksionar edhe në një spital, për çka je duke u hetuar", ka shkruar Zeka në rrjetet sociale. Ndërkaq ende nuk ka pasur një reagim nga Baton Haxhiu, ndërsa nga ana tjetër nga Prokuroria e shtetit kemi mësuar se emri i Baton Haxhiut ndodhet në dosjen hetimore ne Prokurorinë Speciale në rastin e stentave.


Përfshirja në rastin e stentave


Burime nga Prokuroria e shtetit konfirmuan për gazetën "Kosova Sot", se Baton Haxhiu është pjesë e dosjes së skandalit të stentave. "Emri i Baton Haxhiut është në dosjen e skandalit të stentave. Për shkak të hetimeve nuk mund të flasim më shumë", ka thënë një burim i gazetës, i cili ka qartësuar më tej pozicionin e Haxhiut në spitalin "Eda". Sipas të njëjti ai është bërë aksionar për shkak se spitali nuk ka paguar paratë e reklamës në televizionin ku Haxhiu punon. Skandali i stendave është i lidhur me mjekët të cilët dyshohen se janë përfshirë në mashtrime të pacientëve me stenta, duke i dërguar këta të fundit nga QKUK-ja në klinika private. Të dyshuar në këtë rast janë mjekë të QKUK-së dhe të disa klinikave private që veprojnë në Kosovë, përfshi Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocaogllu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Elfedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra. Ndërkohë në mesin e të dyshuarve të përfshirë në këtë skandal është edhe ishministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Në Tetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës pati arrestuar 9 mjekë, si dhe pati intervistuar ministrin e atëhershëm te Shëndetësisë, si dhe sekretarin permanent të kësaj ministrie, Gani Shabanin. Hetimet në rastin e stentave janë kryer nga prokurori Besim Kelmendi, por me largimin e tij në Prokurorinë e shtetit, pritet që lënda t'i ndahet një tjetër prokurori javës që vjen. Më herët nga prokuroria kemi mësuar se hetimet në rastin e stentave janë zgjeruar, pasi janë siguruar prova të reja.


Dyshimet për pasurinë e kundërligjshme


Pas konfirmimit nga Prokuroria e shtetit në lidhje me emrin e Baton Haxhiut si pjesë e dosjes hetimore të stentave, analistë të ndryshëm në vend kanë kërkuar hetimin pasurisë së tij që siç thuhet nga Milaim Zeka shkon në shifrën e 4 milionë eurove. "Nëse emri i Batoni Haxhiut është në dosjen e rastit të stentave, patjetër që duhet të hetohet pasuria e tij, por jo vetëm e tij, por të gjithë njerëzve të implikuar në këtë këtë skandal, që shkaktuan vdekjen e qindra njerëzve. Prokuroria e shtetit e ka për detyrë që t'i hetojë të gjithë politikanët, biznesmenët dhe bishtat e tyre, se si u pasuruan në Kosovën e pasluftës, kur e dimë të gjithë se në çfarë gjendje financiare kanë qenë para luftës. Dhe përveç dënimeve të rënda me burg, ajo pasuri e tyre të krijuar në kurriz të këtij populli, t'u konfiskohet dhe t'u kthehet prapë popullit, që po vuan nga këta kriminelë të politikës dhe parapolitikës, të cilët e kanë kapur shtetin aq keq për fyti, sa që as zotin s'po e njohin më, e lëre më popullin", është shprehur analisti Faik Krasniqi. Edhe sipas analistit Isa Mulaj, duhet të hetohet jo vetëm pasuria e Baton Haxhiut, por edhe personave të tjerë që mund të kenë lidhje me të. Sipas Mulajt është ky shkaku (pasuria e kundërligjshme), që e ka detyruar Baton Haxhiun të merret me listën e emrave që do të procedojë Gjykata Speciale. "Natyrisht se duhet të hetohet, jo vetëm prejardhja e pasurisë së Baton Haxhiut por edhe shumë të tjerëve. Lëvizjet e fundit dhe spekulimet e Batonit për të ashtuquajturën listë të personave me të cilët kinse do të merret Gjykata Speciale, krijojnë dyshimin se ky e bën një gjë të tillë nga një zor për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit tek tjetërkush. Është me rëndësi se themelimi dhe funksionalizimi i Gjykatës Speciale paralelisht do t'i japë një shtytje edhe konsolidimit të gjykatave vendore, e nëse Baton Haxhiu ka dosje në prokurori, atëherë gjasat për hetim të vendosur janë më të mëdha se kurrë më parë. Batoni sigurisht se është i vetëdijshëm për këtë, prandaj edhe duket se po i frikësohet tendencave serioze për vendosmërinë e sundimit të ligjit", ka thënë Mulaj.


Bashkëpunimi me klanet mafioze


Sipas veprimtarit Reshat Badallaj, i cili është gatshëm të dëshmojë edhe para organit të akuzës, ky i fundit duhet të hetojë edhe nëse u takua Baton Haxhiu me Dragan Raqën në Serbi, për pasuri të paligjshme. "Dihet botërisht se Baton Haxhiu është pasuruar në mënyrë të paligjshme duke i vjedhur pasurinë e Kosovës. Baton Haxhiu, përpos zullumit zinxhiror që i shkaktoi vendit duke bashkëpunuar me klanet mafioze serbiane, aty u lidh edhe me bandën Devolli. Rasti më i fundit, është kur mesiti serbian, Baton Haxhiu, duke bashkëpunuar me kanalet e nëntokës serbe, zbrazën depot e kafshëve në qytetet e Serbisë me krunde kafshësh dhe i shitën e i shtruan në sofrat shqiptare për miell. Qindra tonë krunde kafshësh hynë pa u doganuar në Kosovë e Shqipëri duke përfituar dhe trashur xhepin ky bandit, Baton Haxhiu", është shprehur veprimtari Badallaj. Sipas të njëjtit, Baton Haxhiu, është i lidhur ngushtë me bandën mafioze shtetërore të Kosovës. "Prapa shpinës të këtij banditi pa dyshim se qëndron edhe Qeveria e Kosovës. Baton Fazli Haxhiu, është edhe këshilltar i kryekuvendarit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit. Prokuroria e shtetit, përpos se duhet të hetojë pasurinë e paligjshme Baton Haxhiut, duhet të hetojë edhe pasurinë marramendëse të bandës shtetërore të Kosovës. Kjo bandë bashkë me mesitin serb, Baton Haxhiu e kanë bërë zap edhe gjyqësinë dhe prokurorinë, ndaj, ky i kishte duart e lira të veprojë me kontrabandë në Kosovë dhe haraçin ta ndajnë bashkë me banditët shtetërorë. Prokuroria të mos rrijë duarkryq, por duhet të veprojë menjëherë kundër kësaj bande kriminale për të shpëtuar Kosovën. Isha i pari që në gazetën lidere në Kosovë, "Kosova Sot", i shkrova letër të hapur në publik, kryeprokurorit të porsazgjedhur të shtetit, zotit Aleksandër Lumezit, që menjëherë të burgosen banda Devolli dhe mesiti serb Baton Haxhiu", ka thënë më tej Reshat Badallaj.

Qëllimi i pushtetit, çoroditja e popullit



Ndërkaq, flitet se Baton Haxhiu ka lidhje edhe me privatizime të kundërligjshme siç është rasti i fabrikës së amortizatorëve, i cili po hetohet nga Prokuroria Speciale. Por gjithashtu thuhet se nëse prokuroria do të marrë guximin të rihapë çështjen e Dino Hasanajt mund të zbardhen detaje të reja. Pak ditë më parë ka qenë avokati Tom Gashi i cili ka rikthyer edhe njëherë në vëmendjen vdekjen e ish kreut të AKP -së. Dino Hasanaj, por më tej mbetet për t'u parë qëndrimi i prokurorisë së shtetit. Ndërkaq sipas analistit Isa Mulaj, vetëm Gjykata Speciale mund t'i zbardhë këto çështje që janë enigmatike për mbarë opinionin publik dhe që janë zvarritur nga organet hetuese vendore. "Tema e Gjykatës Speciale sikur ka filluar t'ua ngjallë shpresat qytetarëve se po vjen koha e thyerjes së censurës dhe kërcënimeve kundër lirisë së shprehjes. Këto shpresa do të materializohen posa Gjykata të themelohet dhe bëhet funksionale. Do të dalin në shesh shumë raste interesante për të cilat opinioni publik ende nuk e di të vërtetën. Mirëpo, disa gazetarë që e kanë "mizën mas veshi" kanë filluar shumë herët të merren me spekulime dhe akuza se kë do akuzojë Gjykata. Këtë janë duke e bërë nga frika, sepse po dolën të vërtetat në shesh, gazetarët e tillë do të diskreditohen. Shqetësimi i tij po përcillet me propagandën e një sulmi paraprak ose siç njihet në anglisht "preemptive strike" kundër të tjerëve, që ka për qëllim ta mbrojë veten duke i etiketuar të tjerët, thua se Gjykata Speciale do të jetë injorante dhe nuk ka ide se kë duhet ta akuzoj", ka thënë Mulaj duke iu referuar emrit të Baton Haxhiut, i cili së fundmi është marrë me temën e Gjykatës Speciale. Ndërsa sipas analistit Faik Krasniqi, tema e Gjykatës Speciale po përdoret për të hedhur mjegull dhe për të lëkundur organet hetuese vendore në punën e tyre. "Kosova dhe qytetarët e saj, kanë me mijëra probleme nga të cilat po vuajnë, nga ky pushtet mafioz dhe të korruptuar, e nuk do të ishte e udhës që vëmendja e këtyre problemeve që e shkatërruan këtë shtet dhe këtë popull, të përqendrohet tek debati i listave të Gjykatës Speciale, e sidomos kur këto lista përpilohen nga njerëz që janë pjesë e këtij pushteti mafioz. Prandaj ky është qëllimi i këtij pushteti, që përmes veglave të tyre të mediave ta çorodisin popullin, në mënyrë që popullata e Kosovës t'i harrojnë mijëra problemet që i kanë, të shkaktuara nga këta mafiozë dhe kriminelë të pushtetit", ka thënë Krasniqi.  (KOSOVA SOT)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Baton Skandali hetohet nga Prokuroria Empty Milaim Zeka zbardh pasurinë e paligjshme të Baton Haxhiut: Ti je aksionar edhe në një spital, për çka je duke u hetuar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2015 10:25 pm

Baton Skandali hetohet nga Prokuroria Auto_mila1439326799

Milaim Zeka zbardh pasurinë e paligjshme të Baton Haxhiut: Ti je aksionar edhe në një spital, për çka je duke u hetuar


Milaim Zeka, i cili së fundi është bërë kryefjalë e të gjitha lajmeve që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale sepse ka publikuar dy lista me emrat e personave që do të akuzohen nga Gjykata Speciale dhe kjo listë po i kontestohet nga shumë figura publike.
Së fundi, kolegu i tij gazetar, Baton Haxhiu ka publikuar një shkrim ku gjuan thumba drejt Zekës e kjo e ka nxitur këtë të fundit të bëj një reagim në llogarinë e tij në Facebook duke përdorur edhe shprehjet klishe të Zekës.


Më poshtë lexoni reagimin e Zekës:


"Prap e paska dhi Baton Haxhiu!
Baton Haxhiu, pasi qe ka heshtur sikur Ariu Sovjetik, sot paska leshuar nje batare kunder listes qe kam botuar me emrat ne listen A, te cilet, sipas hetimeve paraprake do te akuzohen.
Jam shume i sigurte, qe ashtu siq u be me porosi nje liste me emra te tjere, ku u hoqen emrat e Hashim Thaqit, Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, edhe ky reagim vjen nga padronet e Batonit. Perderisa kolegu i tije qe perpiloi listen e dyte, hane vetem taxhine e PDK-se, Batoni ua hane te gjitheve: PDK se, AAK se, Nismes, LDK se e VV.
Batoni e din, te pakten ai e din per veten e tije, qe perpos temave te sexit, sahere ka shkruajtur dicka me rendesi, gjithmone ka pasur nje porosi. Ai e din se kush e kishte porositur me 1998, qe te me merrte ne telefon nga Prishtina ne Stokholm, per ta kordinuar nje takim ne mes Bujar Bukoshit dhe Azem Syles. Nejse po e leme kete teme.
Batoni e din se si shkruan: O me porosi, sikur kesaj radhe, o me shantazhe, duke i detyruar njerezit te paguajne. Per marifetin e dyte munde te rrefehet Behgjet Pacolli, kuptohet nese don...
Per mos me zgjate shume e me tjerre lesh si Baton Haxhiu, une po i beje thirrje publike, jo per te, po per hire te departamentit te lajmeve, qe te vie ne emision, sebashku me kryeredaktorin dhe po ja tregoj listen. Nese nuk kam liste nga nderkombetar, me emer e mbiemer, me vule e te gjitha, jo burime anonime, une do ja doreheqje nga jeta publike. Nese e kam listen, a mundet Batoni te ma jap fjalen qe do haj vetem lakra dhe karrota, si puna e lepurit, e nuk ka nevoje me hanger mut sipas porosise.
Te gjithe ata qe jane ne liste, qe te gjithe e dine se lista e publikuar ekziston dhe eshte e vertete. Sa paret i ka marre Batoni per t i qetesuar shpirterat e trazuar, vetem ai e din.
Une di te te them dy gjera Baton. E para, s ka njeri qe te beson, aqe sa dikush do i besonte nje prostitute qe eshte virgjine.
E dyta: Ti je shembulli me i keq e cdo gazetari shqiptar, ngase ti je sinonim i gazetarit qe bibel, kuran, zot e atdhe, i ka paret.
Me pas prokuror Kosova, ti moti do ishe ne Dubrave. Pasuria jote i kalon 4 milion euro. Ti je akcioner edhe ne nje spital, per cka je duke u hetuar...
Kaq kesaj radhe Baton!!!"


(Kosova Sot)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi