Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protestuesit: Qeveria po bënë vrasje masive në Drenas (Foto)

Shko poshtë

Protestuesit: Qeveria po bënë vrasje masive në Drenas (Foto) Empty Protestuesit: Qeveria po bënë vrasje masive në Drenas (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2015 2:24 pm

Protestuesit: Qeveria po bënë vrasje masive në Drenas (Foto)


Protestuesit: Qeveria po bënë vrasje masive në Drenas (Foto) Largea_unnamed1439978522
Foto: Bota sot


(E plotesuar) - Banorët e Drenasit sot kanë protestuar para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të udhëhequr nga Ferid Agani, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ndotjes që po shkaktohet ngaFerronikeli. Ata thanë se kjo qeveri po shkel të drejtat elementare të njeriut në Drenas, duke bërë kësisoj vrasje masive të tyre.
Banorët ankohen se numri i rasteve të prekura nga kanceri në këtë qytetet dhe rrethinën e tij po shtohen vazhdimisht. Ata thanë që kjo protestë nuk mund të quhet protestë por vetëm aksion simbolik për kërkesat e tyre.
Megjithatë, paralajmëruan në rast se qeveria nuk merr hapa konkretë nuk do të dalin vetëm anëtarët e kuvendit komunal dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, por do të ftohet të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin në protestë, pasi që siç thanë ata nuk është me rëndësi një fabrikë por shëndeti i qytetarëve. Protesta zgjati 30 minuta.
Fillon protesta para Ministrisë së Ambientit, kundër ndotjes së ajrit
Dhjetëra qytetar të Komunës së Drenasit kanë filluar protestën para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë.
Protestuesit kanë vendosur maska ndaj pluhurit, ndërkohë në duar po mbajnë pankarta ku shkruan ” Ku janë të dhënat rreth ndotjes së Drenasit”, “Çka po fshiheni nga qytetarët e Drenasit” dhe të tjera.
Protesta, sipas organizatorit, paraqet aksion simbolik i banorëve të Drenasit për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me mosmonitorimin e mjedisit, ajrit, në këtë komunë nga ana e Ministrisë, ndërkohë që, siç thonë, Operatori Ekonomik NewCo Ferronikeli në vazhdimësi po liron erë të pakëndshme dhe tym frymëzënës.


Protestuesit: Qeveria po bënë vrasje masive në Drenas (Foto) Dr1
Protestuesit: Qeveria po bënë vrasje masive në Drenas (Foto) Dr2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi