Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Kangëtarëve të kohes

Shko poshtë

Agim Gashi:Kangëtarëve të kohes Empty Agim Gashi:Kangëtarëve të kohes

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2015 2:37 pm

Agim Gashi:Kangëtarëve të kohes Agim-gashi



Agim Gashi:Kangëtarëve të kohes


Agim Gashi:Kangëtarëve të kohes 11-12-06-43789_1


O ju vllazën motra t'kangës
Sot për ju du me këndue,
Keni ikë m'kini lanë vetëm
Me respekt me ju kujtue!


I dridh telat e sharkisë
Tuj knu kangët pa pushim,
Se pa emnat tuj në kangë
Nuk del mirë as zani im.


Nuk del mirë as zani im.
Si n'pranverë po çilet moti,
N'Elbasan Jusuf Myzyri
Hije ban sa Labinoti.


Fill pas tij vjen Ymer Riza
Za i bukúr nga Gjakova,
Atë sharki me dymbdhet tela
Ja kujton e tanë Kosova.


Dridhte bjeshkët e Zhegofcit
Nji poet zemër kangtari,
Kur ia merrte me hov kangës-
Rizah Strellci atdhetari.


Nga Gjakova prap ndihej kanga
Me sharki, fyell e loder,
Në Çabrat bashkë me bilbilat
Sa mirë ja thoshte Qamili i Vogel.


Nji sharki sot po rrin vjerrun
Për me e prek në zemër plasa,
Vetë me knu e vetë me i ra
Tjeter skishte si Rizah Bllaca.


Dervish Shaqa legjendë kangesh
N´diktatur kërkoi ndihmen,
U mashtrova me gjithë sharki
Tue lyp veren e gjeta dimen.


Në Angli në mes të Londres
Me kangë i treguen Evropes,
Ia thanë Salih e Feriz Krasniqi
Jem´ nga Shqipnia të asaj toke.



Bajrush Doda za falklori
Në dekada ai dhe këndimi,
Faqja e bardhë e mbarë kombit
E pat lule  Dukagjini.


Nga Tropoja përmbi shkrepa
Nji za vajze bukur doli,
U shpernda mbi qiell të Arbnit
Kur këndoi Fatime Sokoli.


Sa dekiku bahej sahati
shkrihej kanga për Shqipninë,
me violinë Halil Berati,
kangë e tij zemrat përtrinë!


Selimi i Bratajve, Xhevat Avdalli,
Mentor Xhemali, Hasan Preza,
n´sy t´perlotun hiqej malli,
pasuni na lan për breza!


Kush ja thoshte ma mirë në Shkoder
Atje përtej dhe Namazgjasë,
Ishte Heti pra i Molla Syles
Kanga e tij shetit n´dynja.


Nji bilbil i kanges shqipe
Fluturon n´fusha e shkrepa,
Çilnin lulet e shtohej jeta
Kur këndonte Fitnete Rexha.


Ah ç´jehonte za i paster
Nga ajo rranzë e Murturit,
Me kangë zemre ai Feim Jupa
Gjuhë i jepte edhe gurit.


Ku nis vargu me Balada
Nis përkulet me mall Kosova
Kurrë s'harrohet kur vjen kanga
Me za t'dashtun Nazmie Hoxha.


Mbi Gjakovë atje n´Çabrat
Nga nji za po leviz guri,
Vjen si hije ja thotë kanges
Ndër martirë Esat Bicurri.


Kangë e valle trolli arbnor,
n´daç gegnishte e n´daç toskërisht,
me parodinë n´Delvinë e Vlorë,
dhe pleqt vallzonin beqarisht!


Për veç një serenatë Korçe,
shpirtin tim ta la në dorë,
n´daç folklor, n´daç popullorçe,
ah Shqipni, je Zonjë me orë!


Ju që ikët e latë kangën
Që nga Nishi e n'Çamëri,
Ju kujton si zemra ime
Ditë për ditë kjo Nanë Shypni.


Në fund dy vargje për veten time
Se sëshpejti do të vi te Ju,
Amanet brezave në kalim
Kangën shqipe me këndu.


09.11.11
Düren-A.G.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi