Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - GANI GECI NUK LIHET REHAT AS NË SHTËPI

Shko poshtë

AGIM GASHI - GANI GECI NUK LIHET REHAT AS NË SHTËPI Empty AGIM GASHI - GANI GECI NUK LIHET REHAT AS NË SHTËPI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 23, 2015 9:47 pm

AGIM GASHI


GANI GECI NUK LIHET REHAT AS NË SHTËPI
AGIM GASHI - GANI GECI NUK LIHET REHAT AS NË SHTËPI 11885032_10153125185104077_4743727783583275120_o

Shkrimi me titull “Arrestohet prokurorja e rastit të Gani Gecit, Vahide Badivuku”, më bëri të ndjehem teper i tronditur. i indinjuar për gazetarinë shqiptare dhe plasimit të lajmeve në gazeta, TV dhe portale.
E lexova me vemendje shkrimin dhe e analizova duke mu paraqit para syve edhe disa shkrime tjera që lidheshin për Gani Gecin pa asnjë nevoj. Po çka kishte sot Gani Geci me Prokuroren Vahide Badivukun? Ose, ç kishte Gani Geci me Arben Gecin kur shifet me një foto me Beg Rizen dhe Donjeta Kelmendin? Mu ka mbush mendja, se një pordhë me u bë në Drenicë e Skenderaj, do të mbushen gazetat me tituj senzacional se „Pordhi Gani Geci, ish Komandanti i Llaushes“.
Po marria bre njerz, nuk ka kufinjë. Nuk është në pyetje këtu vetëm Gani Geci, por lidhja e disa dukurive për persona tjerë, me mbiemer të njejtë, apo për ta bërë lajmin senzacional për klikime, bjen në kundershtim me ligjet në fuqi mbi informimin publik, jo vetëm te ne por gjithkund në botë.
Unë sdi se a i kontrollon ndokush këto media, por për gjëra të tilla, në shtetet demokratike, denohen, gjobiten deri me mbylljen e gazetave, madje autoret edhe me burg.
Dinjiteti i njerzëve nuk rrezikohet për disa klikime portalike, andaj keni kujdes se si i lidhni ngjarjet dhe lajmet. Askush nuk e ka të drejten e shpifjeve të tilla, si ishte shkrimi i sotem të cilin e lansuan dhjetra portale e gazeta, me rastin a arrestimit të Prokurores Vahide Badivukut.
Lajmet e rreme se Prokuror i Gani Gecit janë Vahide Budakova apo edhe Gjanatam Ratelli, janë mase të rrejshme dhe nuk përkojnë me të vërteten. Autori i shkrimit duhet të denohet dhe të përgjigjet para drejtsisë për shpifje. Bshkë me këtë autor, duhet të përgjigjen edhe shumë tjerë, të cilët hiperbolizojnë lajme të tilla, i bëjnë ato senzacionale, vetëm e vetëm që të kenë klikime në portalet e tyre, pa medu se dikush mund ta pësoj nga këto „lajme“ idiotike, shpifëse. Ligji duhet të veproj, dhe ata që kontrollojnë shtypin, duhet të jenë vigjilent.



AGIM GASHI - GANI GECI NUK LIHET REHAT AS NË SHTËPI 11914931_10207821399112595_340192278_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi