Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e aksidentoi veturën e kryetarit të Pejës?

Shko poshtë

Kush e aksidentoi veturën e kryetarit të Pejës? Empty Kush e aksidentoi veturën e kryetarit të Pejës?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2015 9:21 pm

Kush e aksidentoi veturën e kryetarit të Pejës?


Kush e aksidentoi veturën e kryetarit të Pejës? Largea_kush-e-aksidentoi-vetur-euml-n-e-kryetarit-t-euml-pej-euml-s_hd1440437048

Vetura zyrtare e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është dëmtuar në një aksident dhe nuk është paraqitur rasti në polici. Veturën e kanë dërguar në një fshat larg syve të qytetarëve, e kane mbuluar me një najlon të madh dhe ia kanë heq tabelat.
Se kur ka ndodhur ky aksident ende nuk dihet, pasi nuk jepen informacione nga komuna.
Drejtori komunal i Administratës, Fatmir Asllani nuk kishte njohuri se çka i ka ndodh makinës së kryetarit. “Qe një javë jam në pushim dhe nuk kam njohuri”, tha Asllani.
Ndërsa zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, pohoi se rasti është paraqitur në polici dhe se i aksidentuari sipas Zefajt qenka shoferi i kryetarit.
“Policia është duke e trajtuar rastin dhe nuk ka të plagosur në këtë aksident”, tha Zefaj.
Se në cilën polici e paskan paraqitur rastin për makinën e shkatërruar, duket e dinë veç pushtetarët e Pejës, pasi policia në Pejë nuk e kishte asnjë informacion se dikush e ka aksidentuar makinën e kryetarit në një aksident që fare nuk është i raportuar në policinë e trafikut.
Kjo e fundit deri të hënën pasdite nuk kishte asnjë raportim për ndonjë rast, në të cilin është përfshirë makina e kryetarit. “Deri tash nuk e kemi të raportuar rastin”, tha komandanti i Trafikut Rajonal të Pejës, Arben Visoqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi