Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video)

Shko poshtë

Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video) Empty Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2015 7:52 pm

Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video)


Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video) Largea_foto1441382038


Më shume se 1,000 refugjatë që mbaheshin në një kamp paraburgimi në Hungari kanë thyer rrethojat dhe janë nisur në këmbë drejt Austrisë nga Budapesti.
Fillimisht turma përbëhej nga 500 refugjatë, por të tjerë refugjatë që prisnin për lëshimin e trenave në stacionin e trenave në Budapest “Keleti” iu kanë bashkuar turmës duke e çuar numrin në 1,000,.
Në mesin e refugjatëve që janë nisur drejt Austrisë në autostradën M5 janë parë edhe persona aftësi të kufizuara që ecnin me paterica dhe karroca invalidore, fëmijë që qanin në supet e prindërve të tyre, të cilët sfiduan veten duke marrë rrugën prej 175 kilometrave, raporton AFP.


Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video) Pamje0309


E disa të tjerë, në dorë mbajnë fotografinë të kancelares Angela Merkel, e cila së fundmi zyrtarisht tha se Berlini do të lehtësoj kufizimet për dhënien e azilit për sirianët.
“Jemi të lumtur që diçka po ndodh më në fund. Ndalesa e radhës është Austria. Fëmijët janë të lodhur. Hungaria nuk është treguar e mirë me ne dhe ne kemi nevojë që të ikim nga këtu”, ka thënë 23-vjeçari Osama nga Siria për gazetarët.


Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video) Pamje03091


Ndërkohë, policia ka vëzhguar gjersa refugjatët marshojnë drejt Austrisë, por nuk ka ndërmarrë asgjë që t’i ndalojë. Radhët e gjata të refugjatëve në autostradë kanë krijuar tollovi në trafik.


Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video) Pamje03093
Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video) Pamje03094
Pamje të dhimbshme: Refugjatët këmbë për në Austri (Foto/Video) Pamje03095
http://botasot.info/lajme/449116/pamje-te-dhimbshme-refugjatet-kembe-per-ne-austri-foto-video/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi