Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja momenti kur Haradinaj e quan Mehën “peder” (Video)

Shko poshtë

Ja momenti kur Haradinaj e quan Mehën “peder” (Video) Empty Ja momenti kur Haradinaj e quan Mehën “peder” (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2015 5:36 pm

Ja momenti kur Haradinaj e quan Mehën “peder” (Video)


Ja momenti kur Haradinaj e quan Mehën “peder” (Video) Largea_foto-p31441714591


(E plotësuar) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërthyer sërish sot me kritika dhe akuza në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.
Ai e ka quajtur “peder”, kryetarin e Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Mehën.
Ndërkaq, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhajn e ka quajtur “gënjeshtar”,
Lideri i AAK-së e ka lëshuar mbledhjen dhe më pas ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të Komisionit.
Shikojeni videon ku Haradinaj “shpërthen” ndaj Mehës dhe Hoxhajt.
Lexoni po ashtu:


>>Murat Meha dhe komuniteti LGBT komentojnë deklaratën e Ramush Haradinajt





Haradinaj e quan Murat Mehën “peder” dhe jep dorëheqje nga Komisioni për Punë të Jashtme



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe një herë ka shpërthyer kur është përmendur emri i kryetarit të Komisionit Shtetëror për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi, Murat Mehës, duke e quajtur atë “peder”.



Hoxhaj: Duhet të kërkojmë reciprocitet nga Brukseli për Kosovën

Kjo ndodhi në takimin e parë të sesionit vjeshtor të punimeve të Kuvendit të Komisionit për Punë të Jashtme, derisa kryetari i këtij komisioni Enver Hoxhaj tha se Kosova duhet të mobilizohet dhe të presë refugjat nga Siria sepse edhe ne si popull kemi përjetuar të njëjtën situatë.

Hoxhaj përveç kësaj tha se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe kërkoi reciprocitet nga Brukseli, sepse BE po tregohet e padrejtë me Kosovën.
“Ne si komision për punë të Jashtme , do të duhej të kërkojmë prej shteti tonë dhe prej shoqërisë, që të shohim mundësinë që edhe ne si vend I vogël t’i hapim dyert për këta refugjatë. Mendoj që është një pjesë e vetëdijes tonë historike, meqë para 15 vitesh shumicën prej nesh si qytetar kemi qenë refugjatë, dhe jam I mendi mit që shteti, dhe qeveria jonë, edhe presidentja edhe qeveria por mbi të gjitha edhe institucionet tjera, edhe bashkësia islame edhe Kisha Katolike , edhe komunat do të duhej të shprehin vullnet të jemi pranë këtyre njerëzve… Së dyti kanë ndodhur takime në Bruksel dhe janë arrit disa marrëveshje në Bruksel…si kryetar i komisionit mendoj se këto marrëveshje janë të rëndësishme për shtetin e Kosovës. Mendoj që duhet ta kemi një gjuhë të përbashkët që mendoj se Bashkimi Evropian vërtet ta mbështet Kosovën në mënyrë reciproke, meqë deri më tash nuk ka qenë fer në mënyrën se si e ka trajtuar Kosovën, do të thotë sjellja e BE-së është e padrejtë dhe jo fer edhe në këtë drejtim”, tha Hoxhaj.
Pasi që komentoi për rëndësinë e këtyre marrëveshjeve Hoxhaj deklaroi para anëtarëve të Komisionit se tashmë është pranuar edhe raporti I Murat Mehës sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, deklaratë kjo që nxit i reagime nga Ramush Haradinaj, i cili e quajti Mehën “peder”. Pas këtyre deklaratave Haradinaj lëshoj takimin e komisionit.
“Nuk bën me shpërnda raportin e atij pederi këtu. Nëse duam të vazhdojmë me punuar, udhëheqja e këtij komisioni është dominante. Pse duhet t’ju dëgjojmë ne juve për refugjatë, 100 mijë njerëz kanë ik prej këtij vendi, kanë vdekur, sikurse Ardiani. Kanë vdekur në troje të Hungarisë dhe Serbisë, shqiptarë, kosovarë. Nuk do të lejoj me ndodh takimi i komisionit me raport të atij njeriu këtu… Fizikisht nuk e lejoj derisa të vjen policia unë nuk dal prej kësaj salle., sepse duhet edhe ju ta keni një kufi se deri ku mund të shkoni kështu , nuk është temë hajgare, nuk është temë opozitare, është temë e territorit të këtij vendi…. Nuk guxoni raport të Murat pederit me pru edhe njëherë këtu. Nuk ka kështu, nuk është ky vend bash qysh po kujtojnë njerëzit , kujt t’i ç... i pari me ardh me u tall me ne… Mënyra qysh është ba, është gabim, nuk është punë votash, punë pushteti, mu po më vjen keq po unë nuk muj me duru me nejt në takime kështu, rreni sa të doni, rrene Kosovën. U vazhdua në këtë komision kështu”, tha Haradinaj.
Ndërkaq, Hoxhaj i kujtoi Haradinajt që parti a e tij pati votuar rezolutën në të cilën thuhet në pikën gjashtë të saj se komisioni shtetëror për demarkacionin e kufirit shtetëror duhet të ftohet për të raportuar para këtij komisioni, por kjo nuk bëri që Haradinaj të zmbrapset nga qëndrimi i tij.
Ndërkohë për deputetin e Nismës sesioni vjeshtor i kuvendit të Kosovës po vazhdon me mënyrën e njëjtë që kishte nisur, me skena, siç i quajti ai, tragjikomike.
“Sesioni vjeshtor po fillon me do me thënë skena tragjikomike të 6 mujorit të parë”, tha Berisha.



Demaku: Shpreh pajtueshmërinë time të plotë me Haradinaj

Deputetja e Vetëvendosjes Puhie Demaku tha se përkrah plotësisht deklaratat e Haradinajt dhe Berishës.
Ajo kërkoi që përveç raportit të sillen edhe atllaset për të parë realisht se çka ka ndodhur me këtë ndarje të kufirit. Këtë e bëri kryetari i komisionit Hoxhaj i cili ia dorëzoi asaj atllaset.
“Dua të shpreh pajtueshmërinë time të plotë me atë që e tha zotëri Haradinaj e zotëri Berisha , mendoj që sot është dashur të veprohet sipas rendit të ditës…Mendoj që bashkërisht me këtë raport atëherë duhet të kemi edhe një raport bashkërisht edhe të atllaseve dhe jo vetëm ta kemi për shikim meqë është dokument publi k. Ta kemi secili prej nesh nga një kopje, ta diskutojmë, sepse ajo që po ndodh me marrëveshjet e Brukselit, po na vendosni neve deputetëve para një akti të kryer”, tha Demaku.




Beqiri: Sikur të mos ishim opozitë e pozitë, do të ishim sikurse në Kore e Kinë


Pas deklaratave të bëra nga deputetët opozitarë, foli edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiir, njëherësh anëtar i këtij komisioni,i cili tha se derisa janë pozitë e opozitë, duhet të kuptohet se kanë qëndrimet të ndryshme nga njëra tjera, se përndryshe sistemi politik në vend do të ishte sikurse në Kinë apo Korenë e Veriut, çka bëri të reagojë Demaku, e cila përmendi edhe votimin me aklamacion.
“Është shumë e qartë se ne i kemi qëndrimet tona, edhe zaten s’do të ishim pozitë e opozitë sikur t’i kishim të njëjta dhe atëherë do të ishim bë si në Kinë apo Kore atje dhe do të kishim pas një parti, dhe kishim duartrokit njëri tjetrin, me aklamacion tha Puhie Demaku.. Po mire Puhie me aklamacion a me dhunë tu i shkul gilinderat edhe atë e bisedojmë, por aklamacioni është pjesë, na njihemi pak më moti e dimë si bëhen këto punë, kështu që secili e ka qëndrimin e vet, edhe një kandidatë me pas dikush...Puhie, Mos tentoni me shtyp rolin e opozitës”, tha Beqiri.
Gjuha e përdorur nga Haradinaj nuk i pëlqeu deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra e cila e quajti atë të papranueshme. As për bashkëpartiakun e saj, ilmi Reçica gjuha e përdorur nga Haradinaj si dhe tensionet e krijuara në dy takimet e fundit të këtij komisioni nuk janë të pranueshme dhe sipas tij do të duhej të mos përsëriteshin më. Sipas tij pakënaqësitë që ka opozita nuk dallojnë shumë nga ato që edhe ai ka.
“Kisha dashtë që vërtet të mos përsëritën këto dy mbledhjet e fundit të komisionit nga askush, qoftë edhe nëse unë veproj nesër në një formë të tillë për shkak të një pakënaqësie që nuk besoj që dallojnë shumë pakënaqësitë me zhvillimet me gjithçka që është duke ndodhur dhe nuk besoj që asnjëri prej nesh e donë më shumë këtë vend në raport me tjetrin. Për mua në radhë të parë do të ishte vërtet të takohej, para të gjitha raportet në komision çfarë i kemi”, tha Reçica.
Në fund të këtij takimi u tha se gjatë kësaj jave, duke filluar nga dita e nesërme do të filloj faza e intervistimit të kandidatëve për ambasadorë, dhe se kjo punë sipas Hoxhajt duhet të përfundoj sa më parë, meqë disa ambasada tashmë kanë mbetur pa udhëheqës.
Menjëherë pasi që Haradinaj u largua në mënyrë demonstrative nga salla e takimit të Komisionit ai ka njoftuar që ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisi onit për Punë të Jashtme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi