Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ISIS-it po i vjen fundi, së shpejti operacione të gjera tokësore të mbështetura nga ajri

Shko poshtë

ISIS-it po i vjen fundi, së shpejti operacione të gjera tokësore të mbështetura nga ajri Empty ISIS-it po i vjen fundi, së shpejti operacione të gjera tokësore të mbështetura nga ajri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 01, 2015 10:04 pm

ISIS-it po i vjen fundi, së shpejti operacione të gjera tokësore të mbështetura nga ajri


ISIS-it po i vjen fundi, së shpejti operacione të gjera tokësore të mbështetura nga ajri Largea_1424241818782-cached1443719034


Qindra trupa iraniane kanë arritur në Siri në 10 ditët e fundit, dhe së shpejti do t’iu bashkohen forcave qeveritare të presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri, si dhe aleatëve të tjerë libanezë të Hezbollahut në një aksion masiv tokësor që do të mbështete nga forcat ajrore ruse, kanë thënë për Reuters dy burime libaneze.
“Sulmet ajrore ruse, së shpejti do të mbështeten nga aksionet tokësore ushtarake të Sirisë dhe aleatëve të tjerë”, ka thënë njëri prej burimeve që është i afërt me zhvillimet politike dhe ushtarake në konfliktin e Sirisë.
“Është e mundur që operacionet e ardhshme tokësore do të fokusohen në zonat Idlib dhe Hama”, ka shtuar ky burim.
Që të dyja burimet kanë thënë se operacionet kanë për qëllim kthimin e territoreve të humbura nga qeveria Assadit në luftë me rebelët e Shtetit Islamik.
Deri tani, mbështetja e drejtpërdrejtë usharake për Assad-in ka ardhur në të shumtën e rasteve në formën e këshilltarëve ushtarak. Irani po ashtu ka mobilizuar militantët shi’it, përfshi irakianët dhe afganët, për të luftuar në krah me qeverinë siriane.
Ndërkaq, libanezët e Hezbollahut, që mbështeten nga Irani, kanë luftuar krah ushtrisë siriane që nga fillimi i konfliktit në Siri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi