Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministrja Bajrami i dërgon “Shefat” LDK-së, Ismet Beqiri e Haki Rugoven që ta përfaqësojnë Kosovën në OBT!

Shko poshtë

Ministrja Bajrami i dërgon “Shefat” LDK-së, Ismet Beqiri e Haki Rugoven që ta përfaqësojnë Kosovën në OBT! Empty Ministrja Bajrami i dërgon “Shefat” LDK-së, Ismet Beqiri e Haki Rugoven që ta përfaqësojnë Kosovën në OBT!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 06, 2015 12:08 am

Ministrja Bajrami i dërgon “Shefat” LDK-së, Ismet Beqiri e Haki Rugoven që ta përfaqësojnë Kosovën në OBT!


Ministrja Bajrami i dërgon “Shefat” LDK-së, Ismet Beqiri e Haki Rugoven që ta përfaqësojnë Kosovën në OBT! Largea_foto-11444050662


Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami nuk ka të ndalur me skandale. Ajo së fundi ka shkaktuar edhe një skandal tjetër, ku në punimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) që u mbajt para disa ditësh në Gjenevë, i ka dërguar dy nga drejtuesit e LDK-së, Ismet Beqirin e Haki Rugovën që ta përfaqësojnë Kosovën atje.
Në punimet e OBT-së, ku qëllimi kryesor i saj do të ishte promovimi i zhvillimeve tregtare në Kosovë, ministrja Bajrami në vend që ta dërgonte një delegacion ku në përbërje do të ishin njerëz që lidhen me këtë sektor, ajo ka dërguar një kryetar komune dhe një deputet, që s’kanë të bëjnë fare me këtë sektor.
Për më tepër, për herë të parë ka ndodhur që në një ngjarje kaq me rëndësi të dërgohet një delegacion partiak që ta përfaqësoj Kosovën.

“Dyshja Beqiri- Rugova për më keq nuk e dijnë as edhe një fjalë anglisht. Pra, kemi të bëjmë me një shkelje të dyfishtë, e para ka dërguar shefat e partisë dhe e dyta njerëz që s’dijnë të komunikojnë në gjuhën angleze”, ka thënë ky burim i mediave brenda MTI-së.
Delegacioni i cili përfaqësonte Kosovën në punimet e kësaj organizate, ku do të duhej të promovoheshin zhvillimet tregtare në Kosovë, e që përcaktohet nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe e Industrisë, në përbërje e kishte vetëm një përfaqësues nga kjo ministri.

Ai ishte këshilltari politik i MTI-së, Besart Dreshaj, i cili edhe kryesonte këtë delegacion të çuditshëm.
Beqiri e Rugova duket se këtë vizitë e shfrytëzuar më tepër për t’u relaksuar, ku kanë bërë disa selfie, dhe për të takuar shokë e jarana në diasporë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi