Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

REXHEP SHAHU - ISMAIL MORINA - ISMAIL QEMALI I TRADHËTUAR

Shko poshtë

REXHEP SHAHU - ISMAIL MORINA - ISMAIL QEMALI I TRADHËTUAR Empty REXHEP SHAHU - ISMAIL MORINA - ISMAIL QEMALI I TRADHËTUAR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 08, 2015 7:09 pm

REXHEP SHAHU - ISMAIL MORINA - ISMAIL QEMALI I TRADHËTUAR 16451_1549368581977264_5471053137194479632_n



REXHEP SHAHU

ISMAIL MORINA - ISMAIL QEMALI I TRADHËTUAR

REXHEP SHAHU - ISMAIL MORINA - ISMAIL QEMALI I TRADHËTUAR Ballisti-%C3%ABsht%C3%AB-duke-%E2%80%9Czier%E2%80%9D-di%C3%A7ka-tjet%C3%ABr-ka-nj%C3%AB-dhurat%C3%AB-p%C3%ABr-Vu%C3%A7iqin-640x360
Ismail Morina, Ballist Morina, siç filluan ta thërrasin, ai heroi, ai që e shpallet hero para një viti sepse pa lejen e askujt, pa lejen e asnjë individi të gjallë, të asnjë kryeministri apo qeveritari shqiptar apo serb, ai pas të cilit rendnin njerzit të bënin foto me të, sot është në burg që të ndalohet demonstrimi e frymëzimi i tij sot në ndeshjen politiko-futbollistike me Serbinë.
Por asgjë nuk e cënon madhështinë që pati dhe që e ka, asgjë nga këto që kanë ndodhë, nga ndalimi që i është bërë prej policisë. Edhe sikur ta kalojë gjithë jetën në burg, ai mbeti hero në histori. Sa herë të shihet ndonjë ndeshje futbolli në fushë apo ekran, para syve të mendjes së gjithkujt do të shfaqet droni dhe flamuri i Ismail Morinës.
Atë nuk e shpallët hero se nuk mbante armë apo drogë. Nuk e shpallët hero se ishte djalë i mirë, i urtë apo i ndershëm.
E shpallët hero sepse ai bëri atë që nuk e ka bërë asnjë rob i gjallë a i vdekur shqiptar.
Ai bëri atë që hutoi gjithë botën që e pa.
Ai bëri atë që nuk ua lejonte as fantazia më e çmendur akademve të shkencave, qeverive, parlamenteve, OJQ-ve, ushtrive të gjalla e të vdekura.
Ai bëri atë që sa të jetë jeta nuk zhbëhet. Kur të pushojë urrejtja, kur të shuhet urrejtja ndoshta do të studiohet ajo që ka bërë ai që e shpallet hero dhe sa u ndalua nga policia iu sulën me kazma e lopata me ia hapë vorrin.
Unë nuk e njoh Ismail Morinën përsonalisht, nuk e kam shok, nuk jam tifoz futbolli sepse sot futbolli nuk është lojë por biznes në të shumtën e rasteve, art në pak raste.
Askush nuk e di pse e bëri atë që bëri Ismail Morina në Beograd, pse e ngriti atë flamur të ëndrrave të tij, pse shkroi në atë flamur se jemi autoktonë në Beograd. Askush nuk e di dhe askush nuk pyeti deri sot ndonëse janë thënë e shkruar lumej e dete fjalësh për të.
Dikush i tha spiun serb, dikush spiun shqiptar, dikush e shumëkush çfarë nuk i thanë.
Në shpirtin e tij nuk hyri askush.
***
Ismail Morina që kur u lind nuk e mori rastësisht emrin Ismail. Baba i tij Xhemal Morina, një njeri i thjeshtë, që me mundime i ka rritë tre djemtë e tij në fshatin Shikaj të komunës Shëmri të Kukësit, sa i lindi djali i tij i tretë, e pagëzoi me emrin Ismail. Në kujtim e përtëritje të emrit të Ismail Qemalit që ngriti flamurin e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Dhe gjithë jetën baba e thërriste të birin IsmailQemal. E kishte bashkue emrin dhe mbiemrin e Ismail Qemalit dhe e kish kthyer në një emer për të birin e tij të vogël. Dhe me këtë emër u rrit Ismail Morina, duke e dëgjuar përditë këtë emër me të cilin e thërriste baba Xhemal, nëna Hyrie e vëllezërit Kujtim e Xhevahir.
Kështu Ismail Morina i Shikajve të Kukësit rriti brenda vetes së tij Ismail Qemalin e flamurit të pavarësisë. Gjithë jetën e tij ky djalë i Shikajve të Kukësit synoi të ngjante me Ismail Qemalin e flamurit të pavarësisë. Dhe të mendosh gjithë jetën t'i ngjash heroit që do, nuk është pak, nuk është gjë e vogël. Ai nuk synoi t'i ngjante asnjë artisti filmash, por heroit të shqiptarëve, foton e të cilit e mbajmë mbi kokat e zyrtarëve të shtetit tonë një shekullor.
Ismaili i vogël rritej e baba i tij e rriste duke i thirrë përditë Ismail Qemal, duke ia kujtue përditë Ismail Qemalin, duke e nxitë kështu të bëhej si Ismail Qemali, duke e nxitë kështu t'i ngjante Ismail Qemalit i biri i tij.
Përfytyrojeni një fshat të izoluar diku në Veriun e mallkuar. Nuk kishte lodra fëmije Ismail Qemali i ardhshëm. Nuk kishte frymëzime të tjera veç atyre të prindërve. Të prindërve të tij, të cilët kurrë nuk e çuan nëpër mend se një ditë biri i tyre i vogël, i treti djalë i tyre, do ta ngrinte flamurin si Ismail Qemali, por nuk do ta ngrinte në Vlorë, as në Tiranë, por në Beograd, në atë kryeqytet nga ku buruan të zezat më të mëdha ndaj shqiptarëve jo vetëm për genocid e masakra ndaj shqiptarëve se edhe turqit kanë bërë sa kanë mundë e nuk numërohen, por serbët ua kaluan turqve me marrje të trojeve të shqiptarëve.
Ismail Morina, apo Ballist Morina e ngriti flamurin e tij në Beograd. Nuk ishte flamur urrejtje, por kujtese, flamur ftese, ftesë për pajtim shqiptaro-serb, nëse e lexon drejt politika. E nëse nuk e lexon drejt politika, ai flamur në qiellin e Beogradit do të tregojë gjithmonë se nëse nuk e shuajmë urrejtjen, mali i urrejtjes do të na zërë diellin ne shqiptarëve e serbëve.
Ismail Morina i Shikajve të Kukësit, po të ishte nga ndonjë rreth tjetër i vendit tonë, do ta kishte sot përmendoren më të madhe se të Skënderbeut në mes të Tiranës, por ai është nga Kukësi, nga Veriu i mallkuar, nga Veriu përtej, nga Veriu i largët.
Dhe ai nuk i ka kërkuar asgjë askujt për atë që ka bërë, e ka bërë vetë.
E ka bërë vetë sepse ai është djalë frymëzimi, është patriot shqiptar, është kujtesa kombëtare që nuk shuhet, është melodia shqiptare që nuk deformohet, nuk ndërrohet, nuk këmbehet.
***
Sa herë dilte në pragun e derës së shtëpisë së tij në Shikaj të Kukësit, Ismaili shihte varret e serbëve në oborrin e shtëpisë së tij, varre serbësh të mbetuar aty në vitin 1913, në vitin e masakrave të tmerrshme serbe.
Por krahas varreve të serbëve në oborr të shtëpisë së tij ai shihte edhe varret e të parëve të tij të vrarë e masakruar prej serbëve. Dy palë varre bri e bri në oborrin e tij dhe ai i shihte përditë gjithë jetën e tij. I shihte natyrisht në ëndërr, në gjithë ëndrrat e tij të fëmijërisë.
Kushedi çfarë ka ndodhë në mendjen e tij kur ato varre i shihte në oborr. Kushedi çfarë ka ndodhë në mendjen e tij kur baba i thërriste me emrin Ismail Qemal.
Dhe erdhi një ditë dhe Ismail Morina i Shikajve të Kukësit, u bë Ismail Qemal i ri i shqiptarëve pasi mundi ta ngreje flamurin e tij në Beograd, jo për të shpallë më pavarësinë apo mëvetësinë e Shqipërisë, por për t'u thënë serbëve dhe historisë se dhimbjet therin, plagët therin dhe duhen shëruar.

(fragmente nga monografia në dorëshkrim për Ismail Morinën - Ismail Qemalin e ri)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi