Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Qosja lartëson Edi Ramën, përsëri e shanë Berishën

Shko poshtë

Rexhep Qosja lartëson Edi Ramën, përsëri e shanë Berishën Empty Rexhep Qosja lartëson Edi Ramën, përsëri e shanë Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 17, 2015 3:45 pm

Rexhep Qosja lartëson Edi Ramën, përsëri e shanë Berishën
Rexhep Qosja lartëson Edi Ramën, përsëri e shanë Berishën Qosja
Në një intervistë për gazetën Dita, akademik Rexhep Qosja ka shprehur akuza të ashpra ndaj Sali Berishës dhe përkrahjen e Edi Ramës. “Nuk kam pritur më shumë se ç’është arritur nga qeveria, kryeministër i së cilës është Edi Rama, dhe nuk kam pritur më shumë se ç’është arritur për arsye se isha dhe jam i vetëdijshëm për vështirësitë e quajtura objektive dhe për pengesat e quajtura subjektive, që i janë bërë dhe po i bëhen kësaj qeverie, që po i bëhen në mënyrë të veçantë Edi Ramës”.


“Përkrahja që unë i kam dhënë dhe vazhdoj t’ia jap qeverisjes së Edi Ramës, natyrisht, jo pa asnjë vërejtje, mbështetet në deklarimin politik e shtetëror të tij jo për pushtetin vetjak, siç bënte Sali Berisha, po për Shqipërinë shtet, për ardhmërinë evropiane të Shqipërisë, pa marrë parasysh tagrat politike publike që do të paguajë!”.
Akademiku thotë se “reformat e filluara prej Ramës dhe qeverisë së tij, tepër të rëndësishme për të sotmen, të ardhmen dhe për europianizimin e Shqipërisë, janë më të shpejtuara se ç’mund t’i pranojmë, se ç’mund t’i përligjë njëmendësia e Shqipërisë”, transmeton Klan Kosova.
“Më duket se ai e ka harruar një të vërtetë historike: as revolucionet nuk bëhen shpejt”.
Qosja shprehet se nuk beson më në ndëshkimin e Berishës.
“Unë e kontestoj politikën e tij prej vitit të parë të ngritjes në politikë dhe e kontestoj për shkak të bolshevizmit të tij, për shkak të populizmit të tij, për shkak të bashkëdyzimit të bolshevizmit dhe fashizmit në atë politikë, për shkak të vrazhdësisë së pamatshme në atë politikë, për shkak të diskursit të tij sheshelian, ndotës, politik, për shkak të dëmit që me atë politikë i ka bërë Shqipërisë e, kur e kur, edhe Kosovës”.
“Edhe tani kur s’është më kryetar i Partisë Demokratike ai po i sjell dëme jo vetëm politike Shqipërisë përmes ujarit të tij politik, Lulzim Bashës. Në kujtesën time ai, Sali Berisha, është shënuar si fatkeqësi politike e shtetërore e Shqipërisë”.
“Nuk besoj se do të ndëshkohet ndonjëherë”.
I pyetur për reformën në drejtësi, ai shprehet:
“Kjo reformë do të bëhet në Shqipëri, por kam drojë se, për shkak të rezistencës që po i bëhet qoftë prej gjyqësorit, qoftë prej PD-së, kjo reformë do të jetë sipërfaqësore. Si e tillë ajo nuk do të sjellë shërimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”.
Ai ka edhe një këshillë për Ramën në marrëdhëniet me Vuçiqin, transmeton Klan Kosova.
“Marrëdhëniet e shqiptarëve dhe serbëve do të duhej të normalizohen sepse kjo është në interesin e të dy popujve dhe të shteteve të tyre, Kemi arsye, prandaj, të çmojmë nismat e Edi Ramës për normalizimin e këtyre marrëdhënieve. Por, meqenëse shumëçka për këtë normalizim varet prej ndryshimeve në ideologjinë politike të Serbisë ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve, do të doja që politika e Edi Ramës në komunikim me sheshelistët Vuçiq e Nikoliq dhe me millosheviqianin Daçiq të jetë më e ngadalshme”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi