Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kastriot Myftaraj i përgjigjet djalit të Remzi Hoxhës: Ja faktet ku t’i gënjen për vdekjen e babait

Shko poshtë

Kastriot Myftaraj i përgjigjet djalit të Remzi Hoxhës: Ja faktet ku t’i gënjen për vdekjen e babait Empty Kastriot Myftaraj i përgjigjet djalit të Remzi Hoxhës: Ja faktet ku t’i gënjen për vdekjen e babait

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 23, 2015 11:26 am

Kastriot Myftaraj i përgjigjet djalit të Remzi Hoxhës: Ja faktet ku t’i gënjen për vdekjen e babait Uvs150408-001-640x340



Kastriot Myftaraj i përgjigjet djalit të Remzi Hoxhës: Ja faktet ku t’i gënjen për vdekjen e babait



*Nga Kastriot Myftaraj


Në emisionin Top Show, në Top Channel, të datës 20 tetor 2015, ku qenë të ftuar familjarë të terroristit Remzi Hoxhës dhe disa njerëz të paguar nga familja për të treguar gënjeshtra komike për të, unë isha pjesëmarrës me një intervistë që u shfaq gjatë emisionit, dhe ku shpreha pikëpamjen time për këtë çështje. Me këtë rast, djali i Remzi Hoxhës, nuk pati asgjë për të thënë për argumentet e mia përveçse të më ftente duke më quajtur “derr”.
Nga emisioni u vërtetua se krejt familja e Remzi Hoxhës ka qenë një celulë udbashësh dhe vazhdon funksionon si e tillë. I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, për qëllimin e ardhjes së babait në Shqipëri, Ardian Hoxha tha: “Para se të vinte për biznes ai vinte për veprimtarinë e tij politiko­ushtarake, do ta quaj.” “Veprimtari politiko­ushtarake”! E çfarë na qenka kjo? Për ta shpjeguar këtë, Ardian Hoxha kishte sjellë në emision një farë burri me emrin Sokol Dobruna, një ish­punonjës i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë (Ministria e Punëve të Brendshme), i cili u paraqit si veprimtar i Frontit të Rezistencës për Çlirimin dhe Bashkimin kombëtar, ku sipas tij kishte qenë anëtar edhe Remzi Hoxha. Por Sokol Dobruna shpejtoi të thoshte: “Nuk kemi qenë për luftë por për rezistencë.” Domethënë “çlirimi” do të vinte pa luftë. Vetëm një ish­punonjës i Sekretariatit të Punëve të Brendshme, i cili ka punuar 25 vite në ato resore, ka paturpësinë e nevojshme publike për të thënë pa iu skuqur faqja dhe dridhur zëri se bërë pjesë në një front të çlirimit, që megjithatë nuk ishte për luftë. “A ka qenë Remzi Hoxha me ata që u stërvitën në Shqipëri, Adem Jashari, Zahir Pajaziti etj?” e pyeti Dudushi, duke e pasur fjalën për dy grupe me shqiptarë nga Kosova që kryen stërvitje ushtarake në Shqipëri, në 1991. “Nuk kam informatë për këtë!”, ishte përgjigjia e Sokol Dobrunës.
“Cila ishte veprimtaria e Remzi Hoxhës në vitet 1991­1995?” ishte pyetja tjetër e Dudushit. Sokol Dobruna u përgjegj: “Në 1991­95 unë kam qenë në burg dhe nuk di të flas për veprimtarinë e tij. Por ju siguroj se ai ka qenë një intelektual i vërtetë.” Kjo pjesë e emisionit fare mirë mund të ishte shfaqur në “Portokalli”. “Intelektual i vërtetë!” Deri më sot nuk ishte pretenduar që Remzi Hoxha të ishte edhe intelektual. Nëse Sokol Dobruna nuk kishte dijeni për asgjë, atëherë përse ishte ai në emision? Për të treguar se Remzi Hoxha kishte qenë para vitit 1991 anëtar i një organizate ilegale me emrin Fronti i Rezistencës për Çlirimin dhe Bashkimin Kombëtar, që nuk kishte si qëllim luftën? Ky Sokol Dobruna, në 1998 bëri kinse iu bashkua UÇK, duke u bërë njëfarë kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK. Dhe në këtë gjykatë Sokol Dobruna arrestonte dhe dënonte me vdekje komandantë dhe ushtarë të UÇK, për shkelje të ligjeve të Jugosllavisë, një shteti të cilin shqiptarët e Kosovës e kishin mohuar qëkurse kishin votuar pro shpalljes së pavarësisë në referendumin e vitit 1991. Në çdo rast, pavarësisht vlerës që kishte kjo shpallje e pavarësisë, gjykata e një ushtrie të krijuar për çlirimin e Kosovës, nuk mund të njihte ligjet e një vendi prej të cilit donte ta çlironte Kosovën. Por udbashi i vjetër nuk e konceptonte dot punën e gjykatësit në territorin e Kosovës, pa ligjet jugosllave. Pastaj e mori fjalën Ardiani, djali i Remzi Hoxhës, i cili tha se ishte prekur shumë ngaqë unë kisha thënë se ku i gjeti Remzi Hoxha aq shumë para për të krijuar një biznis të madh në Shqipëri. Ardian Hoxha tha për mua: “Prandaj edhe m’ i ngriti nervat, se ne që nga vitit 1965, kemi qenë familje argjendarësh, dhe argjendarët kanë qenë njerëzit më të pasur në rajon. Merremi me argjendari që nga viti 1965, edhe me prodhim, edhe me shitje me shumicë, edhe me shitje me pakicë. Dhe të hollat kanë qenë problemi më i vogël i djalit tim.
Dhe në Shqipëri, me firmën që hapi ai ka qenë gjigand për atë periudhë.” Ardian Hoxha tha “argjendari”, ashtu siç quhet në Shqipëri, por në Kosovë e në Maqedoni, te shqiptarët, thuhet “artari”. Të gjithë ata që kanë jetuar në Jugosllavi e dinë mirë se për të marrë nga shteti të drejtën për të nisur zejtarinë e artarisë (argjendarisë), domethënë tregtinë e arit dhe gurëve të çmuar, aq më tepër edhe për shitje me shumicë veç asaj me pakicë, duhet të ishe njeriu i besuar i UDB, e cila e kontrollonte në mënyrë të veçantë tregtinë e arit dhe gurëve të çmuar, për të parë kush blinte sende të arta, sa shpesh, e sa të shtrenjtë, për kë i blinte, se kështu mësonte shumë për pasurinë e jetën e njerëzve, të dhëna që i përdorte më pas. Artarët, apo argjendarët qenë dashur pa dashur, spiunë të UDB, veçanërisht kur kishin licenca të tregtisë me shumicë. Sepse tregtia e arit me shumicë përdorej nga UDB si kanal legal për të qarkulluar arin dhe gurët e çmuar që të vjedhur që sillnin nga bota grupet kriminale jugosllave me lejen e UDB, e cila e lejonte të qarkullonte legalisht duke marrë fitimin e saj. Në Shqipërinë e Enver Hoxhës, bie fjala, ishte rreptësisht e ndaluar çdo lloj zejtarie dhe tregtie e tillë, e kryer ilegalisht (legalisht ishte gjithashtu e ndaluar kuptohet) dhe për këtë ligji parashikonte dënim të rëndë me burg. Ardian Hoxha tha se familja e tij e ka marrë licencën për zejtarinë e argjendarisë dhe për tregtinë përkatëse me shumicë e pakicë, në vitin 1965. Kjo është e vërtetë. Këtë vit artaria festoi 50 vjetorin. Kohënisja e biznisit është shumë interesante. Familja e mori licencën për këtë biznis, një vit pasi Tito eliminoi Rankoviçin, shefin e UDB dhe njeriun e dytë të regjimit të tij.
Në atë kohë Titos i erdhën informata se Rankoviçi po përgatiste një grusht shteti të butë, për ta rrëzuar nga pushteti. Midis shumë informarave të tjera i erdhi ajo se Rankoviçi po grumbullonte shumë para për të blerë oficerë dhe zyrtarë të tjerë që do t’ i përdorte sipas agjendës së tij. Një nga veprimet e dyshimta të Rankoviçit ishte se në vitin 1965 ishin shpërndarë shumë licenca për artari (argjendari), te njerëz të besuar, bashkëpunëtorë të UDB. Sigurisht që me anë të tyre, Rankoviçi do të grumbullonte para, duke kanalizuar te ata kontrabandën e arit, dhe qarkullimin e arit e gurëve të çmuar të vjedhur. Në 1966 Tito e rrëzoi Rankoviçin, ia hoqi emrin famëkeq UDB shërbimit të fshehtë, por udbashët mbetën në lojë. SDB, pasardhësja e UDB, i thirri udbashët, ndër ta edhe artarët (argjendarët) që kishin marrë licenca në 1965, i bëri të pohojnë marrëveshjen me UDB dhe i mbajti në shërbim duke iu thënë ta shlyenin fajin me punë. Dhe artarët e vitit 1965 kanë qenë të zellshëm, duke u bërë familjarisht celula të UDB. Në vazhdim të emisionit, Alban Dudushi e pyeti Ardian Hoxhën: “Arsyet për të cilat e rrëmbeu SHIK?” Djali i terroristit u përgjegj (e citoj korrektësisht fjalë për fjalë atë dhe axhën e tij, vëllaun e Remzi Hoxhës): “Faktikisht i kam thënë shumë herë që kanë qenë dy arsye. Që rastësisht ka qëlluar babai im do të thotë në të dy rrethanat dhe po të mos kishte qëllu në cilëndo prej këtyre ose në të dyja, ai do të ishte gjallë. Njëra është kur në njërin prej takimeve sindikale që kishin me sindikatat e Shqipërisë, në të cilin ka qenë edhe Basriu, edhe Shefqeti, në të kthyer, nga Shqipëria për në Maqedoni, pastaj këta në Kosovë, nga Pogradeci, pa mbërri në kufi këta shohin një autobus me targa të Ferizajt. Ne do të thotë kishim jetu në Ferizaj nëntë vite. Dhe ndalen e aty takojnë ekipën e hendbollit të Ferizajt. Rrinë aty, qëndrojnë atë natë aty, dhe të nesërmen që i bie më 31 maj të vitit 1993, nisen për t’ u kthyer në shtëpi. Mbërrinë në kufi, kufiri i mbyllur, në Tushemisht, në Pogradec. Janë dy pika kufitare, ajo e Tushemishtës, Pogradecit dhe ajo e Qafë­Thanës. Dhe polici i thotë duhet të ktheheni të kaloni andej, nga Qafë­Thana. Kthehen këta, ndërkohë i ndal një polic tjetër, thotë: Pritni këtu, skajohuni se po kalon konvoji i Presidentit. Eskorta e Presidentit Berisha.
Dhe këta kthehen, mbërrinë në shtëpi, babi im ndalet në Shkup, Shefqeti në Ferizaj, Basriu në Prishtinë. Dhe i shef lajmet dhe shef se Sllobodan Millosheviçi dhe Kiro Gligorovi takohen në Shën Naum. Dhe ky e bën lidhjen, mos vallë ndoshta dhe Berisha ka shku atje, dhe lajmërohet te Adnan Merovci.(truproja i Ibrahim Rugovës)” Këtu vëllai i Remzi Hoxhës, Nexhmedin Hoxha, tha: “Në të vërtetë te unë u kriju dyshimi që mund të ketë qenë edhe ai në këtë takim.” Alban Dudushi e pyeti: “Ju nuk është se filmuat, se fotografuat diçka?” Përgjigjia ishte: “Jo, jo, jo, por vetë prezenca e tij në Pogradec, edhe takimi Millosheviç­Gligorov. Ne e pamë eskortën e Presidentit duke shkuar në atë takim. U desht me lajmëru Presidentin e atëhershëm Rugova, me një shkresë një ditë më më pas, në emër temin ia kam dërgu atë shkresë.” Domethënë Remzi Hoxhën e paska rrëmbyer SHIK dhe e paska torturuar se përhapte fabula për Berishën, jo se ka pasur dijeni dhe prova për ndonjë takim të fshehtë të tij. Por sa herë që Berisha shkonte në Shkodër ose në Kukës, kur ishte President, kundërshtarët e Berishës hapnin fjalë se Berisha po shkon në Podgoricë, apo në Nish, të takohet me Milosheviçin. Gjithsesi, do ta shqyrtoj në mënyrë të detajuar këtë fabul. Remzi Hoxha ishte duke udhëtuar me një automjet personal nga Tirana për në Shkup, së bashku me dy të tjerë, nga të cilët njëri udhëtonte për në Ferizaj dhe tjetri për në Prishtinë. Normalisht, ai duhet të ishte nisur në drejtim të vendkalimit kufitar të Qafë­Thanës, në veri të Pogradecit, për ta kaluar kufirin. Kështu bënin të gjithë ata që shkonin nga Tirana në Shkup, si Remzi Hoxha. Përse duhet të kalonin nga vendkalimi kufitar i Tushemishtit, që do të thoshte një zgjatje e madhe e rrugës? Përveç rreth 35 km nga Qafë Thana në Tushemisht, rruga zgjatet edhe për shkak se nga Tushemishti shkohet më parë në Ohër, duke u sjellë praktikisht përqark liqenit, ose si të thush, të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë, nga pas kokës.. As Ardian Hoxha, as Nexhmedin Hoxha nuk thanë se Remzi Hoxha kishte pasur një arsye të veçantë për të hyrë në Maqedoni nga Tushemishti dhe jo nga Qafë Thana. Përse autobusi me ekipin e hendbollit të Ferizajt kishte kaluar nga Tushemishti dhe jo nga Qafë­Thana? U tha se autobusin e takuan pa mbërritur në kufi, domethënë afër Tushemishtit. Kjo supozohet të ketë ndodhur në 30 maj 1993. Sipas tregimit u kthyen pas dhe qëndruan në Pogradec me ekipin, i cili me siguri nuk ka pasur punë në Pogradec, se unë e them me siguri të plotë se në atë kohë në Pogradec as që ka pasur fushë hendbolli dhe as skuadër hendbolli. Të nesërmen, në 31 maj kur nisen për në vendkalimin kufitar i ndalon Policia dhe iu thotë që të ndalen pasi do të kalonte konvoji i automjeteve të Presidentit Berisha. Pasi Remzi Hoxha kalon kufirin dhe shkon në shtëpi, nga televizioni mëson lajmin se atë ditë në Shën Naum janë takuar Presidenti Gligorov i Maqedonisë dhe Presidenti Milosheviç i Serbisë. Dhe kështu Remzi Hoxhës iu krijua mendimi se ndoshta edhe Berisha atë ditë kishte shkuar në Shën Naum të bënte një takim tresh me Gligorovin dhe Milosheviçin.
Nexhmedin Hoxha, i cili ka qenë bashkë me vëllain e tij në këtë udhëtim, pohoi se Remzi Hoxha nuk kishte bërë kurrfarë filmimi apo fotografimi, se nuk kishte parë asgjë, por kishte bërë vetëm një deduksion. Dhe për këtë deduksion informojnë Ibrahim Rugovën. Tani le të provojmë të shkojmë te e vërteta me anë të fakteve. Është fakt se ka pasur një takim të Gligorovit me Milosheviçin në maj 1993, por jo në Shën Naum por në Ohër. Milosheviçi shkoi në Maqedoni që t’ i bënte presion Gligorovit që Maqedonia të mos pranonte në territorin e saj kontigjentin prej 300 ushtarëve amerikanë që do të vinin në këtë vend për të garantuar stabilitetin e Maqedonisë. Milosheviçi u mundua ta joshte Gligorovin duke i thënë që do të ndërmjetësonte me Greqinë që ajo t’ i jepte fund bllokimit që i bënte këtij vendi dhe ta njihte atë me emrin Republika e Maqedonisë Sllave, apo e Sllavo­Maqedonisë. Sipas metodës së tij, Milosheviçi, pasi tregoi kulaçin, tregoi dhe kërbaçin duke thënë se nëse në Maqedoni do të vinin ushtarë amerikanë, atëherë serbët e zonës së Kumanovës do të shpallnin një republikë dhe do të shkëputeshin nga Maqedonia. Gligorovi tashmë kishte hyrë në linjën amerikane kështu që nuk u impresionua nga kërcënimi i Milosheviçit, por shfaqi interes për ofertën e tij për emrin e shtetit të tij, me të cilin pajtohej Greqia. Një javë pas takimit, në 8 qershor, kur tashmë ishte bërë e njohur oferta e Milosheviçit, Shqipëria i dërgoi një letër zyrtare Këshillit të Sigurimit të OKB ku e kundërshtonte kompromisin e mundshëm për Maqedoninë, duke marrë ky shtet emrin “Maqedonia Sllave”, si të tillë që nuk merrte parasysh realitetin etnik të vendit, ku kishte një popullsi të madhe shqiptare, por edhe popullsi me përbërje etnike të ndryshme nga sllavët. Për këtë arsye, të nesërmen, Maqedonia i dërgoi një notë zyrtare proteste Shqipërisë. Këto janë faktet, o djali i udbashit! Fakte lehtësisht të verifikueshme. Dy javë pas takimit Gligorov­Milosheviç, në Maqedoni erdhën ushtarët amerikanë. Sa për takimin Berisha­Gligorov, ai është bërë vërtet në maj, në Pogradec, por në maj 1994, jo në maj 1993. Në këtë takim Berisha i ofroi Maqedonisë rrugëkalim në portet detare të Shqipërisë, pas bllokadës që i kishte bërë Greqia Maqedonisë, duke e ndaluar të përdorte portin e Selanikut. Edhe ky është fakt lehtësisht i verifikueshëm. Gligorovi, një politikan me shumë përvojë, që kishte qenë dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Titos, ishte i kyçur në gjeopolitikën amerikane. Gligorovi i cili kishte qenë ministër në Jugosllavi qëkurse Milosheviçi ishte ende fëmijë, nuk mund të impresionohej nga ky aventurier demagog, të cilin e përçmonte thellësisht. Nëse vërtet Berisha do të kishte qenë në Tushemisht në ditën e takimit Gligorov­Milosheviç, këtë gjë, ashtu si Remzi Hoxha, do ta kishin mësuar mijëra njerëz, dhe shumë prej tyre mund ta bënin deduksionin e Remzi Hoxhës, kur të mësonin lajmin e takimit GligorovMilosheviç. Kështu që Remzi Hoxha nuk ishte bartës i asnjë sekreti dhe nuk kishte pse rrezikohej për këtë arsye.
E vërteta, të cilën e di mirë, Nexhmedini, vëllai i Remzi Hoxhës, është se ky i fundit e qarkulloi në kafet dhe restorantet e Tiranës këtë përrallë të cilën ia kishte mësuar shërbimi i fshehtë serb, pra të takimit Gligorov­Milosheviç­Berisha në Shën Naum. Sa për rastin e dytë, Ardian Hoxha tha: “Rasti i dytë është kur kishte një projekt më të madh se të zakonshmit në Shkodër, me duralumin, me biznesin e tij që kishte. Dhe e merr menaxhmentin e tij dhe shkon për ta inspektu punën se si po shkonin punimet për shkak se ishte projekt më i rëndësishëm. Mbarojnë punë çka kishin aty, shkojnë për drekë pastaj, me stafin e tij, dhe në lokal që emrin nuk ia di shohin Bashkim Gazideden dhe Arkanin. Ishte krahu i djathtë i Milosheviçit, i cili kishte udhëheqë masakrat më të mëdha në Kosovë. Dhe Bashkim Gazidede ishte çuni i tezes, djali i tezes, me Petrit Amen, nga Dibra e Madhe e Maqedonisë, kurse Petrit Ame ishte shok i ngushtë me Arkanin dhe kjo lidhje ishte shumë shumë e mirë. Babi im paraqitet te Pjetër Arbnori dhe i lajmërohet për ta pyetë se çka është tuj ndodhë, do të thotë, këtej supozohet se ka qenë edhe Sali Berisha në këtë takim, këtej me Arkanin do të thotë, takime miqësore, kurse thotë, ne jemi tuj u përgatitë për luftë.” Le ta shqyrtojmë edhe këtë fabul në detaje. Ja se ku po pranoj që Bashkim Gazidede, ishte aq i marrë sa të kontaktonte drejtpërdrejt me Arkanin, që ishte vec të tjerave një kriminel ordiner, i njohur në të gjithë Europën, për krime shumë kohë para nisjes së luftrave në Jugosllavi. Me Arkanin nuk kontaktonte drejtpërdrejt as shefi i shërbimit të fshehtë serb. Megjithatë ja ku po besoj se profesori i rezervuar i matematikës, bëri gafën që u takua me të. Por Gazidede nuk mund të ishte aq i marrë sa ta bënte takimin publikisht, në një restorant në qytetin e Shkodrës. Gazidede ishte aq njeri i rezervuar sa gjatë pesë viteve që drejtoi shërbimin e fshehtë, nuk u arrit të publikohet dot në shtypin opozitar një fotografi që ta tregonte atë në një kafe apo restorant, ndonëse shtypi opozitar e kishte atë nën mbikqyrje të posaçme. Një fotografi e shefit të shërbimit të fshehtë shqiptar me Arkanin do të kishte qenë lajm ndërkombëtar, dhe me siguri që një fotografi e tillë do të ishte bërë nga njerëzit e shërbimeve të fshehta perëndimore që ishin stacionuar në Shkodër për të mbikqyrur kufirin shqiptaro­jugosllav. Edhe këtë përrallën e takimit Gazidede­Arkan në Shkodër, e ka qarkulluar Remzi Hoxha, të cilit ia kishin mësuar shërbimet e fshehta serbe. Tani përralla është përmirësuar duke shtuar edhe Petrit Amen. Këtë shtesë të përrallës shërbimet e fshehta serbe e kanë vënë në gojën e djalit të Remzi Hoxhës, i cili vazhdon profesionin e dytë të udbashit, si i ati. Nëse Bashkim Gazidede ka qenë djalë tezeje me Petrit Amen kjo do të thotë se nëna e Bashkim Gazidedes dhe nëna e Petrit Ames kanë qenë motra. Kur djali i terroristit e thotë këtë gënjeshtër, ai qëllimisht nuk thotë se bijat e kujt qenë nëna e Petrit Ames dhe ajo e Bashkim Gazidedes nëse qenë motra. Pra, cili ishte mbiemri i tyre? Të thuash se Bashkim Gazidede e Petrit Ame kanë qenë tezakë, është njëjtë si të thuash se Remzi Hoxha dhe Rahman Morina qenë tezakë, thjesht se të dyve u niste emri me “R”. Ashtu si Petrit Ame dhe Bashkim Gazidede qenë tezakë, sepse ishin dibranë dhe shumë dibranë janë tezakë mesveti. Por, meqënëse baba i Bashkimit, jetonte në Shqipëri dhe baba i Petritit jetonte në Dibrën e madhe, del se një nga motrat u arratis në Shqipëri ose Jugosllavi, varësisht vendit ku jetonte, për t’ u martuar. Cila dhe ku? Për këto pyetje nuk ka përgjigje djali i terroristit, se ai nuk bën gjë tjetër veçse përhap dezinformata.
Nëse ka patur një takim Gazidede­Arkan në një restorant në Shkodër, atëherë duhet pranuar që përreth restorantit dhe brenda tij, do të ishin me shumicë rojet e Gazidedes dhe Arkanit, të cilët mbikqyrnin çdo njeri që hynte atje. E këta do ta kishin njohur me siguri Remzi Hoxhën, i cili ishte një njeri shumë i njohur në Tiranë, aq më tepër për shërbimin e fshehtë, që këta lloj njerëzish i mbante detyrimisht në mbikqyrje. Pra, si do ta lejonin ata të hynte brenda e të bëhej dëshmitar i takimit, që edhe njeriu më mendjelehtë e kupton se duhet të ishte i fshehtë? Dhe çfarë bën Remzi Hoxha? Shikoni sa trashë është sajuar përralla në vazhdim! Ardian Hoxha përmend një njeri që ka vdekur, Pjetër Arbnorin. Remzi Hoxha informon, ose më saktë dezinformon Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Pjetër Arbnori se ka qenë dëshmitar i takimit Gazidede­Arkan në një restorant në Shkodër. Dhe kjo në kohën që ne përgatitemi për luftë, i thotë Remzi Hoxha Arbnorit. Domethënë Remzi Hoxha, në 1995, ishte duke përgatitur një luftë në Kosovë, nga territori i Shqipërisë, që në atë kohë ishte terrorizëm antishqiptar, sepse Shqipëria kishte detyrime të ruante stabilitetin në regjion në kohën e përgatitjes dhe mbajtjes së Konferencës së Daytonit. Dudushi e pyeti: “Cila ka qenë përgjigjia që Arbnori i ka dhënë pas informacionit që mori?” Djali i terroristit u përgjegj, duke thënë për Arbnorin: “Ai nuk kishte informacion dhe ai normal se është paraqitë në zyrat e Berishës, do të thotë të SHIK­ut, ta vërteton sa është e vërtetë ajo. Kush ju tregoi? Remzi Hoxha. Aha, e kemi ne edhe një përcjellje që na paska ba Remzi Hoxha.” Sipas Ardian Hoxhës, Arbnori pyeti për informatën në SHIK, domethënë pyet Gazideden. Domethënë, Arbnori praktikisht e ka spiunuar Remzi Hoxhën te Gazidedja, thotë djali i terroristit. Ardian Hoxha tha: “Sali Berisha kishte edhe shumë bashkëpunime të tjera me Serbinë, dhe mbas shumë viteve u vërtetu edhe për naftën që ia shiti.” Sali Berisha kur ishte President, ka pasur njëqind gabime dhe faje, por nuk është një prej tyre që theu embargon me lejen e amerikanëve për të furnizuar me naftë Malin e Zi ku në pushtet ishte një udhëheqje proamerikane që punonte për ta pavarësuar republikën e vogël nga Serbia.
Milosheviçi donte ta rrëzonte këtë udhëheqje të padëshirueshme malazeze duke përdorur armën e naftës, por nuk ia arriti dot. Nëse Shqipëria do ta kishte shkelur embargon përtej masës që ia kishin toleruar amerikanët për arsye gjeopolitike, Berisha me siguri që do të ishte ndëshkuar nga NATO që mbikqyrte respektimin e embargos. Por djalit të udbashit Remzi Hoxha, si të gjithë udbashëve u vjen keq që u pavarësua Mali i Zi. Me ato që thanë në Top Show, Ardian Hoxha dhe Nexhmedin Hoxha veç sa dëshmuan se familja e tyre vazhdon të jetë celulë udbasho­terroriste, sipas traditës së saj. Ekspres.al
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi