Blendi Fevziu: Unë jam sot në Teheran!
Faqja 1 e 1
Blendi Fevziu: Unë jam sot në Teheran!
Unë jam sot në Teheran!
Nga Blendi Fevziu
Telefonat celularë janë fikur! Sinjali i tyre nuk ekziston më në Teheran. Televizionet e huaja janë bllokuar; korrespondentëve u është dërguar një faks, ku njoftohet se kronikat mund të transmetohen vetëm nga një pikë dhe kjo e kontrolluar nga Ministria e Kulturës! Centrali i telefonisë fikse në Teheran është mbyllur dhe të vetmet numra, që funksionojnë janë ata zyrtarë; Antenat e internetit u fikën dhe dritarja e vetme që e lidh me botën mbetet sot Radioja! Kjo është tabloja që ka prodhuar sot e dy javë rizgjedhja e Ahmedinexhadit. Por nuk është e gjitha. Teherani është i gjithi në flakë dhe qindra-mijëra, për të mos thënë miliona vetë protestojnë çdo ditë në mbrojtje të votës së lirë. Protestojnë kundër një rezultati të trukuar, kundër dhunës së një Presidenti bandit, kundër izolimit dhe krijimit të një Irani, që nga një vend normal po shndërrohet në një gogol ndërkombëtar me teoritë e tij absurde dhe provokuese.
Disa dhjetëra vetë rezultojnë të vrarë, shumë të tjerë të plagosur. Për fatin e keq, përmasat reale të saj do t’i mësojmë shumë më vonë, atëherë kur perdja e izolimit të ketë rënë, censura të jetë hequr dhe bota të ketë mundësinë të shohë dhe të hetojë siç duhet atë që po ndodh sot.
Ajo që dua të them me këtë shkrim nuk është arratisja në një realitet tjetër, tejet interesant për botën, por indiferent për Shqipërinë; as përsëritja e komenteve të pothuaj gjithë gazetave të botës. Ajo që dua të them me këto pak radhë është thyerja e heshtjes indiferente dhe solidariteti me ata miliona të rinj, që po luftojnë çdo ditë në rrugët e Teheranit! Dua të jem me ta për një arsye të thjeshtë. Ata po luftojnë një diktaturë dhe çdo betejë me diktaturat është beteja ime! Ata po luftojnë një president kriminel, provokues, arrogant, ashtu siç do të bënte secili nga ne për të pasur një shoqëri dhe botë tjetër. Ata po luftojnë sot, ashtu siç shqiptarët luftuan 19 vjet më parë. Ne që kemi lindur dhe jemi rritur në një diktaturë, më shumë se të tjerë e dimë vlerën e kësaj lufte. E dimë se sa e dhimbshme është të jesh në kurthin e një personi apo një grupi personash që me filozofinë e tyre të mbrapshtë, me manipulim apo dhunë, mbajnë peng një vend. Pengojnë zhvillimin dhe i heqin të drejtën kujtdo, ta ndërtojë ashtu si do dhe si beson jetën e tij.
5 vjet më parë qëllova të isha në një drekë me Ambasadorin iranian në Tiranë. Filloi të më fliste për luftën në Irak dhe sytë e tij qenë fare të qetë kur shqiptoi frazën:
- Rrugët e Bagdadit do vaditen me gjakun e amerikanëve!
Vetëm një regjim kriminal mund të ketë një filozofi dhe lehtësi të tillë për të përmendur vrasjen. U ndjeva i tmerruar duke kujtuar se bashkë me të rinjtë amerikanë atje ndodheshin edhe disa dhjetëra ushtarë shqiptarë, djem të rinj, që më kishin pritur me aq entuziazëm dhe dashuri gjatë një vizite në Mosul pak muaj më parë.
Ndaj atëherë dhe sot, i përsëris gjithnjë frazën: Të parët që do të japin jetën për një shoqëri më të mirë do të jenë vetë iranianët. Sepse një popull mund ta nënshtrosh për ca kohë; mund ta qërosh po ashtu, por nuk mund ta nënshtrosh kurrë plotësisht.
Eshtë e trishtë mungesa e qëndrimit të fortë dhe abstenca e Presidentit amerikan Obama, Kryeministrit britanik apo Presidentit francez.
Miliona vetë po ndeshen në Teheran çdo ditë dhe ata nuk duhet të ndihen të vetëm. Ata janë sot aleatët e botës së civilizuar, janë aleatë në luftën kundër të keqes dhe bota nuk mund të heshtë.
Nuk duhet të heshtim as ne, që kemi vuajtur aq shumë; kemi humbur aq vite dhe kemi qenë një shoqëri aq absurde dikur.
Ndaj, pak rëndësi ka nëse shkon a jo ky mesazh, unë jam sot një prej tyre. Një prej atyre miliona të rinjve, që duke sfiduar frikën e vdekjes dhe duke vendosur jetën peng, po luftojnë për një Iran dhe një botë më të mirë nesër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Blendi Fevziu: Turizmi, pasuria e vetme!
» Blendi Fevziu: BE, Shqipëria dhe statusi i kandidatit!
» Blendi Fevziu: Histori e sajuar…
» Blendi Fevziu: Politika, më e emancipuara
» Blendi Fevziu: Aplikimi në BE dhe keqkuptimet e ambasadorëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi