Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U botua libri i 10 i Rexhep Shahut me titull Kjo verë mërzie. Ja poezia e pare e ketij libri poetik : njerëz pa dhëmbë

Shko poshtë

U botua libri i 10 i Rexhep Shahut me titull Kjo verë mërzie. Ja poezia e pare e ketij libri poetik :  njerëz pa dhëmbë Empty U botua libri i 10 i Rexhep Shahut me titull Kjo verë mërzie. Ja poezia e pare e ketij libri poetik : njerëz pa dhëmbë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 09, 2015 10:00 pm

U botua libri i 10 i Rexhep Shahut me titull Kjo verë mërzie. Ja poezia e pare e ketij libri poetik :  njerëz pa dhëmbë 12208812_1710475935866527_8865088037523106378_n

U botua libri i 10 i Rexhep Shahut me titull Kjo verë mërzie. Ja poezia e pare e ketij libri poetik :  njerëz pa dhëmbë

njerëz pa dhëmbë
           
Këtu kemi mbetë ne njerëzit pa dhëmbë, zemra ime
Dhëmbërënë me duda të vrame
As kore buke nuk mundemi të hamë.
 
Hamë qull dhe përshesh qeverie me mbetë gjallë.
Ata që hanë hekur me dhëmbë kanë vdekë ose kanë ikë
Larg atdheut, marrë peng prej hajnave që zgrapin lekë e dashnore.
 
Në bulevard lëvizin hije frike me kryet në tokë e bythë përpjetë
Me rrathë xunkthi në qafë bien në gjunjë para qeverisë.
 
Këtu kemi mbetë ne dhëmbërënët. Zoti ynë i rremë
Na thotë jeni të lumtur e të lirë, ne themi po, jemi
Me flatra gomari fluturojmë në qiell.
 
Çdo burrë e grua si pemë frike lëkundet në erë
Hije të shëmtuara që i tremb stuhia.
 
Në qiellin tonë, zemër, nuk ka shqiponja që shkojnë mbi re
E si rrufe të zbresin nga qielli, t’ia marrin ujkut prenë në gojë
Jo ! Shqipja sot ha miza toke. Edhe hardhucat ka frikë t’i hajë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi