Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - VAJI I KIMETE BERISHES. PËR LOTIN E LABIT

Shko poshtë

AGIM GASHI - VAJI I KIMETE BERISHES. PËR LOTIN E LABIT Empty AGIM GASHI - VAJI I KIMETE BERISHES. PËR LOTIN E LABIT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 14, 2015 2:27 pm

AGIM GASHI


VAJI I KIMETE BERISHES. PËR LOTIN E LABIT
 
Reagim ndaj komenteve në shkrimin “Një lot për Labbin”!
 
AGIM GASHI - VAJI I KIMETE BERISHES. PËR LOTIN E LABIT 903600_506582636046315_1487732863_o



E njoh Kimete Berishen. Më së shumti e kam njohur përmes shkrimeve, por këtë vit e takova edhe te Shtatorja e Ismail Qemali, dhe unë si fans i saj për shkrimet e saja, pasi e përshëndeta, i propozova ta marrim një foto. Më kundershtoi në një mënyrë që se prisja. Ishte një zhgenjim por që nuk  dashta ta marr afer zemres, sepse më tha: Nuk fotografohem me askend. I besova dhe nuk u hidhërova, por mbajta respektin e mëoarsshëm.
Por, kësaj radhe Kimetja paska ra në provimin e saj. Jo që më tha mua të kem turp, as që vajtoi për lotin e Labit, por që u mashtua e i besoi një xhihadisti si ishte Jetmir Krasnqi, të cilit hoxhollaret e  paguar nga Serbia ia fshinë trurin, dhe tani është në gjendje që bashkë me terroristet e Frances të bën masakra në atdheun e tij,  e ku prej e këtyre sulmeve terroriste mundet aty me qëllu edhe „muslimanja e devotsshme“ Kimete Berisha.

I lexova disa komente tek shkrimi i kimetes në FB, dhe më erdhi interesante se si përgjigje nga Kimetja kishin vetëm shkrimet e lavdit ndaj Kkimetes dhe shkrimit, por jo edhe te ata që e kritikonin Labin apo Hashim Thaqin.
Sa lotin e kam qit unë për këtë atdhe, kur mu burgoste nëna, babai, unë me vite të tëra, motrat e vllëzërit, kur hyninj policet dhe na rrahnin me radhë e grat hudhnin bebet e tyre me rrezik vdekjeje nga shqelmat e policissë serbe, kur policia serbe ma vrau djalin tim 17 vjeçar e ku vorrin akoma nuki ja di, e sa e sa vaje tjera të çdo ditshme, duke e puthur çdo mengjes harten e arbërisë, me mallin e pashuar të atdheut, dhe Kimete Berishes as që i hanger palla për sakrificat e tjerëve ose edhe sakrificen time, por qau për lotin e Labit dhe përkrahjen e xhihadistëve që i bënë Labit sepse ai këndon Ilahi...
Unë sot, moj Kimete vuaj për kafshaten e gojes, çdo gjë që kisha ia fala atdheut, dhe për shkrimet e mia dhe këngët e mia, ky atdhe u bë ndjeksi im më i tmerrshëm se shkau. Me polici të huaj duhej që nga aeroporti të shkoj në shtëpinë time. Shtëpia ime e djegur nuk mu kompenzue kurr, ndrsa ato pak para për vjetet e burgut tim, nuk munda me i marr akoma sepse nuk mundem me ardhë në rend prej ministrave e deputetëve dhe prej të njohurve të tyre, edhe pse jam 100% invalid. Invalid, për njohurinë tënde, më bëren rrahjet e udbashëve shqiptar. Nga serbet që më  rrahen ishin vetëm dy, dhe ata kishin uniforma, por më i rëndë mu dukte shufra e hekurit dhe e gomes nga shqiptaret, rrahjet pas shpine, maltretimet psikike, familjare e fizike. Ti kurr një lot se lshove e as palla stë hanger për mua që u sakrifikova për atdhe, por re në kurthen e një xhihadisti, i besove dhe ma turprove emrin, ndersa unë të dhurova me vite të tëra komplimente, lavde dhe ti publikova me qindra shkrime në Akllapi.net.

Ja lexoje edhe vetë se si u shprehe ti pas kurethit nga ky far Jetkeqi i Krasniqes, për të cilin ska Zot por vetëm Allah, ashtu sikurse Labi që e ka shkruar në gurin e shtëpisë milonshe, emrin Allah e jo Zot:
 
AGIM GASHI - VAJI I KIMETE BERISHES. PËR LOTIN E LABIT 1957977_1463564790539867_1914868724_n
Pas këti çuni që ende si ka dal leshi i ftyres, ti ke ra viktimë e më turprove mua. Ky rren se kurr asnjë shkrim tëndin a as shkrime shqip s`ka lexuar.Ky lexon libra vehabiste

Jetmir Krasniqi
lt qe i ke shkru krejta me vend jan . E kqyri qdo postim tanin edhe met vertet je shum e rrespektuar nga une smile emoticon
Labi eshte nje kengetar i mir Human i mir por pse jo edhe mund te jet nje Politikan i mir ..
Ai qe i qoj Pluhur Kengtarit Labi eshte Agim Gashi eshte nje shkrimtar i njohur per popullin e Kosoves . Aj perloti popullin shqiptar ne nje emision tek Besim Dina ne Oxygen .. Por aj nuk eshte asgje tjeter sa nje plak i lodhur dhe i cili e urren fejen islame dhe urren Politikanet e nga aj ska asgje veq se fjal e kopall njejt si Gazeta Expres .. E kisha Lut Labin qe fjalet e hallkut nuk nalen asnjher edhe me pas mundsi e kisha falenderu me zemer per gjanat Humane qe i ka ba .. Besom qe kur e shoh ne Video mduket qe po ban diqka shum tmadhe .
 
O Lab Allahu ta japt hakun se nga ne njerzt veq fjal ki .. Respekt per ty e nderuar smile emoticon
Më pëlqen · Përgjigju · 3 · Nëntorë 11 në orën 8:31.MD
 
 
Kimete Berisha
Kimete Berisha Jetmir Krasniqi, jam shume e lumtur qe ti komenton ne blogun tim, per shkak se je i ri dhe e pashe se jeni student. Faleminderit shume qe ma spjegove situaten, se nuk e dija kush e nisi i pari. E paska nisur Agim Gashi? Turp. Per cfare arsye? Per fe? Ani cka qe Labi eshte mysliman! Pse mos me qene mysliman! Nuk po kuptoj!...Turp per ata qe i lendojne njerezit dhe i mohojne, i paragjykojne per fe..Respekt edhe per ty Jetmir!
 
Ti re në kurthen më idiotike besove se unë e nisa i pari!!!
Po si e nisa unë i pari kur mija e mija shqiptar shkruajten keq për Labin, gazetar e kritik muzike, për këngët e tija të vjedhura nga serbishtja, greqishtja, turqishtja e tani ka filluar nga arabishta, madje duke kënduar e duke i shashtrisur me Ilahi edhe të vdekurit në varre. A po e shef se kush e ka përkrah Labain? Të gjithë ata që kanë mjekrra ishin me Labin dhe të gjithë kerkuan koken time, sa u desht me i fshi shkrimet, sepse sulmet ishin aq të organizuara dhe të koordinuara nga tri qendra xhihadiste: Tiranë, Prishtinë dher Shkup.

Ti nuk reagove kur xhihadistet ma shanin djalin e vrarë por edhe vajzen e vdekur. Ja lexoje e dashur Kimete:

09.11.15
Herolind Iseni
o Lajmro Ku Te Duash Att Qik Qe Tka Vdek Ta Qifsha
Gjall e Dekmit Ti Qifsha
 
A po të vjen mirë?

Unë sdi çka të ka gjetë që ke rënë kështu në kthetrat e xhihadistëve? Më shkoi mendja që mos je paguar edhe ti nga këto grupe. Mbrëmë të ëndrrova se pas këtij shkrimi dhe vajtimit për Labin, kenkëshe mbulu me shami, dhe se ishe punsue si spikere në Al Jazira. Mos qoftë ashtu kurrë, sepse më dhimbsesh si njeri, si gazetare e si analiste e mirë që je.
Ky shkrim nuk ka qëllim me të ofendu por me ta tregue të vërteten. E vërterta u pa edhe mbrëmë në diskotekat e Parisit!

 
 
14.11.15
Klinikë Aa.




A është kjo këngë e Labit turqisht apo shqip?




Këtu këndon Ilahi:Ethet shti ua ka të vdekurve!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI - VAJI I KIMETE BERISHES. PËR LOTIN E LABIT Empty Një lot për Labin!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 15, 2015 12:46 pm

Ja edhe shkrimi i Berishkes:


Një lot për Labin!


E pashë një video të këngëtarit Labinot Tahiri me anë të së cilës i ishte drejtuar shqiptarëve dhe më erdhi shumë keq që e pashë aq të pikëlluar, aq të mërzitur, në atë gjendje të rëndë depresioni.
Labi ish i mërzitur jashtëzakonisht shumë, sepse shqiptarët nuk ia dinë, nuk i janë mirënjohës, shqiptarët janë bukëpërmbysës, e paragjykojnë, e etiketojnë, i ngjesin fjalë dhe e mohojnë. 
E quajnë turk, arab, e quajnë tradhtar e spiun.

U ka ndihmuar të varfërve, u ka ndihmuar shokëve, por shokët nuk ia dinë. Shokët që dje i ka ndihmuar, sot nuk i flasin, ia kanë kthyer shpinën.
Të tjerët tutën se ai nesër do të merret me politikë dhe bëjnë fushatë kundër tij, e përhapin rrenën për të s'e si ai bën vepra humane për t'i "mashtruar" "të varfërit".
Më erdh keq, shumë shumë keq, që Labi nuk e di se shqiptarët akoma nuk kanë bërë valorizim të asgjësë, dhe te shqiptarët të njejtin status e kanë si tradhtarët, si spiujt. Për shembull, për Gjakovën "hero" është Fadil Hoxha, e për Drenicën Fadil Hoxha është kriminel i madh që e tradhtoi Shaban Polluzhën.
Te shqiptarët, si heroi, si tradhtari janë njësoj. Absolutisht. Tradhtarët merren si njerëz të mençur "klikerasha" që i kanë mbijetuar vdekjes, e heronjtë merren si njerëz "naiv" që s'kanë ditur ta ruajnë jetën e tyre, siç kanë ditur tradhtarët.
Labi qan me lot derisa flet, dhe m'u duk si ai budisti i ri, të cilin babai e mbajti të mbyllur, që sytë e tij të mos shohin asgjë të keqe në jetë. Por, kur një ditë i vdiq babai dhe mbeti vetëm në rrugë, budisti i ri e pa vdekjen-nuk e njohu; e pa sëmundjen-nuk e njohu, e pa dëshpërimin- nuk e njohu.
Ata njerëzit që u ndihmon Labi, janë të varfër materialisht, ama, është varfëri e madhe shpirtërore të kesh nevojë për mirënjohje, të kesh nevojë të ta dinë njerëzit dhe të ta pranojnë. Është papjekuri e madhe të vuash për dashurinë e njerëzve të mundur.
I lirë shpirtërisht bëhesh vetëm atëherë kur nuk ke nevojë për miratimin dhe mirënjohjen e njerëzve. 
Kur vjetrohesh, kur pjekesh, dhe kur e njeh njeriun, atëherë për ty është njësoj, sikur kur të shajnë, sikur kur të lavdojnë.

Shqiptarët janë dyshues, dhe mosmirënjohës. Nëse të shohin që po u ndihmon të varfërve -ta përkthejnë si përpjekje për të blerë varfanjakë.
Shqiptarët janë mendjemëdhenj dhe krenar. Shqiptarët nuk kanë idhuj, nuk kanë idole, "VIP-at" ecin rrugëve të Prishtinës, nuk e kthen kokën kush prej tyre. 
Me sytë e mi e kam parë Kadarenë duke shetitur nëpër diell sheshit "Nëna Terezë", dhe duke mos e kthyer kush kokën kah ai.

Shqiptarët kanë vetëbesim të madh. Nuk ta pranojnë vlerën, ose ta pranojnë me vonesë, atëherë kur ti plakesh, sëmuresh, ose je para vdekjes, e s'të duhet më gjë mirënjohja e tyre. Mirënjohja shqiptare gjithmonë vjen me vonesë.
Me shqiptarët i ndreq punët vetëm atëherë kur nuk ta "ndien" më për ta.
P.S. Por, megjithatë, gjithmonë gjendet ndonjë njeri i mirë. Një njeri të mirë, papritur e kam takuar para tri javësh. Binte shi i rrëmbyer, po ngjitesha përpjetëzes në Veternik dhe më dukej sikur një tym i dendur dilte nga pjesa e përparme e veturës sime. I thashë motrës sime, sigurisht është avull nga shiu dhe vazhdova rrugën. 
Veturat ecnin ngadalë, kolonë e pafund. Isha duke folur për pashpirtësinë dhe duke i thënë motrës sime, "nuk ka njerëz të mirë. Malli më ka marrë ta takoj një njeri të mirë, një njeri që e ka zemrën e mirë". 
Dhe, bash në këto fjalë, një veturë krah meje ma bëri me shenjë, që të ndalem. E dëgjova kur tha, tym po të del nga vetura.
U ndala.

Më tha, vazhdo eja pas meje deri te pika e parë e karburanteve, ta shikojmë se rrezik, mos është nxeh temperatura e veturës. 
Nuk ish larg, 2 kilometra pika e karburantit. 
Djaloshi doli nga vetura, e kontrolloi veturën, e kontrolloi temperaturën, kapakun e vajit, e preku me duar motorin, dhe tha, me siguri nga shiu dilte avull, sepse çdo gjë tjetër më duket në rregull.

Duke e falenderuar dhe duke u pershëndetur me të, u prezantua, tha se ishte njëri nga vëllezërit Mziu, klarinetisti, më duket.
Nuk i tregova se isha duke thënë "s'ka njerëz të mirë", para se të paraqitet në shi, në terr dhe në rrëmujë, një njeri i mirë.
E urova pasi u largova nga ai. Nuk më dëgjoi kur i thashë "Zoti të ruajt, e të bekoftë".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi