Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto)

Shko poshtë

Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto) Empty Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2015 3:12 pm

Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto)


Nga Mimoza Lakna

Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto) Largea_foto-m1-11447670340


Një nga tre vëllezërit e përfshirë në masakrën që ndodhi në zemër të Parisit, është ende në arrati, pasi Policia e liroi atë. Ky ishte një gabim i pabesueshëm, në mesin e shumë gabimeve të tjera, që ndodhën para dhe pas sulmit.
Francezi Salah Abdeslam, 26 vjeçar, i cili jetonte në periferi të Brukselit, që konsiderohet si kryeqytet i “xhihadit”, të Evropës, tani është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia kufitare në kufi me Blegjikën, e kishte ndaluar disa orë pas sulmit, por në mënyrë të pabesueshme e kishte liruar.
Njëri nga vëllezërit e tij, Ibrahim Abdeslam, 31 vjeç, ishte një nga shtatë terroristët që vdiqën të premten në mbrëmje, duke hedhur veten në erë, në një sulm vetvrasës, para kafenes COMPTOIR Voltaire.
Ai kishte marr një veturë të zezë të tipit Seat, e cila është gjetur dje në Paris, e mbushur me municion dhe AK-47.
Vëllai i tretë Muhamedi Abdeslam, gjendet në paraburgim në Belgjikë, pasi u arrestua në Bruksel, ku qelizat e terrorit të ISIS-it, mund të jenë takuar, para se vendi të bastiset dhe të gjenden armët automatike dhe xhaketat vetëvrasëse, raporton Mail online, përcjellë "Bota sot".

Policia Franceze, ka deklaruar se terroristi Omar Ismael Mostefai, 29 vjeçar, nga nga Courcouronnes, i Parisit, ishte një nga sulmuesit vetëvrasës në Bataclan, ku humbën jetën 89 persona.
Belgu, Bilal Hadfi, 20 vjeç, kishte kaluar kohë duke luftuar për ISIS-in në Siri, para se të kthehej në Evropë, ku shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës me ç`rast humbën jetën 3 persona.
Njërit prej të dyshuarve për ngjarjen në Bataclan, ju gjet një pasaportë siriane, që mbante emrin Ahmed Almuhamed, i cili udhëtoi në Francë si refugjat nëpërmjet Greqisë. Kështu është konfirmuar nga bileta e tij e tragetit, e cila mbanë emrin Mohamed Almuhamed.
Ndërsa, këtë mëngjes, mediet franceze, bëjnë të ditur se i dyshuar me emrin “Samy”, që besohet se bën pjesë në grupin e katër sulmuesve, në sallën e koncerteve Bataclan, është identifikuar pas një bastisjeje nëpër banesa në periferi Bobigny të Parisit./BS


Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto) Parisat1


Policia franceze mori në pyetje Salah Abdeslam , kur po afrohej kufirin belg të shtunën në mëngjes në një makinë me dy burra të tjerë . Hetuesit në Paris e dinte në atë fazë Abdeslam kishte marrë me qira një VW Polo gjenden të braktisura pranë skenës së masakrës koncert.


Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto) Parisat9
Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto) Parisat2


I dyshuari belg Bilal Hadfi , 20 vjeç, para se të kthehej në Evropë kishte luftuar në ISIS në Siri. Ai shpërtheu jelekun e tij vetëvrasës në Stade De France bashkë me sulmuesin francez Omar Mostefai, i cili vrau veten pas sulmit në koncert në sallën Bataclan.


Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto) Parisat3
Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto) Parisat4
Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto) Parisat5
Gabimi i pafalshëm i policisë Franceze në lidhje me sulmuesit (Foto) Parisat6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi