Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Shemsiu

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Shemsiu Empty Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Shemsiu

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 24, 2009 9:45 pm

Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Shemsiu U1_MexhidYvejsiHAFIZ YMER SHEMSIU (1895-1945)

Hafiz Ymer Shemsiu ishte hoxhë, mësues, atdhetar, pedagog, poet, shkrimtar, rapsod, këngëtar, valltar…

”Kur na erdh e para Sërbi
Q’na ngushton ket t’zezë Shqipni
Ka tridhet n’patare ka shti
Ka tridhet po shtje n’patare
Don shqiptarët mej qit fare”
- Hafiz Ymer Shemsiu

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Hafiz Ymer Shemsiu lindi në Prishtinë në vitin 1895, në Mahallën e Muhaxhirëve.
Muhaxhirë ishin të parët e tij, gjyshi Mustafë Sylejmani, me vëllezërit : Ibrahimin, Ismailin dhe Osmanin, të cilën erdhën në Kosovë nga Prokuplja.
Mësimet fillestare i ndoqi në Prishtinë, ndërsa medresenë e vazhdoi në Prishtinë dhe Shkup.
Veprimtarinë arsimore-pedagogjike e filloi në mejtepin e Ferizajit, pranë dajës, Haxhi Pllanës, ku do të mbajë mësime, ndërsa vetë përgatitej për hafiz.
Kur u përgatit për hafiz, pra, kur e mësoi Kur’anin
e shenjtë përmendësh, atëherë, titullin e nderuem Hafiz e mbrojti publikisht në Xhaminë e Boshnjakëve, para komisionit përkatës.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, (1915-1918), në kohën e Austrisë, siç thotë populli, u hapen nëpër Kosovë shkollat shqipe…
Me ndihmën e Hasan Prishtinës, në vitin 1915, Hafiz Ymer Shemsiu e hapi një shkollë shqipe, në katundit Sazli, në rrethin e Ferizajit. Ferizaji ishte zonë e pushtuar nga bullgarët, të cilët e mbyllën pa u bë muaji, kurse mësuesin, hoxhën, Hafiz Ymer Shemsiun e lidhën me zingjirë dhe e dërguan, ashtu të lidhur, në burgun e Ferizajit…
Burgu i Ferizajit nuk e dobësoi hoxhën, por e forcoi, këtë e dëshmon veprimtaria e tij në vazhdimësi, për fe e atdhe…
Hafiz Ymer Shemsiu, që nga viti 1920, ishte një veprimtar i devotshëm në Lëvizjet kryesore çlirimtare-shqiptare, nëpër Kosovë, disa prej të cilave janë edhe këto:
Komiteti për Çlirimin Kombëtar të Kosovës.
Veprimtar në Xhemiet (Bashkimi), e drejtuar nga atdhetari Ferhat Bej Draga.
Bashkëpunonte me Lëvizjen Kaçake Kombëtare.
Në Xhaminë e Talinovcit e themeloi Komitetin e Komitetit të Kosovës…
Hafiz Ymer Shemsiu, përveç veprimtarisë atdhetare- kombëtare-çlirimtare, është marrë edhe me veprimtari arsimore, pedagogjike, kulturore…
Në mejtepin e tij, Hafiz Ymeri, përveç mësimeve fetare, ua mësonte nxënësve të tij, në fshehtësi, shkrim-leximin shqip, pastaj edhe njohuri të tjera si në histori, gjeografi, matematikë, fizikë, kështu, përgatiti kuadër të aftë edhe për administratë…
Hafiz Ymer Shemsiu, përveç veprimtarisë atdhetare- çlirimtare-kombëtare, arsimore-padagogjike-kulturore, është marrë edhe me krijimtari letrare, duke shkruar ilahi, poezi, me përmbajte fetare dhe atdhetare…
Poeti i ndërgjegjës fetare e kombëtare, Hafiz Ymer Shemsiu ka shkrue shumë ilahi, poezi, të cilat janë në frymën e vargut popullor lirik dhe epiko-historik.
Në një ilahi, kushtuar Muhammedit (a.s.) që ka 48 vargje, ndër të tjera, shkruen:

“Hallall bomna ej ymmet
Nasihat se kom vasijet
Shoqi shoqin mos me dhan
Si n’idhnim qashtu n’gzim
Se n’birlik ka gjallnim…”

Në një ilahi, kushtuar Namazit, që ka 50 vargje, ndër të tjera, shkruen:

“Mos e le, fale namazin,
bile synetin, edhe farzin,
mos ta idhnojm All-llahin…”

Në poezinë e Hafiz Ymer Shemsiut, pasqyrohet në mënyrën më besnike krimet e forcave armike, krimet barbare ndaj popullsisë shqiptare:

“Kur na erdh e para Serbi
Q’na ngushton ket t’zezë Shqipni
Ka tridhet n’patare ka shti
Ka tridhet po shtje n’patare
Don shqiptarët mej qit fare…”

“Nam po bojn o n’shqiptar zi
Po presin gra po presin fmi
Edhe me zjarm poj djegun n’shpi
Fmin e foshnje ngulin n’singi…”

Hafiz Ymer Shemsiu, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte kundërshtar i forcave partizane-komuniste, ndërsa ishte përkrahës i forcave kombëtare-nacionaliste…
Kur forcat partizane-komuniste-çetnike e morrën pushtetin, atëherë, menjëherë, Hafiz Ymerin e izoluen. Në fillim të muajit maj, 1945, ashtu, në izolim, Hafiz Ymer Shemsiu, ndrroi jetë në mjerim…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi