Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Granata në oborr, ja çfarë thotë Gjykata Kushtetuese

Shko poshtë

Granata në oborr, ja çfarë thotë Gjykata Kushtetuese Empty Granata në oborr, ja çfarë thotë Gjykata Kushtetuese

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2015 6:21 pm

Granata në oborr, ja çfarë thotë Gjykata Kushtetuese
Granata në oborr, ja çfarë thotë Gjykata Kushtetuese Largea_granata-n-euml-oborr-ja-ccedil-far-euml-thot-euml-gjykata-kushtetuese_hd1447859673


Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se në oborrin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës sot është gjetur një granatë dore, e cila është mënjanuar me shpërthim të kontrolluar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, fatmirësisht pa dëme në njerëz dhe pa dëme materiale.
“Gjykata Kushtetuese dënon fuqishëm këtë akt të dhunshëm, i cili cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë sigurinë, shëndetin dhe jetën e zyrtarëve dhe gjyqtarëve të Gjykatës. Ky akt i dhunshëm që ka për qëllim frikësimin e gjyqtarëve dhe të zyrtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, paraqet sulm të drejtpërdrejtë kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
“Lehtësia me të cilin është kryer ky sulm i dhunshëm ndaj Gjykatës dëshmon brishtësinë e sundimit të ligjit dhe të sigurisë së krijuar në vend, si rezultat i tensioneve politike, të cilat e kanë bërë Gjykatën Kushtetuese shënjestër të sulmeve të tilla”.
“Përkundër këtij sulmi të dhunshëm, Gjykata Kushtetuese mbetet e palëkundur në misionin e saj për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe për respektimin e të drejtave dhe të lirive të secilit qytetar në Republikën e Kosovës”.
“Gjykata Kushtetuese falënderon pjesëtarët e organeve të rendit për profesionalizmin e treguar në menaxhimin e situatës dhe njëherazi u bën thirrje organeve të drejtësisë që të zbulojnë dhe të mbajnë përgjegjës para ligjit kryerësit e drejtpërdrejtë dhe shtytësit e kësaj vepre të rëndë penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi