Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dastid Pallaska tregon 15 mënyrat si të zhbëhet shteti

Shko poshtë

Dastid Pallaska tregon 15 mënyrat si të zhbëhet shteti Empty Dastid Pallaska tregon 15 mënyrat si të zhbëhet shteti

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2015 11:49 pm

Dastid Pallaska tregon 15 mënyrat si të zhbëhet shteti


Dastid Pallaska tregon 15 mënyrat si të zhbëhet shteti Largea_dastid-pallaska-637x4241447879296


Analisti Dastid Pallaska ka paraqitur 15 hapat se si të zhbëhet shteti.


Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë:



Këto 16 vite jemi dëshmitarë të hartimit në praktikë të doracakut “Si të zhbësh shtetin në 15 hapa!”


1. Fitoje lirinë dhe shtetin si dhuratë e botës së qytetëruar perëndimore në shenjë shpagimi për vuajtjet e popullatës civile.
2. Prezantoje dhuratën si arritje personale dhe kapitalizo këtë arritje me pasurim të kundërligjshëm dhe të vrazhdë personal.
3. Besoja bashkësisë ndërkombëtare kryerjen e funksioneve kryesore dhe më të vështira shtetërore, si mbrojtja, siguria dhe drejtësia.
4. Përqendrohu ekskluzivisht në kontrollimin dhe “menaxhimin” e pjesëve fitimprurëse të pushtetit, si prokurimi publik si dhe punësimi i militantëve dhe familjarëve në degët e pushtetit.
5. Dobësoj institucionet e drejtësisë në mënyrë që të mos kenë kapacitet për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe kompensoj këto institucione shtetërore me komandantë, militantë politik dhe familjar.
6. Shkatërroje ekonominë me krijim të oligarkëve dhe mbuloj pasojat me hapje të shfrenuar të “universiteteve”, përkatësisht zyrave të vendit për shtypje të letrave pa vlerë.
7. Në pamundësi për zgjidhjen e problemeve të vogla, krijo probleme të mëdha si ekstremizmi politik dhe fetar dhe balancoj këto zhvillime me stimulim të amoralitetit të skajshëm në emër të modernizimit.
8. Ushqe dhe sponsorizo ekstremizmin politik dhe fetar për të mbajtur vetën si partner i bashkësisë ndërkombëtare dhe për të arsyetuar përdorimin e dhunës si zgjidhje përfundimtare dhe e thjesht e të gjitha problemeve në vend.
9. Krijo opozitë të diversifikuar që përbëhet nga: ish bashkëpunëtor në krim, kriminelë të penduar, ish funksionarë të dështuar, ekstremistë politikë, ekstremistë fetar, dhe të gjithë ata që mund të arsyetojnë veprimet e tyre kriminale me një slogan popullist dhe revolucionar.
10. Qëndro në pushtet me çdo kusht për të parandaluar ballafaqimin me drejtësinë ndërkombëtare dhe persekutimin nga kundërshtarët politikë.
11. Në mungesë të legjitimitetit politik dhe moral, nënshtroju dhunës së opozitës, ekstremistëve politik dhe fetar të cilët kanë dal jashtë kontrollit.
12. Reago vonë dhe në mënyrë të pavendosur kundër dhunës.
13. Abdiko nga pushteti dhe arratisu në ndonjë vend lindor që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Bashkimin Evropian dhe/apo Shtetet e Bashkuara.
14. Lë si trashëgimtarë në pushtet opozitën apo ekstremistët politik dhe fetar që i ke prodhuar vetë.
15. Shikoje vetë-shkatërrimin e shtetit në CNN dhe shpenzo plaçkën e pushtetit sa më shpejt që është e mundur -- mundësisht para se të përfundosh në burg.
Ashtu siç mund të shihet nga ky “doracak,” sot pozita dhe opozita janë bashkuar në një qëllim të përbashkët, për të zhbërë shtetin që na u dhurua më 17 shkurt 2008.
Duke e ditur që ju ka ardhur fundi, ata mundohen t’i japin fund edhe Republikës tonë.
Refuzimi i qytetarëve për tu instrumentalizuar nga kjo klasë politike tregon se Republika jo vetëm që do të mbijetojë këta dështakë por edhe do t’i harrojë ata!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi