Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mediat gjermane flasin për “protestë shokuese” të refugjatëve në Maqedoni (Foto +16)

Shko poshtë

Mediat gjermane flasin për “protestë shokuese” të refugjatëve në Maqedoni (Foto +16) Empty Mediat gjermane flasin për “protestë shokuese” të refugjatëve në Maqedoni (Foto +16)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2015 6:54 pm

Mediat gjermane flasin për “protestë shokuese” të refugjatëve në Maqedoni (Foto +16)


Mediat gjermane flasin për “protestë shokuese” të refugjatëve në Maqedoni (Foto +16) Largea_3-w-985-c-0-bild1448293750
Qepje e gojes se refugjateve ne Gjevgjeli, Maqedoni, Bild.de


Katër ditë me radhë shteti i vogël i Ballkanit, Maqedonia, kërkon të përmbajë fluksin e refugjatëve që vijnë nga Greqia. Ata të cilët nuk vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani, të cilat janë zhytyr në luftëra civile, nuk mund të pranohen të kalojnë tranzit përmes Maqedonisë ose të marrin lejen 72 orëshe të qëndrimit.


Prej tani shikohet se bllokimi i kufirit për disa refugjatë ka sjellë pasoja të rënda


Personat nga Pakistani, Irani, Sudani, Kongo, Maroko ose Bangladeshi kanë rezistuar disa herë ndaj policisë për të mos u larguar nga kufiri: Ata duan të shkojnë në Gjermani, por e pamundur.


Sëpaku pesë prej tyre kanë qepur buzët përpara foto reporterëve për të treguar se nuk duan dhunë, por thjesht të largohen për Gjermani, pasi kthimi në vendlindje është “vdekje për ta”. Qepja e buzëve tregon edhe nisjen grevës së urisë nga ata, derisa kjo gjendje nuk do rregullohet.
Disa kanë hedhur edhe parulla të fuqishme “na qëlloni ose na shpëtoni” duke u zhveshur në të ftohtë.


Mediat gjermane flasin për “protestë shokuese” të refugjatëve në Maqedoni (Foto +16) Gjurica1

Ngjarja tregohet e rëndë pasi policia nuk ka bërë me dije tërheqjen e saj, ndërsa shumë refugjatë nuk kanë ndërmend të kthehen 3000-5000 kilometra pas në vendlindje. Mes të ftohtit dhe pa pasur vend fletjeje, ata qëndrojnë në zonën neutrale mes Greqisë dhe Maqedonisë. Sesi do shkojë gjendja në vazhdim nuk dihet, por nuk ka sinjale pozitive, për tu rregulluar.


Mediat gjermane flasin për “protestë shokuese” të refugjatëve në Maqedoni (Foto +16) Gjurica2
Mediat gjermane flasin për “protestë shokuese” të refugjatëve në Maqedoni (Foto +16) Gjurica3

Në Maqedoni vetëm sot janë regjistruar 5979 refugjatë, ndërsa numri i tyre prej 19 Qershorit 2015 ka arritur mbi 220.000. Pas sulmeve barbare në Paris, autoritetet maqedonase dhe serbe bllokuan të gjithë refugjatët që vijnë për shkaqe ekonomike ose nga zona ku nuk ka luftë.


/Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi