Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - N´ANDERR T´PASH IBRAHIM RUGOVA

Shko poshtë

 AGIM GASHI - N´ANDERR T´PASH IBRAHIM RUGOVA Empty AGIM GASHI - N´ANDERR T´PASH IBRAHIM RUGOVA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 29, 2015 5:06 pm

 AGIM GASHI - N´ANDERR T´PASH IBRAHIM RUGOVA 12311251_10153296017789077_7457856792527882741_n



AGIM GASHI

N´ANDERR T´PASH IBRAHIM RUGOVA


Dje të pash në anderr 
Ty o Ibrahim Rugova
Dridheshe në varr 
Sa t´dhimbet Kosova

Dridhjet tua s´ndalen
As n´qiell e amshim
Çka ti bënë parties 
Po të vjen trishtim

Ta vodhen putinat
Me pisat për rreth
Me vrasës e kriminelë
Për me u marr vesh

Ta shiten atdheun
Mundin posht e qojnë
Çdo gja kombtare
Sot po e poshtrojnë

Po të vinë te vorri
Në vete të shajnë
Me veprimet e tyne
Për s´dyti të vrajnë

Na e vranë atdheun
Na e nxinë jeten
O Zoti i Madh
E vrafshin vetëveten

Ndale vajin ndale
O Ibrahim Rugova
Kur dridhesh në vorr
Për Ty qan Kosova

Spo të them të ngjallesh
Se ske ku me ardhë
Çdo gja kombëtare
E shiten e vranë

Edhe unë shumë shpejt
Atje do të vi
Ma shumë se n`Kosovë 
N´vorr sot ka liri

29.11.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi