Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Opozita dhe policia para protestës (Foto)

Shko poshtë

Opozita dhe policia para protestës (Foto) Empty Opozita dhe policia para protestës (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 09, 2016 12:22 pm

Opozita dhe policia para protestës (Foto)

Opozita dhe policia para protestës (Foto) Largea_525e3f03-26bc-490e-ad9f-6d70c9bf3b6f1452331013


(E plotësuar) - Aktivistë të subjekteve opozitare kanë filluar të vendosin binen në sheshin “Skenderbe”, ku pritet të flas lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën.
Ndërkohë edhe policia e regjioneve dhe njësive të ndryshme tanimë kanë arritur nëpër stacionet policore në kryeqytet, ku po mbajnë takimin e fundit konsultues para protestës që do të fillojë në ora 14:00, te Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Edhe aktivistët e subjekteve opozitare, tanimë kanë përfunduar shumicën e organizimeve të tyre.
Opozita dhe policia para protestës (Foto) Opzozit0901
Opozita dhe policia para protestës (Foto) Opzozit09011
Opozita dhe policia para protestës (Foto) Opzozit09012
Opozita dhe policia para protestës (Foto) Opzozit09013
Opozita dhe policia para protestës (Foto) Opzozit09014
Opozita dhe policia para protestës (Foto) Opzozit09015
Opozita dhe policia para protestës (Foto) Opzozit09016
Opozita dhe policia para protestës (Foto) Opzozit09017
Sot mbahet protesta e opozitës, synim rrëzimi i Qeverisë

Sot do të mbahet protesta e paralajmëruar prej javësh nga tri partitë opozitare për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë e Malin e Zi, si dhe për të kërkuar llogaridhënie nga ata që opozita konsideron ta kenë shkelur Kushtetutën e Kosovës.

Që të tri partitë opozitare disa herë radhazi, nëpërmjet konferencave për shtyp, prononcimeve për mediet e intervistave, kanë paralajmëruar se 9 janari shënon fillimin e një serie protestash deri në rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Opozita e bashkuar e ka përsëritur vazhdimisht mungesën e legjitimitetit të koalicionit qeverisës pas vendimit të Kushtetueses në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Marshi protestues i partive opozitare nis nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi